Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

Degjo, dakord jam une qe ajo s’ka vend ku te rrije, po serbet luajne me ligjet nderkombetare dhe marreveshje ndershteterore, gjejne grep ku te varin argumentin: kriminel lufte. (Perderisa jemi shqiptare, me ne do sillen si serbe, sic jane sjelle qemoti.)

Zotesia eshte te perdoresh ligjin per te rrezuar arsyetimin e ngritur.
Perendimi ate loje njeh, ti ate loje ben mire te perdoresh ne sy te tyre.
Pa gjaknxehtesi se te ish per lufte, e kish hapur vete serbia e para, s’kish pritur per ne.

haradinaj, ka bere krime ne uck. per kete do jape llogari. e kam thene dhe para 3 vjetesh po sme besoi njeri.

Gjykata e Hages ka dhene tjeter gjykim ama.

Xhihadi tham se asht pergjigjia. Kosovaret venosen me ju bashku xhihadit (boll sa per me ju dal nami) kunder kaurve te perendimit. Me gjys zemre i nimune at’her, e tash perendimi po thone shyqyr qe na dhane shkas me nreq gabimin. Ka lufte. Shterngoni bithen.

http://www.gazetatema.net/web/2017/01/06/arrestimi-i-haradinaj-rama-per-ke-bien-kembanat/

Nuk mund te gjykohet njeri dy here per te njejten veper penale.
Eshte abc-ja e drejtesise!

Hradinaj nuk eshte akoma i pandehur por i ndaluar ne polici.
Akuza pritet te vije nga Serbia dhe me pas gjykata do te vendose ta ekstradoje apo jo.
Ka dy ceshtje qe duhet te shqytohen per ekstradim:
E para nese ka prova per akuzat.
Kjo bie se Haga ka marre tashme vendimin.

E dyta nese ne vendin qe do te ekstradohet do te perballet me gjyq te ndershem.
Edhe kjo bie menjehere.

Por perveç abc te drejtesise, ka edhe ACDC te drejtesise.

Problemi eshte se shqipot kur I hipin kalit nuk dine te zbresin . ish kapot e uck Jane bere pengese per zhvillimin e kosoves .po luftuan e ua pacim perjete hua.pas lufte moren pushtetin e vodhen sa munden u pasuruan .bukur hallall e Pacin si shperblim per gjakun e derdhur.nashi hiquni menjane e lerjani nje brezi tjater te udheheqe kosoven .

Para nje jave Ramushi kishte publikuar nje ftese zyrtare per pjesmarrje ne inaugurimin e presidentit te ri amerikan. E vetmja ftese deri me tani per politikane kosovare.

http://www.gazetatema.net/web/2013/11/23/james-rubin-krahu-i-luftes-duhet-te-largohet-nga-pushteti-ne-kosove/

Kur e tha Lubonja, ne u hodhem perpjete (une personalisht nuk u hodha, e kom të dokumentume)

Fatos Lubonja, në një shkrim për revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve

http://arkivi.peshkupauje.com/2013/07/fatos-lubonja-mbi-krimet-e-ramush-haradinaj

Lexoje vete si shprehen kosovaret për Ramushin (shko tek komentet në fund)

As une . Kemi zotin dhe arkiven e peshkut shahite :smile:
Nashi qe ky e uck-ja kane (mund te kene bere) gjera qe s’duhej ti kishin bere nuk perjashtohet.por Kane qene veprime ne kushte vetmbrojtese te nje popullsie nen kercenimin e spastrimit etnik .ne te njejten menyre si psh luftetaret e rezistences francese mund te kene vepruar kunder personave te menduar si te lidhur me gjermanet gjate WWII fajesia e te cileve mund osé mund te mos kete qene e provuar.keture qeveria e kosoves duhet tu dale per zot duke krijuar nje agjenci e cila te jape asistence ligjore e gjuthshka duhet per tu mbrojtur ne gjyq por te mos jene ne pozita ku te mbajne peng kosoven .

interesant te dihet si eshte ekzekutu urdhri nga policia franceze, nis nga formulimi i kerkeses per arrest nga ajo serbe. E para e njeh Kosoven si shtet me vete me ate emerim, besoj (Kosovo/a). Nderkohe qe Beogradi zyrtar e njeh si entitetin e vet, nen mbikeqyrje te perkohshme te OKB. A nuk ka nje kontradikte ligjore qe ketu? sepse nis nga qendrimi zyrtar, Beogradi nuk mund te kerkoje “arrest te shtetasit kosovar, Ramush Haradinaj” dhe sikur te kete kerkuar ate qe mendohet, pra arrestin e “shtetasit serb (me kombesi shqiptare), Ramush Haradinaj” kjo duhet te jete e pazbatueshme nga nje shtet qe njeh Kosoven dhe passaporten kosovare

@STALKER, ajo qe thua me lart per qendrimin e ppu ndaj tij, nuk ka lidhje me per cka akuzohet nga Beogradi

“Haradinaj, subjekt i këtij Urdhër Arresti është hetuar, gjykuar dhe gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi, me seli në Hagë, një autoritet gjyqësor ndërkombëtar i posaçëm që ka marrë një vendim për pafajësinë e tij, pas një procesi të gjatë e të drejtë, në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare të drejtësisë penale.

Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale është në kundërshtim të hapur me këto parime dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe, në këtë rast, një precedent që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, vë në dukje Tahiri.

Ministri nënvizon se Urdhër Arresti ka gjithashtu probleme formale dhe proceduriale, duke renditur 3 prej tyre.

“Në këtë Urdhër Arrest, z. Ramush Haradinaj konsiderohet ende shtetas i Republikës Federative të Serbisë dhe Malit te Zi, entitet shtetëror i cili ka pushuar së ekzistuari që në vitin 2006;
më lejoni gjithashtu t’Ju rikujtoj se personi subjekt i Urdhër Arrestit ndërkombëtar në datë 6 qershor 2005 është ndaluar më parë nga autoritetet sllovene bazuar në të njëjtin Urdhër Arresti dhe është liruar menjëherë pasi autoritetet e kanë konsideruar atë si të pazbatueshëm; është e nevojshme gjithashtu të rivlerësohet nëse Urdhër Arresti ndërkombëtar plotëson kriteret e përcaktuara nga neni 3 i Kushtetutës së Interpol nga Konventa Evropiane për Ekstradimin”, pohon ministri i Brendshëm shqiptar në letër

leter interpolit - anulloni urdherin e arrestimit per haradinajn

Ligjerisht Franca e njeh edhe serbine me kushtetuten e saj (qe ka Kosoven ne preambule).

nuk besoj ky arsyetim aplikohet ne instancat qe marrin vendime ligjore. Franca, ose cilido shtet tjeter, nuk mund te mos njohe ose jo nje shtet, sa here kushtetuta e ketij te fundit amendohet duke pas ambicie territoriale. Fakti paresor eshte qe Franca njeh Serbine ne kushtet e kufirit te njohur sot nga vete ajo ku Kosova nuk perfshihet sepse njihet si shtet i pavarur dhe qytetaret e saj, si kosovare. Nejse, kjo ishte per t’u ngacmu sepse jam i sigurt qe kerkesa i bindet patjeter kornizes ligjore qe mundeson arrestimin, perndryshe, do ishte gomarllik i klasit te larte

Eshte interpoli qe nuk njeh Kosoven si shtet, i bie qe e njeh si pjese te serbise, pastaj Franca qe si pasoje zbaton interpolin etj.

Ajo për c’ka ai akuzohet nga Beogradi, për mendimin tim, nuk ka lidhje fare pse eshte arrestuar nga Franca (vend kryesor qofte në Kfor qofte në Unmik- dmth vend qe i ka dosjet kapice për Ramushin apo vellezerit e tij). Keshtu qe në fakt, arrestimi i tij në France ka lidhje (shume biles !!) me ate qe kemi fol dikur tek peshku