Fotografi nga protesta e 1 tetorit

E rrezove qeverine o zeqo.

1 Like

Eh moj motrani, mbani mend kur hidhnim preshet nga dritarja, ca na benin keta telendaret qe sot do na sjellin linesat e Evropes? !!!
Protestoni sa ti. … t’ëmen

so far per nje vend shembullor i cili plehrat i ka prioritet dhe eshte shume i paster, pse jo , do ti mesojme europes se si menaxhohen riciklimet. kemi avancu shume

Nuk e vija ne dyshim se spindoktorrat e lali Erit notojne dhe tek PPU. Kam shkruar dy artikuj analitik ne lidhje me projektet tek parku zotnia jote.

Ueuee duhet ta kete fajin shkenca pra. Riciklimi eshte mit me vete. Te keshilloj te besh google ecological economics.

Ok, koha per ti thene vetes se jo cdo lloj komenti meriton vemendje dhe pergjigje. Ofendim i adh paska qene pse per mua eshte i panderuar.

Ca spinleshi mi goce,s’e kam pa n’jeten time live. Une me zi haj buk ktu ku jam. Nuk kam asni lidhje me pune shteti tash 15 vjet. Asni sherbim nuk njof falas prej tij,vetem n’tef t’lekut.

@Alidea

si qytetar i thjeshte i Shqiperise, instikti me vjen te jem menjehere kunder importimit te mbetjeve. Nga ana tjeter, ndjej se as mbrojtesit e ligjit por dhe kundershtuesit nuk flasin qarte, jane teper emocionale dhe nuk argumentojne qarte pro-te/kundrat. Rrjedhimisht krijohet mjegull.

Mendoj se te pakten zerat qe perfaqesojne komunitetin duhet te ndryshojne strategji komunikimi.

3 Likes

-kjo eshte pyetje e pakuptimte Pjeter.
-si veprojne vendet e tjera? -po ja, vendet e pasura e te industrializuara qe prodhojne plehra nga me te ndryshmet edhe me te rrezikshmet, kane ngritur nje industri ricikluese qe perpunojne plehrat e tyre dhe pjesen tjeter ua delegojne vendeve te botes se trete, p.sh sic Italia kerkon te beje me Shqiperine.

pse eshte pyetje e pakuptimte ? -sepse protestuesit ne Shqiperi nuk jane kunder qe te funksionoje nje industri ricikluese ne Shqiperi (sikurse ne vendet e tjera) qe te riciklohen plehrat e veta, por jane kunder riciklimit te plehrave te Botes. -sepse sado shkelqyeshem te funksionoje kjo industri, (pra po e zeme qe plehrat do futen e do kontrollohen ne kushte ideale), prape edhe riciklimi i nje lende te caktuar , ta zeme mbetjet plastike, e kane nje fund . dmth mund ta riciklosh plastiken 5 , 10 apo 15 here , por pastaj mbaron ciklii i riciklimit dhe perfundimi … -do ta groposesh… djegesh ??

ndersa kryeminisri,Pjeter, ka nje gjynah te madh ne ceshtjen e plehrave… ky palla ka problem te rende moral qe thua ti, sepse dikur e kthyeu ne kauze dhe u paraqit si hero kombetar si kundershtari me i flakte kunder ligjit te plehrave… ‘‘tradheti kombetare’’ e ka quajtur kete ligj, e çnuk ka thene… dhe behet fjale per te njetin ligj qe ky kerkon te kaloj vet tani, pamvaresisht se perpiqet ta llustroj e ta paraqes si me te bukur e me te mire… -edhe ligji i Mediut, apo Saliut, 25 lende parashikonte te importonte, pikerisht lendet per te cilat ekzistonte nje industri ne Shqiperi qe mund ti riciklonte.

-prandaj ,sado argumenta ‘‘logjike’’ te paraqes ky palla tani ne favor te ligjit te importit te plehrave, ne syte e opinionit duket vecse nje karagjoz i rendomte !

4 Likes

Belul,vene te tjera jane edhe Maqedonia e te tjere ne rrang me ne. Pastaj kur them "tablo krahasuese"e kam fjalen per te njejtat procedura,pra per ata qe aplikojne importimin e mbetjeve,se ndryshe u bie me krahasu mollen me dardhen.Pjesa morale,po,jam dakort, dhe per kete jam kundra edhe une,megjithse edhe per kte ai mundohet te justifikohet,po alideat me shoqe nuk protestojne per arsye morale por principiale, se nuk jane aty me rujt nderin qeverise.Sa per moral,ka me imoralitet se kjo qe po ben opozita sot,qe ben sikur eshte penduar per ate qe ka bere dje dhe sot na del kundra,aq me teper qe kundra doli vetem kur plasi,sepse deri atehere,qendroi e heshtur,aprovuese.

e me mire tashi se edhe duhet marre parasysh se nuk esh kollaj ti thuesh jo mafjes. jo per gjo po kot nuk esh mafja ajo

Po ca ke mer burr, doktorr te tha. Te boni doktorr shpine, pun e e modhe, ene aty goxha lek del. :stuck_out_tongue:

Numri i protestuesve ishte 3500-4000 vetë.Ke dhe foto nga lart e mund t’i numërosh.

1 Like

1 Like

Ja ku e ke dhe videon për t’i parë ata “300 vetët”. https://www.youtube.com/watch?v=IVVW0a7bSvI

po mire mo Pjeter krahasoje me Maqedonine, nuk jam kondra. por une nuk kam te dhena per Maqedonine. por di ama qe Maqedonia eshte nje shtet 100 here me i organizuar se Albanie, ashtu sikurse cdo shtet tjeter ne Ballkan ! keshtuqe sidoqe te jete prape ,molle me dardha i bie te krahasojme…

ti po perpiqesh te barazosh sjelljen e kryeministrit dhe qeverise se rilindjes me opoziten tani, qe te ndihesh disi rehat… well, opozita tani kerkon me sa duket te perfitoje… por une mendoj pika e krahasimit duhet te jete midis kryeministrit qe ka pergjegjesisne e vendim-marrjes me publikun dhe shoqerine civile… eshte ky kryeminister qe dikur kur ishte opozite e keqperdori shoqerine civile dhe kauzen madje i premtoi publikut referndum… nderkoh po ky kryeminister sot tallet madje e fyen shoqerine civile si '‘sharlatane’ e plot epitete te tjera me arrogance qe ja lejon kapja qe i ka bere shtetit dhe sidomos mediave me kryesore, si top channel. kjo eshte poshtersi , or pjeter…
vete menyra si po kerkon kryeministri ta kaloje kete ligj, ne fillim pa u ndjere fare, hajdutçe, e pa e diskutuar publikisht, eshte shume e ndyre! - as qe krahasohet me Saliun, qe e hodhi ne fillim per diskutim publik kete ligj, para se ta kalonte ne parlament… shume me dinjiitoz dhe me korrekt Saliu me publikun.

A ti m’cmen mu! Do me ma nxerr Berishen luajal. Po Berisha kishte fut ne dare gjithecka. Ke pyti Berisha qe e hodhi ne diskutim. Ai tallte lesht me te gjithe se nryshe nga Rama,nuk ja kishte friken kerkujt. Sot Berisha po tregohet me legen se Rama dhe ai po lepin aty ku ka pshty. Nuk eshte se ka reflektu,po keshtu i intereson politikisht. E man men si pat than per Nanon? - e kam pas per konsum politik. Berisha ka shfaqje emblematike te papergjegjshmerise ne sjellje me publikun. Tash ka fillu me qujt burre te mire edhe Kokdhimen,imagjino!!“Molle me dardha” t’a thashe se me more si argument riciklimin e mbetjeve brenda vendit ne vende te zhvilluara,kur ne debatin e kemi per importin.

aha, e devijove komplet temen… o pjeter, na intereson-te me shume si sillet kryeministri aktual ne perpjestim me shoqerine civile, publikun etj, tani qe eshte ne pozicionin vendmimarres .

pastaj per te tjerat dihet: ‘‘fajin e ka Saliu’’ dhe ata jetuan gjate dhe te lumtur…

Futja kot. Ku devijova une?! Saliun s’ta solla une,e gjete ne mes teje. Ti e permene si shemull korrektese dhe une t’u pergjigja.

Per kte importin e plenave, te dy Berisha e Rama jane plena te te njejtit kazon. Ashtu sic thu ti Pjeter, Rama pati fryk per helmet e Sirise dhe ne ate kohe s’e boni. Te kishte qene Berisha as do pirdhte fare e do ti bite. Mirpo tashi dhe Rames i ka dal fryka. Pushteti te bo dhe trim, masanej e msoi ate lodren e Likes me ble zgjedhjet, bile e kaloi dhe msusin, a tashi s’e rru fare.