Fermerët shqiptarë, këta vrasës të heshtur

1

Nga Olsjan Topalli

Shumë prej të njohurve tanë, të cilët meren me bujqësi dhe ne i quajmë fermerë, mundohen të na sjellin produkte “bio” në tavolinat tona. Kjo ka mund dhe përkushtim.

Por siç edhe e dimë frutat edhe perimet rriten në ferma ku ka shumë insekte të ndryshme të cilët i kanë pikë të dobët këto produkte që ne i konsumojmë çdo ditë.

Fermerët të cilët e dinë rrezikun që vijnë nga këto insekte, nuk mund t’ia falin mundin e tyre insekteve të shumta, ndaj edhe i spërkasin produktet me pesticide apo kimikate të ndryshme(dy apo tre herë) për ti zbrapsur insektet.

Po ashtu kimikatet apo pesticidet e përdorura parandalojnë shumë sëmundje që prekin produktet, kështu që përdorimi i këtyre të fundit është bërë i pa evitueshëm nga fermerët të cilët edhe pse me vetëdije po na vrasin në heshtje çdo ditë.

Sipas një statistike të nxjerrë nga studiues të ndryshëm në botë:

“Çdo njeri konsumon mesatarisht 4 litra pesticide në vit dhe më shumë se 400 mbetje të substancave kimike mbeten në trupin tonë. Nga ushqimet që konsumojmë çdo ditë ne arrijmë të marrim afro 3000 lloje kimikatesh. Sipas studiuesve janë ato që na mjegullojnë mendjen, na gënjejnë ndjesitë dhe shkaktojnë një sërë sëmundjesh që nga kanceri, dëmtimi i sistemit nervor, duke bërë që sistemi ynë imunitar të dobësohet. Fakt ky që është bërë publik edhe nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetsisë.

“Por efekti nuk është i menjëhershëm në trupin tonë. Ato kanë një efekt akumulues në trupin tonë. Po ta keni vënë re, shumë pak njerëz vdesin nga mosha tani. Njerëzit vdesin ose nga tumori ose nga sëmundjet kardiovaskolare” bën me dije studiuesi Italian Sebastiano Rao.

Përpara një katastrofe të tillë, gjithësecili prej nesh po mendon si mund tu shpëtojë kimikateve dhe pesticideve që po na vrasin çdo ditë.

A ka një zgjidhje për këtë ? Normalisht që ka dhe është përdorimi i produkteve organike. Edhe këto produkte spërkaten me pesticide, por të cilat janë të përbëra me produkte natyrale, pra përbërës i disa lloj bimëve, që nuk janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

Përshembull studiuesi italian pas eskperimenteve të shumta ka nxjerrë formulën e tij për të luftuar insektet tek produktet e tij. Ajo është tërësisht produkt natyrat pa kimikate e pesticide dhe nuk përbën dëm për shëndetin e mjedisin. Formula e tij është përbëres i hudhrës, specit djegës dhe vajit vegjetal.

Ashtu si Sebastiano Rao ka dhe shumë studiues të tjerë në botë të cilët kanë nxjerrë formulat e tyre organike.

Ndërkohë që ata vrasin mendjen për produkte sa më të shëndetshme. Ju fermerë të dashur na e kurseni jetën! Ndaleni atë dorë dhe kthejeni kokën pas për ne, për veten tuaj dhe mbi të gjitha për fëmijën tuaj që po e helmoni çdo ditë…!

1 Like

kot ,për sport, meqë është edhe ‘‘globali’’:star_struck: tani! pse bujku quhet fermer??
1-sepse gjyshja ka pasur dashnor anglez gjatë luftës?
2-sepse shqipja pengon ''integrimin??
3-sepse djali i bujkut ‘‘agim topalli’’ psh, quhet johan topally:grin: dhe nuk ka përshtatshmëri???
4-apo për arsyen që bythqirin e quajnë gay:rofl:

Si ta dallosh nje artikull qe eshte komplet sajese, e pabazuar ne asnje fakt shkencor:

Se ku i bazon ti keto, nje Zot e di. Jo se produktet organike nuk jane me te shendetshme, apo qe kimikatet e perdorura nuk shkaktojne deme, por keto qe jane shkruar ketu me lart duket me shume si artikull nga ato qe rendom shikon neper faqe shqiptare per “ilace” natyrale kunder cdo gjeje. Edhe meqe kisha kohe te lire sot, kontrollova kete “studiuesin” qe qenka agronom dhe s’ka shume lidhje me studimet ndaj kancerit apo ato kardiovaskulare.

Ik ulu, 6 per sot.

Po ta keni vënë re, shumë pak njerëz vdesin nga mosha tani. Njerëzit vdesin ose nga tumori ose nga sëmundjet kardiovaskolare”

sepse:

Me qelloi nje kacamill i vogel mbi nje nektarine qe po haja para disa ditesh. Sa u gezova! Nje gjallese tjeter interesohej per ushqimin per te cilin po interesohesha edhe une. “Nuk duhet te jete aq e keqe”- thashe me vehte. Ketu ku jetoj une eshte rritur shitja e frutave dhe zarzavateve biologjike, rrjedhimisht edhe jane ulur cmimet. Pak nga pak po ndryshojne gjerat.

Ne Shqiperi kam pershtypjen qe nuk eshte problem vetem mos venia ne treg e produkteve te prodhuara biologjikisht, por fakti qe asnje nuk do me te punoje token. Lidhja me token eshte demtuar dhe nuk shoh shprese se do te rritet cilesia e produkteve pa ndryshuar kultura. Te jesh bujk konsiderohet turp.

‘Bujk’ i takon mesjetes, marrdhenieve feudale

Termi “bujk” dhe termi “fermer” qendrojne midis tyre si termi “pleh organik” (kake mesjetare) me termin “pleh inorganik” (kake ngambrapamoderne) - i Modhi :smile:

1 Like

po bujq-ësia ?? edhe kjo mesjetare duket! duhet ‘‘integruar’’

‘Bujk’ ka te beje me punimin e tokes me krahe, individual, ose mjete primitive.
Nuk ka lidhje me bujqesine e mekanizuar, sic eshte kjo e kohes.

‘Bujqesia’ dhe pse rrjedh nga ‘bujk’ nuk di pse qendron paralel me ‘agriculture’ dhe s’me duket se do zevendesuar.

ky është interpretim që i bën ti (që ka brenda një dozë të madhe kompleksi). po edhe fjala '‘agri’'që përdorin ata të ‘‘fermës’’ e egër do të thotë! egërkultura! çudi sesi këta evropianët nuk e bëjnë barbikultura:zipper_mouth_face: që të tingëllojë më trendy(sipas kritereve shqiptare)

Cila eshte fjala shqipe qe duhet perdorur ne vend te “ferme”

sipermarrje bujqesore , Aquamarine.

Flm per sqarimin Pjer :slightly_smiling_face:

Leri perdredhjet e shpotitjet, jepe ti kuptimin.
Sipas internetit ‘bujk’ = ai qe punon token. Ose ai qe merret me bujqesi.
S’eshte e qarte sipas kesaj, per kete debat, se shpjegim i varfer, por dikush qe perdor makinerite per bujqesine e tij, e pasakte te thirret bujk. Lodhu e meqe je shqiptar me shume se une, germo te gjesh term tjeter.

Delta ka te drejte, nuk ka ndryshim fare mes bujkut dhe fermerit ne kete kontekst, pervec prirjes per ta “modhernizuar” gjuhen tone plake qe na felliqi me rrudhat e saj ne modherneve. Bera debat me dike qe ma kishte zevenderuar kudo ne nje shkrim fjalen “fshat” me “zona rurale”, me arsyetimin se “keshtu eshte me mire”. Sigurisht gjeja e pare qe me shkoi nder mend ishte pyetja “Po pse ‘eshte me mire’?”. Pergjigjja sic e prisja ishte: “Po ja qe eshte”. Pastaj me shkoi mendja se ai togfjaleshi i bekuar i anglishtes “rural areas” dhe i thashe vetes: “Ec me ritmin e kohes se ke mbetur prapa shoko”. Pastaj kafshova gjuhen dhe thashe: Se mos bera gabim qe thashe shok ne vend te zoteri.

nderhyrje tjeter: e kemi perdorur ‘ferme’ ne socializem dhe ndryshe nga kooperativat, fermat ishin te avancuara si mekanizim e si marrdhenie prodhimi (zakonisht shteterore).

Po, ne komunizem kishim ferma, po nuk kishim fermere, tani ne kapitalizem kemi fermere, po nuk kemi ferma. Pse i kemi fermeret vetem ne gjuhe? Sigurisht prej kesaj meselese se modhernizimit qe thashe.

e sakte

puna e modernizimit qendron vertet (diferencon bujk / fermer) por duhet te varet nga konteksti perdorimit gjithashtu, sic te ndodhi me fshat /zona rurale

Shiko se cili eshte perkufizimi i “farm”, “farmer” ne anglisht (pa lidhje fare me modernizimin) per te kuptuar qe fermeri, ashtu si zonat rurale, eshte futur nga nje kontekst krejt tjeter ne shqipe/Shqiperi, si nje bime qe shkulet nga toka e vet dhe mbillet ne nje tjeter me kushte te ndryshme.

e kemi perdorur ‘ferme’ ne socializem dhe ndryshe nga kooperativat, fermat ishin te avancuara si mekanizim e si marrdhenie prodhimi (zakonisht shteterore).

E mbaj mend qe fermat shteterore ishin shume me avancuara se fermat private - ne socializem.