Forever Godard!

ahahahaha :grinning:

1 Like

Ne fakt, mardheniet e Godard me ate festival jane shume më pak ‘legjendare’ seç kujtohet. Në konkurim, pra ne listen e 20 filmave kryesorë per Palmen e arte, Godard ka qene per here te pare veçse ne vitin 1980, me filmin e tij “Sauve qui peut la vie” (Every man for himself) vit qe shenon edhe fillimin e peridhes se trete artistike te tij (pas dy te parave : ‘Nouvelle vague’ (1960-1968) dhe asaj militante me grupin Dziga Vertov (1969-1979).

Pastaj ka qene ne konkurim me filmat “Passion” (1983) , “Détective” (1985), “Aria” (film kolektiv, 1987), “Nouvelle Vague” (1990) dhe “Eloge de l’amour” (2001) - perpiqu te gjesh e shohesh “Passion” ! Me asnje prej tyre nuk ka marre qofte edhe më te voglin çmim.

Pastaj vijme ne vitin 2010, ku filmi i tij “Socialism” ishte ne kategorine “Un certain regard” (kategroia e dyte e filmave, pra jo kryesorja).
E pastaj, në 2014, me “Adieu au langage” (Goodbye to language) i cili ishte ne listen kryesore te festivalit te atij viti prej nga u kthye (ti e di) me “Prix du Jury” (çmimin e trete)

Kesaj rradhe ai eshte perseri (per here te 7 qe nga viti 1980) ne listen kryesore per Palmen e Arte me “Le livre d’image” (Libri i imazhit).

1 Like

:smile: :smile: :smile:
E kam me shume per kritiken e ketejshme qe ben sikur e merr vesh dhe e di per cfare ben fjale Godard ne filmat e tij, me cfare kam lexuar si shkruajne. Sikur i kam parasysh shkrimet ne indiewire e shoqet e saj.

1 Like

Nderkohe Godard e refuzon ate qellim, dmth deshifro enigmatiken … e perrallat e ngjajshme te pseudokritikes

qarte; çoju nje e-mail e thoji: " a ta shkruaj une artikullin ne vend tuajin," :grinning:

Yes :smile:

Ika ika, se shefi & puna

legjenda ka eklipsuar krejt realitetin e punes se tij, dhe megjithqe e merituar, eshte bere po aq e demshme.

Fazat e transformimit te tij eshte nje llaf goje t’i permendesh por po krahasoja duke sjelle ne mend “Piero le fou” apo “A bout de souffle”, vs. “Film Socialisme” & “Adieu langage”, dhe distanca mes ketyre fazave eshte e tille qe duhet ta perjetosh permes imazheve perkatese te filmave, qe ta perceptosh magnituden e transformimit ne fjale… pershfaqja e imazheve eshte ajo qe pershkruan rrugetimin, te cilin fjalet thjesht e stereotipizojne…

Kjo copa nga Livre d’image ka lidhje me ekrane e zinj qe godard perdor, me duket.

1 Like

Patjeter!

ps: kam pershtypjen se behet fjale për credits në fund të filmit, por edhe mund të gabohem. Gjithsesi, eshte e habitshme se sa shume kinematografi (sa intriguese janë) qofte dhe aq pak sekonda.

1 Like

Shume e dendur si kinematografi !
Duhet te jete karakteristike e Godard kjo dendesi.

stalker ti ia ndoqe intervisten besoj, pse nuk e lidhen transmetimin ne nje ekran te madh por u perdor celulari?

Nuk ishte interviste por nje koference shtypi me nota ‘surrealiste’, dmth: nje sfilate gazetaresh te akredituar në Kanë qe u falen para orakullit, e gjitha nen veshtrimin e Belmondos dhe Anna Karines tek puthen (pankarta e ketij edicioni te 71-te). Thene ndryshe: zgjedhje e vete Godard-it.

ps: filmi eshte pritur ‘paradoksalisht’ shume shume mire: pak sekonda perpara fillimit te shfaqjes se tij, ashtu sikurse dhe në vitin 2014 me “Goodbye to language”, dikush nga salla therriti “GODARD FOREVER”; pastaj nje heshje varri u vendos per 90 minuta dhe, ne fund te shfaqjes se tij, çuditerisht, nje stuhi duartrokitjesh shpertheu ne salle.
:flushed: :grinning:
(filmi, “i mrekullueshem dhe i tmerrshem njekohesisht” sipas disa kritikeve, më accessible se zakonisht, “dokumetar” dhe fiksion njekohesisht, thuhet se eshte nje meditim poetik mbi boten, mbi dhunen qe njeriu ushtron mbi te; i ndare ne 5 kapituj, njeri prej tyre i titulluar “Happy Arabia” eshte nje reflektim mbi Boten Arabe dhe nje nga kapitujt me te bukur te gjithe filmit).

Po ashtu, atmosfera e “konferences se shtypit” ishte fort gazmore: Godard, tek të 87-at, amà ne humor te mire, leshoi disa aforizma (tipike kjo per te), evokoi numerizmin, Katalonjen, etj etj, e deri dhe ju pergjigj ne japonisht nje gazetareje japoneze.

anglisht:

1 Like

"Beaucoup d’acteurs aujourd’hui contribuent au totalitarisme de l’image filmée, contre l’image pensée"

(“Sot, shume aktorë kontribuojne per totalitarizmin e imazhit te filmuar, kunder imazhit te menduar - reflektuar”)

JLG

1 Like

shkruj, shkruj ndonje shkrim te lexojme qyfyret e fundit te Godardit.

Ishte surreale sic thua, e papare
te gjitha sa tha ishin per tu rimenduar, dmth nuk mund ti dialogoje aty per aty, mendoj.
Flas me vone por u kenaqa me pergjigjen qe Godard i dha gazetarit te NY Times.s

Ou sa shume gazetare nga gjithe bota kemi ketu po asnjeri nuk flet ne gjuhen e vet, shpotiti godard me sinqeritet
:smile:

1 Like

godard eshte si puna e del-tes pa dhembe, çdonjeri ne Bruksel duhet te flase ne gjuhen e vet kur kerkon te haje sufllaqe.