Fermerët shqiptarë, këta vrasës të heshtur

po jo de se jane dy koncepte te ndryshme. dhe fola per egzistencen e tyre me qellim ilustrimin per secilen kategori.
‘bujk’ le te rrije se gjithe duke iu referuar nje niveli te prapambetur, na duhet ta perdorim per emertim sa kohe ky nivel perdorimi i tokes egziston tek ne .
po njelloj ke edhe fermere ndonese me te pakte, jane fshataret qe kane pas ne thua biznesin dhe kane shit e blere toka, zgjeruar siperfaqet bujqesore e prodhojne ne mase produkte bujqesie e blegtorie, te rregulluar me marreveshje me shperndares apo kliente te medhenj brenda e jashte vendit. sigurisht me makineri se s’behet me krahet e tua ajo sasi prodhimi per biznes.
Tani nuk do t’i quash fermere keta biznesmene te bujqesise, dakord, gjej tjeter emer autokton. Por mos i fut ne nje thes edhe bujk, edhe fermer, sic ka bere edhe autori i prurjes, se kjo po shkakton peshtjellimin . Jane dy kategori te ndryshme e secila ka nevoje per emertimin e vet. Duhet sa me shqiptar? Bujk e keni ne rregull sic eshte, gjeni zevendesimin per fermerin. kete ndarjen desha te sqaroj.

Nuk e kupton cfare po te them me duket, dhe nuk di si te ta shpjegoj me mire sesa ta thashe, po hajt, po mundohem dhe nje here. Nuk thashe nuk jane dy koncepte te ndryshme, thashe u vendos nga Zeuset e “ligjerimit publik” a mediatiko-politiko-bujqesor qe bujqit shqiptare te ngryseshin bujq e te gdhiheshin fermere, pa qene te tille, pikerisht se bujk e fermer nuk jane e njejta gje, po i bene Zeuset. Dhe e ke teper gabim kete kembenguljen te “prapambetja”. Bujk quhet ai qe merret me bujqesi, kaq. Nese perparon bujqesia, nuk eshte se ndryshon emer, keshtu qe edhe ai qe merret me bujqesi nuk ndryshon emer. Kjo qe thua ti eshte si te thuash qe japonezet te mos quhen japoneze, se keshtu jane quajtur edhe kur Japonia ka qene e prapambetur. Tani qe eshte e perparuar, duhet gjetur ndonje emer tjeter, p. sh duhen quajtur xhapeniz, se keshtu i quajne amerikanet. Ose qe te marr nje shembull me te afert me bujkun, eshte si te thuash qe punetoret te mos quhen punetore, se keshtu jane quajtur kur industria ishte e prapambetur. Ja qe amerikanet nuk i kane gjetur ndonje fjale per “worker”, se po te kishin marre, si majmune qe jane edhe shqipot do ta kishin marre e imituar.

1 Like

Une ka kohe qe pjeshkes i them piç, sipas shqiptimt amerikan, dhe pi… i them pu… po sipas amerikanishtes.

Krejtesisht dakord

“Burrat nuk punojne se te perqesh bota.” Gjinoja :grimacing:

Me thene te drejten edhe per veshet e mi fjala “bujk” tingellon si e vjeter. Nuk para e perdor. Njerezit qe shesin fruta dhe perime i kam quajtur gjithmone tregtare ose fshatare (keta te fundit si prodhues te produkteve bujqesore). Se, sic the vete me siper, jo cdo njeri qe jeton ne fshat punon token apo prodhon dicka. Mese e drejte. Edhe fjalet vjeterohen, po nuk do te thote, qe nuk qendrojne me ne fjalorin e gjuhes shqipe. Se meqe ra fjala te amerikanet qe permende: dikur puritanet e New England nuk quheshin americans por Yankee.

po hë se na vdiqët! këtë po themi kaq ditë! kjo është arsyeja dhe jo gjasme bujku ka gomar dhe fermaxhiu ka traktor sorrosist!
ja,edhe gërçka,që nuk i kemi lënë fjalë pa vjedhur këto vite agrotis i thotë edhe bujkut edhe ‘‘fermerit’’.
ça arsyetimi ka shqiptari internacionalist i integruar! është fjalë e vjetër thotë! po të tjerët '‘fakohen në es’'për një çikë lashtësi

Bujk specifikisht lidhet me perkujdesjen ndaj tokes per te mbjellat, me krahe.
Ke lexuar per bujk te punoje token me traktor, a ngase autokombajna per korrjet… bujqit jane puntoret e tokes.
Bujqesia dhe pse derivon nga bujk, ka kuptim te pershkallezuar se n/kupton masivitet, te kunderten e se ciles n/kupton bujk.
Fermer permbledh game te gjere aktivitetesh vec punimit te tokes, dhe ne shkalle me te larte (qe eshte shkaku i mekanizimit dhe infrastruktures ne nje ferme)

mos u zini, ja ku e keni sintezen e dy pikpamjeve ne konflikt. E ka zgjidh vete katunari i Frosinones:

image

po ç’rendesi ka se si duhet ta quajme, rendesi ka sa bio eshte ai produkt qe del ne treg/pazar, kjo eshte çeshtja, se s’po mirret vesh se sa i ngarkuar me pesticide eshte produkti qe hame.

Ne cilin fjalor e gjen kete perkufizim qe thua ti te fermerit? Ai qe punon token me traktor quhet traktorist, ai qe nget autokombajnen mund te quhet autokombajner, nuk quhet fermer. As nga e nxore kete kuptimin e bujqesise nuk e mora vesh. Meqe ju ndikoheni shume nga anglishtja, bujqesia ne shqip ka te themi dy kuptime, qe ne anglishte u pergjigjen dy fjale te ndryshme: agriculture dhe farming. Prape kembengul ne “shkallen e larte” te fermerit dhe “te ulet” te bujkut, qe pervecse ne fjalorin tend, nuk e gjen kund tjeter besoj. ne anglishtoamerikancen ai qe merret me farming quhet farmer, ne shqipen primitive ende te pamodernizuar, ai qe merrej me bujqesi quhej bujk, Tani qe na e bete me ne fund modherne shqipen, ate qe merret me bujqesi do ta quajme fermer, madje edhe farmer po te doni.

Njerezit qe shesin fruta dhe perime quhet shites, nuk quhen bujq. Pikerisht se jo cdo njeri qe jeton ne fshat nuk merret me bujqesi, ai qe merret me bujqesi nuk quhet fshatar, po bujk. Sigurisht do ta quajme fermer tani. Sigurisht fjalet vjetrohen, po ca edhe i vjetrojme, jo si ato vererat e z. Pjer, po i vjetrojme qe te na duken plaka e te shemtuara e te perdorim fjalet e bukura moderne te huaja. Edhe nje dicka tjeter, qe besoj ngaterrohet shpesh: Jane dy gjera te ndryshme vjetrimi i fjales nga vjetrimi i sendit ose konceptit qe shenon ajo.

meqe kerkon fjalorin ja c’ka fjalori i vyer shiqp per ty, o i nderuar:

FERMË f.

  1. bised. Ndërmarrje bujqësore a blegtorale, që është pronë e gjithë popullit dhe administrohet nga shteti socialist; ekonomi e madhe socialiste, ku rriten bimë të caktuara bujqësore ose mbahen lloje të caktuara kafshësh a shpendësh. Fermë bujqësore (blegtorale). Fermë lopësh (derrash, shpendësh, pulash). Ferma e Sukthit. Ferma «Çlirimi». Punëtorët e fermës. Punon në fermë.
  2. Ekonomi bujqësore a blegtorale private në vendet kapitaliste. Pronari i fermës.

BUJK m.

  1. Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi. Bujk i përparuar (i dalluar). E bën bujku arën, s’e bën ara bujkun. fj.u. Po të kishte frikë bujku nga krimbat në arë, nuk do të mbillte kurrë farë. fj.u.
  2. hist. Ai që merrte tokë me qira nga pronari, e punonte dhe mbante për vete vetëm një pjesë të vogël të prodhimeve; çifçi.

pse me kete gje te vjeteruar e dale boje sjell per kunderprove ti :joy: :joy:
je dhe gjuhetar, pale’

(sugjeroj t’i referohesh wikipedias, ne mungese, me historine e zhvillimit te ekonomise bujqesore ne angline e mesjetes, seriozisht)

s’behet fjale per “modernizim” te shqipes nepermjet huazimeve, fare … nuk jemi nga ai lloj e s’i meritojme ato akuza.
ju gjuhetaret mire qe na keni lene me nje fjalor te paperdorshem te gjuhes shqipe por edhe i kunderviheni zhvillimeve gjuhesore ne reflektim e siper te zhvillimeve te shoqerise.

e perseris behet fjale per dy koncepte te ndryshme secili me kuptimin e vet dhe emrin e vet

fjalori shqip permban (dicka) per bujk sepse koncept qe ka egzistuar historikisht, E megjithate prape shpjegimi eshte gjysmak.

po ashtu fermer dhe ferme i jep ne menyre te varfer e joshkencore:
FERMER m.
Pronari i një ferme; bujk që ka token e vet ose që e ka marrë me qira (në vendet kapitaliste). Fermer i madh, Bir i një fermeri.

po ashtu bujqesi:
BUJQËSI f.

  1. Mjeshtëria e punimit të tokës dhe e rritjes së bimëve të dobishme për njeriun; një nga degët kryesore të ekonomisë popullore, që përfshin punimin e tokës dhe rritjen e bimëve e të kafshëve të dobishme për njeriun. Bujqësia socialiste. Bujqësia e blegtoria. Punëtor bujqësie. Ministria e Bujqësisë. Zhvillimi i bujqësisë. Merrem me bujqësi. Bujqësia është çështje e gjithë popullit.
  2. Shkenca që merret me punimin e tokës dhe me rritjen e bimëve të dobishme për njeriun. Instituti i Lartë i Bujqësisë. Studioj për bujqësi.

Eshte fjalori vete (pra referenca) ai qe eshte i paperdorshem per stadin e zhvillimit sot te shqiptareve

njohurite paralele ne gjuhet qe dime (pse jo anglishtja), ndihmojne te vihet re boshlleku dhe nuk duhen refuzuar verberisht si beni ju per hir te dogmes patriotike.

E theksova, nuk flas per zevendesim te fjales shqip me analoget ne anglisht, por per dicka me shume, dhe tjeter.

Une nuk jam gjuhetar, po cfare po them deri tani. Bujk eshte ai qe merret me bujqesi. Dhe te sugjeroj te shohesh fjalorin me te fundit, te pakten sa di une, “te pavjetruarin”, te vitit 2006. Bujk eshte thjesht: ai qe merret me bujqesi. Kur te behet ndonje fjalor “modern”, ku fjala bujk perkufizohet “ai qe merret me bujqesi te vjetruar”, kurse “fermer” “ai qe merret me bujqesi te perparuar”, atehere te jap te drejte.
Cfare boshlleku te vuri ne dukje anglishtja ty? Ku i kane fermat fermeret tane, sipas perkufiizimit te anglishtes qe solle dhe solla.

Meqe je ti e prapambetur ne shikimin e fjaloreve, ja perkufizimi i bujk dhe fermer ne Fjalorin e vitit 2006:
bujk: ai qe merret me bujqesi.

fermer: pronari ose qiramarresi i fermes; bujk

Po ferma? Ekonomi bujqesore a blegtorale.

Ku ishim? Askund. Cfare beme? Asgje.

Fakti qe i referohesh “historise se zhvillimit te ekonomise bujqesore ne angline e mesjetes” tregon ate qe thashe. Gjej ne Wikipedia zerin per “historine e zhvillimit te ekonomise bujqesore ne shqiperine modherne”.
Dhe gabim tjeter qe ben me duket, eshte se nuk arrin te kuptosh qe kur ndryshon koncepti, nuk ndryshon dhe fjala, ate qe thashe me Japonine dhe punetoret. Pse ka ndryshuar bujqesia, nuk do te thote qe duhet ndryshuar edhe fjala bujqesi, pse mund te kete ndryshuar menyra se si bujku merret me bujqesi, nuk do te thote se duhet ndryshuar fjala bujk.

1 Like

ehu, premtimi eshte se kur te arrijme ne Zone, do te ndryshoje edhe gjuha.

wow , 58 postime vetem per emertimin ?
sa ju paska prek ne identitet more Zot ?
qe nje propozim ide , bujkut a ti themi bisnismeni agrar ? ndoshta athere mirreni me qeshtjen …

Po ty cfare te prek ne identitet? Apo ajo historia me babain per te cilen duhet te te kerkojme falje kolektive? Pse fut hundet kot kur nuk ke gje per te thene? Apo te gjendet Kola ne pune.