Forever Godard!

ajo eshte wishlist e publikuar para, po i hidhja nje sy per te pare cfare filmash priten te dalin.

p.s. m’u duk se pashe dhe emrin e Harmony Korine :wink:

krahasim shume i goditur ,:grin: per disa lloj rregjizoresh quasi narcizist, por jo vetem.

Ekzakt. Dhe eshte më e ngaterruar se kaq (por jo vetem - thua ti) pra nuk eshte vetem pune narcisizmi: ka diçka edhe prej putassier, thote frengu, pra prej kurviceje, pra qe lyhet e perlyhet qe ta pelqejne sa me shume; shembull i fresket: “Call me by your name” ka diçka te tille edhe ne ate film (dhe kjo ishte pothuaj gjeja kryesore qe me bezdisi tek ai).

as ai nuk figuron ne listen finale te 18 konkuruesve kryesore (por nuk e kam pare as ne listen e dy kategorive te tjera paralele, më pak te rendesishme)

Konkuron në kategorine KRYESORE! (në 18-ëshe). E kam shkruar edhe tek postimi kryesor (perndryshe nuk kisha pse thoja qe do i bente nder Palmes se Arte nese atë ja jepnin filmit te tij : vetem 18 filmat e kategorise kryesore (sélection officielle) e kane ate te drejte.

Por Godard nuk ka bere kurre si kalama tekanjoz, as si “Perëndi” qe i duhet bere fresk. Kur Komisioni i Kanes i tha në 2010-n qe “Film Socialism” eshte ne kategroine “Un certain regard” (qe nuk eshte kategoria kryesore e festivalit, pra filmat e saj nuk mund te konkurojne per Palmen e Arte), nuk prishi qejf: ku te doni futeni -tha, jallaaa, vetem pa kategori mos e lini" :grinning:
Në 2014-n, “Goodbye to langage” ishte ne Kategorine Kryesore (sélection officielle) prej nga u kthye me Grand Prix (çmimin e Trete, ja dha ajo budallaqja australiane e “The Piano”).

Por dhe nga ana e produksionit, Godard kurre nuk ka bere naze. Asnje nga filmat e tij nuk i ka shtyre afatet e xhirimit, as buxhetin. As edhe nje cent më teper se kontrata (ndofta ketu ka te beje edukimi i tij ne nje familje tipike protestante, te njohur per korrektese)

ah po, ti e ke pare “It follows” !! :slight_smile:

shkelqyeshem! Me siguri behet fjale per keto 2 filma te tijte:
On the Beach at Night Alone” dhe “The Day After”, dy mrekulli te tjera nga Hong Sang-soo.

Fakti qe gjehen ne internet keto dy filma (nese behet fjale per to), lidhet me aktoren kryesore tek te dy: Kim Min-hee, aktorja më e famshme (më e bukur, më…, më…) mainstream aktuale ne Korene e Jugut e cila, prej 2-3 vjetesh eshte jo vetem muza kryesore e Hong Sang-soo, por ka zaptuar kopertinat e revistave me skandale të ati vendi: Hong Sang-soo, pasi ra ne dashuri me të, ndau gruan e tij

ps: “The Day after” ka qene vjet ne festivalin e Kanes, ne kategorine kryesore (por nuk mori çmim).
Ndersa “On the beach at night alone” ka qene vjet ne festivalin e filmit ne Berlin, nga i cili u kthye me Ariun e argjendte per aktoren më te mire (per Kim Min-hee)

I kam pare te dy, por filmat e jug-koreanit i adhuroj gati-gati ne menyre unconditional (pa kushte) dhe ‘harroj’ ti komentoj. Ndersa prezenca e tyre ne Top10 ne fund te vitit po ashtu varet nese arrij ti shoh brenda vitit (duke qene se dalja e tyre ne kinema eshte me pikatore dhe shume e reduktuar në kohë: më ka ndodhur te shkoj ‘enkas’ ne kryeqytet per te pare ndonjerin prej tyre)
:stuck_out_tongue_winking_eye::grinning:

1 Like

Po per keta behet fjale :slight_smile:
Nisa ‘On the beach at night alone’ dje por s’te le lodhja e dites t’a perfundoja. Aq sa pashe ben mjaft pershtypje zgjedhja e soundtrack, megjithqe Hong Sang-soo gjithnje shquhet per to.

Informacioni i aktores qe dhe’, mjaft intrigues. Per koincidence keto dite tek verdallosesha youtubit mesova te njejten histori (si Sang-soo & Kim) mbi Roberto Rossellini & Ingrid Bergman, terheqje e iniciuar nga qendrimi mbi kinemane ne radhe te pare ku Bergman si personalitet Hollywoodi u godit (moved) prej neorealizmit te Rossellinit, me pasoje lindjen e bashkepunimit e dashurine e divorcin qe pason per Bergman. Ne Amerike historia behet subjekt i debatit te Kongresit, ku asaj i ndalohet hyrja ne usa si denigruese e familjes. Media e opinioni skandalizohet e gjera te tilla te paimagjinueshme per sot. Madje sic thote vete Bergman vite me vone, ditet e sotshme eshte e veshtire te besh nje skandal. Nejse, pak rendesi ka kjo.

Rrofsh per gjithe opinionet e informacionet pacmuara…

1 Like

:slightly_smiling_face:

shume prodhimtar Godard, shume pak kam pare prej tij. film socialisme e kisha te veshtire te perqendrohesha ta shihja.

Misteret e Dashurise :slight_smile:

si gjithmone me Hong-un: pak (muzike), por sakt!

ps: mbaroje (filmin) dhe flasim :slight_smile:

1 Like

misteri i dashurise eshte Dashuri e Dashurise, pra eshte bere mister si dashuri e pakuptimte, siç eshte pa pike kuptimi misteri fetar. Per çdo pyetje logjike qe i behet priftit, merret pergjigja standard:

è un mistero!

Po per demasku fene dhe kleriket me logjike ju leverdis, per te demasku artin po me te njejten logjike nuk ju leverdis, se i keni zene vendin priftit te hershem te katunit si sacerdote estete qe ruani misterin e artit ne altar te estetikes.

I drejte konstatimi per qarkullimin ne internet te titujve te Hong, shkaku duhet te jete sic thua ti.
Jo se interneti s’ka te tjera pune te tij, e verteta eshte se ka, por merr kohe sa te hyjne ne qarkullim masiv pune autoriale te mirefillta dhe keto te dyja jane hedhur right away ne net sic shihet nga diferenca e vogel me kohen e promovimit te filmave, me shkak patjeter aktoren mainstream.
Nga ana tjeter mjaft prodhimtar Hong Sang-soo, tre filma ne me pak se 2 vjet.

Ps. Edhe Godard sh. Prodhimtar, si mjaft tituj te tjere te tij, e kam edhe Histoire de cinema te Godard prej kohesh te shkarkuar, ka ardhur koha ta marr seriozisht e ta shoh…

Godard ka folur jo rralle per kete: edhe pse njeri erudit, i kultivuar etj etj, asnjehere nuk ka mundur te shprehet (artistikisht) per Boten perveçse permes… imazheve ! (psh, nuk ka shkruar asnjehere nje roman, ose pikturuar nje tablo - David Lynch psh eshte piktor i jashtezakonshem!! ).
Pra, ne nje fare menyre, eshte i ‘denuar’ te beje filma (mosha pataj, eshte tjeter gje).

Nga ana tjeter, siç thosha ne nje postim me lart, Godard eshte nje regjizor qe KURRE (po kurre ama! pra as pergjate periudhes se tij te kinemase militante- periudha Dziga Vertov: 1969-1976) nuk ka vene ne veshtiresi producentet e tij (se paratë per te bere nje film nuk bien nga qielli !). Në kete sens, filmat e tij, edhe pse nuk kane qene suksese te papara financiare, kane nxjerre gjithmone leket e tyre, pra nuk i kane kaluar harxhet. Nê kete sens, nuk ka patur kurre veshtiresi per te gjetur nje producent.

Ka plot regjizore te talentuar qe kane qene problematikë me producentet e tyre (po me kujtohet Michael Cimino, per shkak te te cilit falimentoi nje Kompani e tëre produksioni - dhe qe prej atij momenti, regjizori nuk beri pothuaj më dot filma - nja dy-tre në 20 vjet, pra me pikatore, edhe pse nderroi producent. Por besimi ishte zero)
Ne France, nje regjizor i tille (edhe pse tmerresisht i talentuar: ne vitet 80 konsiderohej si i vetmi trashegimtar i denje i Godard) ka qene Leos Carax: tmerresisht problemantik me financat !

1 Like

qe kur rà ne dashuri ! :slight_smile:

ps: kater filma, ne fakt. Eshte dhe “Claire’s Camera” (qe e pashe para 3 javesh)

1 Like

tomber amoureux dans la tombe :slightly_smiling_face:

po po, beji yzmet kishes godardiane te seksit, pagu mire Vatikani i Seksit, ne natyre dhe me rroge.

«On ne tombe pas amoureux, on le devient»

– Votre ouvrage est truffé de références littéraires. Expliquez-nous ce choix.

– La littérature nous a appris à identifier l’amour mais aussi à nous comporter amoureusement. J’ai donc construit mon livre en racontant une histoire avec un début, un centre et une fin, qui peut faire écho au vécu du lecteur. Mais si l’amour naissant a été abondamment traité par la littérature, il y a très peu d’écrits sur l’amour lorsqu’il dure, et seuls les aspects les plus tragiques du désamour sont explorés.

– Pourquoi, selon vous?

– On a tendance à identifier l’amour à ses débuts. Ce qui suit serait une dégradation inévitable. Or il y a beaucoup de couples stables que l’amour n’a pas désertés. D’où l’intérêt de se pencher sur les pratiques. On ne peut pas parler de l’amour comme si c’était une affaire purement intérieure, il faut le considérer dans sa matérialité.

Po, ajo duhet te jete. Mesiguri edhe cilesia … hmm.
On the beach at night alone dukej premtues dhe nuk doja te shkeputesha. Dukej me me shume ngjyra sesa skicat e lehta qe Hong vizaton si, ta zeme, Yourself and yours.

Claire’ camera nuk ishte ne net, ndaj siduket doli nga mendja.
Rrofsh, dita e punes na therret e duhet ta leme ppu.

Tomber amoureuse, tomber malheureuse, on ne peut pas tomber un peu, quand on tombe c’est toujours de haut - Justine Lévy, Rien de grave

“Tomber amoureuse”, c’est une drôle d’expression. Pourquoi ne dit-on pas “s’élever amoureuse”? Probablement parce qu’on est conscient qu’il sagit d’une chute, d’une pente. Un amour “profond” est un amour dans lequel on se perd - Bernard Werber

1 Like