Fidel Castro vdes në moshën 90 vjeçare

Mediat shetërore kubaneze kanë njoftuar para pak kohe vdekjen e udhëheqësit të Revolucionit Kubanez, dhe ish presidentit Fidel Castro. Vdekja e tij u njoftua pas ores 22:00 ne Havane, permes nje transmetimi televiziv. Lajmi u shpall nga i vellai Raul, i cili zevendesoi Fidelin ne 2008 pas 50 vjetesh ne drejtimin e vendit.

2 Likes

Kjo është padyshim një humbje e madhe për majtistët e PPU…Në ferr e ka vendin padiskutim!!!

Mbulim shume interesat nga CNN e BBC.

ne na vdiq enveri e s’ na plasi trapi

2 Likes

Ja dhe greku i 10-rë

Postimi i Kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras…

“Në situatat e politike aktuale të planetit tonë, cdo vendim, më shumë se në cdo kohë, duhet të analizohet dhe aplikohet me kujdes” shkruante në një letër falenderimi që unë pata marrë nga lider historik botëror Fidel Kastro. Ai ka qenë një garantor i dinjitetit dhe pavarësisë së popullit të tij, ndërsa punoi për themelimin e bashkëpunimit rajonal në Amerikën Latine. Kjo gjeneratë na lë pas një trashëgimi të madhe historike, një trashëgimi politike dhe simbolike, ndaj të cilës ne jemi të thirrur ta adresojmë në situata ultra të vështira, për shkak të dështimit të neoliberalizmit, por vizioni i socializmit nuk e ka gjetur ende mënyrë e re për tu shprehur. Prandaj unë e pëlqej Fidelin, për ata që sot po përballen me shkatërrimin që po kërcënon planetin, neve na duhet të analizojmë dhe aplikojmë me kujdes vendimet politike.

Lamtumirë Komandante

Fitorja gjithëmonë, e popullit!..

përkthimi mund të ishte më i mirë! besniku vdiq qëkur u largua nga pushteti. ne si tja bëjmë që kemi akoma fidel berishën në politikë

Per ata qe e kane vizituar kuben e dine mire.se.cfare demi i ka.bere popullit dhe vendit te tij el comandante. Uroj qe ndryshimet te behen pa rremuje dhe kuba te mos kete eksperiencen e shqip te viteve 90.

Gjate e çoi

1 Like

ça ankthi…
ngushellimet me te sinqerta per neo xhonkomunistat surrogato te Shqipnies.

Hajde nji vizatim te shpejte tashi monochrom te muri i verdhe per ta sintetizu brengen dhe shpresen induktive te ktij momenti solemn.
Nji grotesk tjeter paleo konteporan me yll te kuq desha me thën.
Degjoje zerin e perbrenmbdshem.
Ka zera qe nuk ka vdekur.
Zerat sa vijne e shtohen.
Vajtojcat jane engjuj me za te ngjirrun.
Ju rrofte rrevolucjoni.

2 Likes

Nje rast i mire qe te shfryhen disa. E menojne ket log si venin ku mund ta vazhdojne revanshin e luftes nderklasore a thu se i plasi trapi kujt per Fidelin. Sa gjynah !

Edhe ty drejt e ke lufta nderklasore te shko mendja sot mo mo :smiley:

Cubanezet e Miami ne Feste per Vdekjen e diktatorit Castro

1 Like

Ti ma kujtove me ket komentin tat. Para ca ditesh,lexova se sigurimi kishte marr informacion ,se si kishin reagu te deglasumit per vdekjen e Enver Hoxhes. Ti fillove deklasimet direkt dhe me infot per reagimet e tyne.:smile:

Iku dhe Fidel Kastro…
Keq gjendja nga kampi i Partise Socialiste te Shqiperise.
Priten vetvrasje…

Mos pushofte ne paqe, krimineli.

1 Like

nuk e besoja se zgjedhja e z.Trump do te kishte efekte anesore kaq te forta.:stuck_out_tongue:

-ngushellime popullit te Kubes, marksisteve te mbare Botes, Fidel Yllit etj.

3 Likes

Jo jo Fidel Yllin e kemi per ndonje udheheqes kinez se coku ia merr kenges kinezçe dhe na nderon ne sy te miqve.

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

Pa asnje dyshim barack obama eshte nje nga lideret me te padenje dhe m*t te usa por edhe te botes.

I shpreh ngushellime viktimes per vdekjen e kriminelit??!! Tphu gabel mooti. Presidenti i vendit te shpreses dhe lirise se popujve ne bote.

Kam degju ndoshta nga goje te liga imperialistesh qe kastro jetonte mes luksit ne nje ishull luksoz
anyway nji documentario per castron dhe ish brother in arms che-ne