Forever Godard!

qe kur rà ne dashuri ! :slight_smile:

ps: kater filma, ne fakt. Eshte dhe “Claire’s Camera” (qe e pashe para 3 javesh)

1 Like

tomber amoureux dans la tombe :slightly_smiling_face:

po po, beji yzmet kishes godardiane te seksit, pagu mire Vatikani i Seksit, ne natyre dhe me rroge.

«On ne tombe pas amoureux, on le devient»

– Votre ouvrage est truffé de références littéraires. Expliquez-nous ce choix.

– La littérature nous a appris à identifier l’amour mais aussi à nous comporter amoureusement. J’ai donc construit mon livre en racontant une histoire avec un début, un centre et une fin, qui peut faire écho au vécu du lecteur. Mais si l’amour naissant a été abondamment traité par la littérature, il y a très peu d’écrits sur l’amour lorsqu’il dure, et seuls les aspects les plus tragiques du désamour sont explorés.

– Pourquoi, selon vous?

– On a tendance à identifier l’amour à ses débuts. Ce qui suit serait une dégradation inévitable. Or il y a beaucoup de couples stables que l’amour n’a pas désertés. D’où l’intérêt de se pencher sur les pratiques. On ne peut pas parler de l’amour comme si c’était une affaire purement intérieure, il faut le considérer dans sa matérialité.

Po, ajo duhet te jete. Mesiguri edhe cilesia … hmm.
On the beach at night alone dukej premtues dhe nuk doja te shkeputesha. Dukej me me shume ngjyra sesa skicat e lehta qe Hong vizaton si, ta zeme, Yourself and yours.

Claire’ camera nuk ishte ne net, ndaj siduket doli nga mendja.
Rrofsh, dita e punes na therret e duhet ta leme ppu.

Tomber amoureuse, tomber malheureuse, on ne peut pas tomber un peu, quand on tombe c’est toujours de haut - Justine Lévy, Rien de grave

“Tomber amoureuse”, c’est une drôle d’expression. Pourquoi ne dit-on pas “s’élever amoureuse”? Probablement parce qu’on est conscient qu’il sagit d’une chute, d’une pente. Un amour “profond” est un amour dans lequel on se perd - Bernard Werber

1 Like

filmi mbaroi dhe duket qe eshte sic thua.
Nuk mund te flasesh per te, te qepet goja. Film autobiografik (?)
Soundtrack i On the beach at night alone, funksionon si ai i Mepris te Godard (interesant si u kthyem ne temen e godard) edhe pse njeri eshte muzike origjinale (kompozuar apostafat per filmin), e tjetri jo. Ne fakt, edhe reagimi pas filmit te Hong, eshte si reagimi pas Mepris.

Nje film, dhe dy zona gjeografike:

  1. Ne pjesen e pare te filmit, Hamburgu, qytet gjermano-verior ne buze te lumti Elba:

  1. Ne pjesen e dyte, Gangneung, qytet bregdetar koreano-jugor :

Nje film në dy pjese.

Hong Sang-soo ka shume pika te perbashketa me kinematografine e Eric Rohmer:

  • personazhi kryesor shpreh nje deshire, nje vullnet moral, i cili me vone do te perballet me realitetin (kjo pasqyrohet permes bisedave dhe debateve mes personazheve)
  • forma kinematografike eshte fort elegante (“shot revers shot” nuk ekzistojne, por vetem plane filmike te gjera, te nderprera nga zoom-e te herepashershme, zoom nga afer ose nga larg, gjithmone ne funskion te permbajtjes;
  • ngjarja e rrefyer zhvillohet ne disa’ copeza’, po aq kohore (time) aq edhe vendore (place)

Mund ti marrim me rradhe:
Kur heroina gjunjezohet krejt papritur tek parku, i thote shoqes se vet (pak a shume): “po bej nje lutje: premtoj te njoh vetveten, dhe te çoj nje jete qe i ngjan vetes sime”.

fiks si personazhet rohmerianë: premtimit qe heroina i ben vetes, me pas ajo perpiqet ti jape zgjidhje nepermjet vetmise, vetmi e desheruar dhe me koshience, accentuated (e nenvizuar) permes muzikes qe ti permend (adaxhio e Shubertit). Leitmotiv i personazhit kryesor, melodia ne fjale degjohet sa here heroina i del zot vetmise se saj melankolike por dhe te mrekullueshme.

Edhe ne pjesen e dyte (e cila fillon me heroinen tek shikon nje film ne kinema, fiks si nje spektatore qe kundron nje deshtim te parë te jetes se saj (pjesa e pare e filmit), heroina u thote miqve te saj: "Askush prej jush nuk eshte i denje te dashuroje. jeni te gjithe dhjaksa; ju vazhdoni te beni gjasme dhe vazhdoni te beni gjera te shemtuara. Ju nuk mund te kualifikoheni per te dashuruar".
Sa per veten, ajo thote se do te vazhdoje te besoje ne dashuri, te besoje ne kete Bote, dhe nje dite te vdese me elegancë.
Sigurisht qe shume elemente autobiografike - siç ke shruar edhe ti me te drejte.

E te tjera e te tjera.

ps: po 'i cmenduri’ qe shfaqet dy here ne film (nje here ne fund te pjeses se pare, ne plazh, dhe heren tjeter prapa xhamave te viles, ne Kore, kush eshte??

1 Like

Filmat e Eric Rohmer shijojne shume dhe kjo s’ka diskutim, por s’jane aq te lehte sa e ben te duket aparenca e tyre. Me duket, njejte edhe Sang-soo, sic sapo vertetove se cfare shkruajta per Godard & Mepris nuk hyn fare, literalisht, me On the beach at night alone. Film eedhe me i bukur pas shpjegimit qe dhe.

ja dhe Juria:

Dmth:
presidente e Jurise: Cate Blanchett – aktore australiane

anetare te Jurise:

  • Chang Chen - aktor kinez
  • Ava Duvernay - skenariste dhe producente amerikane
  • Robert Guédiguian - regjizor francez
  • Khadja Nin - kantautore burundeze
  • Léa Seydoux - aktore franceze
  • Kristen Stewart - aktore amerikane
  • Denis Villeneuve - regjizor kanadez
  • Andrey Zvyagintsev - regjizor rus
1 Like

sikur kjo kryetarja e jurise te kishte pak me te spostuar stofen e gjoksit derisa t’i dukeshin paksa kokrrat kafe te cicave, nuk do ishte keq.

Jurite e Kanës si jurite e Kanes

S’kam kerkuar ndonjehere per festivalin/et e filmit pavaresisht se flas ne blogje. Nga fytyra juria qenka sic ke thene. Por dhe nga emrat.
(S’para kerkoj as mbi nje film, si duket shkurt i shoh & shijoj)

Ne fakt ndodhi dicka, pas shpjegimit qe dhe mbi “On the beach at night alone”, vec te tjerash e te tjerash (nuk me erdhi mire qe kisha qene larg kuptimit te vertete te filmit, sic e solle ti. Por hajde se kjo s’eshte e 1re here me mua, ka bere vaki plot here. Etj).

Pas pertypjes se shpjegimit, filmi mori nje hije te rende, dhe u be shkak per merzi. Nuk ka bere vaki me pare ky lloj shnderrimi nga filmi.
Film i erret, i cili evidenton mungesen e drites ne fund te tunelit. Gjithe duke qene i bukur e i lehte ne qasje te pare, u be ne te njejten kohe i thelle e i rende. Nje pesimizem i pamate.

1 Like

:pray: :pray: :pray:

1 Like

Kjo puna e pesimizmit po më kujton efektin çarmatoses qe më la njeri prej romaneve të Toni Morrisson, Beloved : Hatà! (si nuk e kisha lexuar më parë nje kryeveper é tille??? Ta keshilloj nese nuk e ke lexuar)

1 Like

‘I cmenduri’ shfaqet me se 1 here te pj. 1re, psh. ne park ai therret nga larg e pyet per oren. Dhe kur e shofin te afrohej ndersa dy shoqet bisedojne ne stol e ngrihen e ikin nga frika se mos iu flet.
Ti e kuptove qe s’ia kam idene c’perfaqeson ai.
Ndonjehere ne raste si ky film ku kisha humbur goxha, vjen ne mendje Godard qe ne nje inerviste te hershme thote se, per publikun e gjere, filmat autoriale mire eshte te paraprihen nga nje ‘parafjale’ e autorit para se te shihen.

E ke shume mirë, i cmenduri shfaqet më shume se dy-tre here.

Për mendimin tim, ka dy kuptime:

  • nga njera anë (dhe për kete jam i sigurt), eshte personazh-homazh ndaj nje filmi të Truffaut : “Baiser volés” (në të ka nje personazh qe po ashtu ndjek here pas here heroinen kryesore dhe i flet à saj vetem në fund fare).
  • nga ana tjeter, duhet patur parasysh qe, nese në pjesen e parë ‘i cmenduri’ merret seriozisht (dhe krijon pershtypjen e dikujt qe di mirë se ç’ do), në pjesen e dyte ai eshte ‘i padukshem’: askush nuk é shikon prezencen é tij.
    Për mendimin tim ai eshte vdekja (“dhe në fund të vdes me élégance” - thote heroina në nje moment), por mund të jem edhe gabim…
1 Like

Poo, mund te jete vdekja vete.
(Ose homazhi ndaj truffaut)
Hong ne kete film, na prezanton here pas here me personazhe te rinj, qe i bejne shoqeri heroines, te cilet pastaj largohen pa u ndjere.

image

1 Like

momente carmatosese & me rendese te papare. very dark.
me vijne ne mend te tjera momente te paperkthyeshme ne fjale, si keto.
Per keto raste nuk ka gjuhe tjeter qe flet me mire se gjuha e heshtur e imazhit.

Edhe Le Livre d’image i Godard, the’ se rrotullohej rreth Heshtjes, si heshtja e madhe qe ngrene keto imazhe.

1 Like