Fidel Castro vdes në moshën 90 vjeçare

Adios Legjend!

Nese ka njeri qe me vertet e meriton fjalen “legjend” eshte ky njeri. Kuba nuk ka kuptim pa Kastron dhe as Kastro pa Kuben.

Tiran dhe diktator komunjar,relikt i luftes se ftohte.Jetoi shume per te keqen e Kubes…shpresojme qe populli kubanez te rifitoj lirine.

Rest In Pieces !

1 Like

“Today, the world marks the passing of a brutal dictator who oppressed his own people for nearly six decades,” Trump said in a statement issued a couple of hours after his tweet.

1 Like

Kastrot dhe Hoxhat ikin e vijne,Kuba dhe Shqiperia atje do te jene pergjithmone dhe do te kete kuptim edhe pa te.

Putini ishte pikellu shume. Kshu e ka perenia paska thone, te merr nje mik e te bi nje tjeter.

1 Like

Kam pas pa nje dokumentar per te, nga nje gazetare amerikane. Me shume simpati e portretizonte. Njerez qe bajne epoke,per mir a per keq,jetojne shume me shume se jeta e vet. Ne te tjerit jemi dust in the wind.

https://www.hrw.org/world-report/2016/country-chapters/cuba

Tamam jetojne shume mo shume se jeta e vet, se nuk mjaftojne miliona jete te nxime ne te gjallme, por pasojat vazhdojn per breza me radhe, e kane kte huq Komandantet, kudo ku mbijne, ose mo mire me thone ku turmat nderkryhen prej tyne.

1 Like

Nuk mbijne komandantet,perjashto ne raste te rralla. Komandatet lindin. Nuk bahet gjithkush komandant.

Do ca aftesi me i hudh robve trute e gamorit. Po prap merita e robve metet. Ne nje fare menyre ato i pjellin Komandantet. Osht goxha angari me menu, Komandaret jon shume xheneroze, ofrohen te menojne per ta.

1 Like

Shoku,e ka fillue pese veta dhe nejti 50 vjet. Asigja su erdhi si dhurate apo trashigimi. Historine s’e bajne te gjithe,ata qe e kane ba,kane qan gjithmone kocke e forte. Te tjerat jane pallavra moralizuse, qe sherbejne si balsam per shpirtrat e dobet.

Tamom kte kisha dhe une parasysh mer shoq. Histori te mar.

T’paqa shnosh!

Fidel Kastro dhe Enver Hoxha megjithese kane ngjashmeri persa i perket vendeve qe drejtuan per shume vjet dhe disa armiqeve te perbashket te cilet u poshteruan me turp nga ata ishin shume ndryshe si karaktere.

Fidel Kastro dhe politika e tij la gjurme ne bote dhe ndikoi ne politikat e partive te majta te ardhshme ne Evropen perendimore.Nje njeri i cili me idete e tij transformoi mendimin dhe te ardhmen e shoqerive ne bote bazuar ne lirine individuale, barazine shoqerore dhe ndrajen e pasurise se perbashke ne menyre me te drejte.

Jo te gjitha qe ai beri e ben Kuben parajse dhe nuk mund te anashkolohet fakti qe ishte nje diktatore. Por, e la nje vende sklleverish pas vdekjes me sherbimin shendetsore dhe arsimor me te mire ne bote. Mbi te gjitha i beri me dinjitet dhe ju dha lirine e vertet duke ju treguar rrugen gjithe Amerikes Latine. Kuba eshte dhe do jete por do shohim nese vertet do jet ende Kuba e Fidel Kastros.

Ka ca pune Lidri me ju. Shnosh osht keq mer, sot i urohet hasmit. Mikut i urohet te pafsha elegant, shif Lidrin, Liket, etj. :stuck_out_tongue:

Lamtumire Fidel, faleminderit per gjithcka ! Fideli me shoke mbeten nga te paktet komuniste ne bote qe gezojne respekt, ndoshta te vetmit ne bote qe mund te krahasohen me historine e komunisteve shqiptar,te cilet nuk e kane patur e kurre nuk do te kene famen e Che-se e Fidelit por nga madheshtia e historia qe bene per vendin e tyre qendrojne shume me larte se zotria ne fjale qe sot nderoi jete ! Respekt !

Liqeno ke qene ne Kuba? E bej pyerjen me sinqeritet dhe pa paramendim.

Kosovaret e kane me sakte termin. Per "shnosh “(shendoshe) ata perdorin fjalen “trashe”.” Ajo ô e trashe"qe knej do te thote asht “tarallake”,ne kosove do te thote “e shendoshe”. Ne fakt po ta gjykosh i /e shendoshe duhet te kete kuptimin shendetsor,kurse trashsia perkufizon me drejtperdrejt kilet e teperta.

638 atentate CIA http://www.lemonde.fr/ameriques/article/2016/11/26/ces-638-fois-ou-la-cia-a-voulu-se-debarrasser-fidel-castro_5038675_3222.html

:joy: