Faulkner-i, mandarina dhe maçoku (“Burning” – film koreano-jugor me regji te Lee Chang-dong)

poshte te fusha e filmit ke nje buton cc. aty zgjidh opsionin ngarko titrat nga folderi, dicka e tille, por pasi ti kesh shkarku ne hardiskun tend titrat nga faqja qe kam vene ne gjuhen perkatese.
filmi per aq sa munda ta shoh ishte mjaft intrigues, vizualisht i bere mire, interpretimi shumeplanesh, ndonese ne pamje te pare te krijon pershtypjen formalisht te klishese se filmave indipendent, por duket se me ane te kontrasteve, filmi arrin ta tejkaloje.

1 Like

Po sa pe?? Gjysmen? Treçerekun?

arrita ta shoh te plote pothuaj. Enigma rritej ne pjesen e dyte te filmit, por pa rene ne psikologjizem te personazheve. E prisja pak shume nje fund te atille, por perseri mbetem pak i paqarte per boshlleqet e plotit, ku shof deri nje fare pike ngjashmerine me l’aventuren, se bashku me ftohtesine e peisazhit rrethues. Me blow out te perbashket e lidh misteri, stili elegant dhe raporti me imagjinaren.

Nuk di nese mund të flitet për filmin, pasi eshte i pamundur evitimi i te folurit për plotin (skenarin në kuptimin e mirefillte të intriges)…

shkarkoj une por me titra nga jashte s’marr vesh kshuqe duhet te ulesh mire, po as kohe e as terezi s’ka