Festivali i 57 i Këngës në RTSH

jo, nuk jane e njejta gje, jo
te pakten ka hequr saksofonin e '80es, dhe dyshja me djalin ndihmon.
me mire ta kish kenduar me mikrofon me stativ, jo te lire, se e tille kenge eshte
nejse

Pse m’u duk sikur stononte goxha kjo cuca? Mund te jete violiniste e zonja, po per kete lloj kenge i duhej tjeter lloj zeri.

Kete te Soni Malajt s’e shtyva dot deri ne fund. Nga ana vizuale mire, por s’ka ze kjo goce, kot kruhet me festivale.

1 Like

Ke nje far te drejte. Une mendoj se, me shume se stonim, behet fjale per nje far mungese zeri.
Besoj se ‘muhabeti’ ka qene pak a shume keshtu : ne intervisten e meposhtme cuca thote se eshte menduar gjate qe te vendose te marre pjese ne Fest (kjo ehste hera e pare si kengetare; si violiniste me orkestren e rtsh po, plot herë). Por meqe e ka krijim TERESISHT te sajin (tekst, muzike…), ka menduar ta provoje. Si sfide.
Nga ana tjeter, besoj se do e kishte shume te lehte t’ja jepte ta kendonte dikujt tjeter (dicka me thote se kjo eshte motra e Kamela Islamajt, nje nga zerat me te mire sot per sot), por ka dashur «per qejf » ta kendoje vete krijimin e saj (qe per mua eshte, me i miri i Festit - lënë menjanë performancen)

Plotesisht dakort !!

Nuk e di pse e ke postuar por ky, bashke me Kujtim Prodanin dhe Bojken Lakon, ishte nje nga 3 prurjet me te dobta te Festit (per mendimin tim, sigurisht)

Saksofoni nuk eshte monopol i viteve 80 por nejse… . Sa per mikrofonin me stativ ke plotesisht te drejte (vajza eshte e keqkeshilluar…) :disappointed:

«Lejla » (ose per mendimin tim, «Lejla nuk ka kohe te qajë» - titulli i vertete i fabules) sipas Marko Strazimirit dhe Imbros:

1 Like

Lejla do ta veshë si kukull,
Don të mbaje taka për tu dukur,
14 ajo pa faj
Ajo do ta mbaj

Sinó ugetllaxhi,
Siamë ugetllaxhi
I la shoqet Lejla,
Për ninulla Lejla
Do të rritet Lejla
Bashke me foshnjen Lejla

Zemra rreh për zemrat Lejla
Enderr dashurie Lejla
Nina nana Lejla
Kenga jote Lejla

II.

Pa petale neper floke
Fjale qe hidhen shkel në toke
Si nje pemë gjethen do mbajë
Lejla s’ka më kohe të qaje

I la shoqet Lejla,
Për ninulla Lejla
Do të rritet Lejla
Bashke me foshnjen Lejla

Zemra rreh për zemrat Lejla
Enderr dashurie Lejla
Nina nana Lejla
Kenga jote Lejla

1 Like

eshte nje kenge qe mund te mashtroje veshin kkjo, thua?
e Kujtim Prodanit eshte hapur nje parodi, por kjo mund te “fshihet” pas pjeses melodike te korit dhe kontrollit te arrire mbi zerin.

teksti i bukur,
tematike. e forte jo shaka,
shtatzania ne adoleshtentet apo e kam gabim
(ku e gjete ti kete :slight_smile: )

Degjova audion dhe e shkrova :slightly_smiling_face:

po fjalet ne romance?

Jane fonetikë. Pra çik «futja katunit » :stuck_out_tongue_winking_eye::grinning:

1 Like

shume pak i kam ndjekur kenget kete vit, por me pelqyen ato qe kishit vendosur ne linqe. Ana skenike binte ne sy me teper kete vit, me cilesore, si duket e kane pershtatur per eurovizion., qe nuk eshte dicka e keqe tek e fundit. Prezantuesit e zgjedhur gjithashtu me mire kete vit, ndonese nuk kane eksperiencen e batuten e gatshme te prezantuesve me eksperience.

1 Like

i like it
ama e veshtire ti kapesh edhe aq, marshalla :astonished:

Te fitoje romi pa nami te behet (nje nga rastet e rralla qe nje kenge do funksiononte sh mire edhe ne anglisht, sepse deri dhe formati i kenges (3 minuta) eshte fiks koha qe lejohet ne eurovizion

ps : mbreme nderhyrja e Aurela Gaces i vu vulen (ne sensin qe e distancoi dukshem nga prurjet e tjera). Por tvsh ende nuk e ka vene ne YouTube ate paraqitje

1 Like

kenga e Romit kapet me degjimin e pare, mjaft e pershtatshme per eurovizion. Teksti kombinon mire me melodine dhe interpretimin, ate do mendoja dhe une. Kendimi i Erandes gjithashtu me pelqeu, e ndertuar mjaft mire dhe interpretuar shume mire.