Fytyra e Francës së ardhshme

Mos ju sul kabunisë me lugë m’dorë, pa dalë tava n’mes t’sheshit - or ACDC!
Po na the se:

pa na e thuaj: nga ç’vit më ç’vit? Sa për dinamikën në ngritje të vazhdueshme - në të vërtetë, ajo ka arritur ngopjen. Baza e saj elektorale llogaritet me max. 25% - gjë e cila s’është aspak e neglizhueshme, po të jap të drejtë në ket’pike! Cka ajo arrin dhe grabllon në turin e dyte (po qe se shkon deri aty) - janë thjesht protestuesit dhe të zhgënjyerit e të tjerëve.

P.S: pesë vjet më parë, po e njejta goce Le Pen, mbeti m’tur të parë me 17,5%.

Numuri i te pakenaqurve gjithmone ka per tu ngritur, nese klasa politike vazhdon e sillet me arrogance ndaj njerezve te thjeshte,sic eshte sjelle deri tani.
Nese tani Le Pen eshte ne 40-45% ne raundin e dyte,nuk eshte cudi te kaloje 50% ne te ardhmen.

Ajo qe dua te them eshte fitorja e Mark Rutte ne Hollande ne vend qe te shikohet si fitore e Pirros,vazhdon e quhet si fitore madheshtore.
E njejta gje vlen edhe per kuotat e Le Pen.
Ti thua ka arritur piken e ngopjes.
Ashtu qofte,por une them se nese klasat politike ne France,Hollande apo edhe ne SHBA nuk merren me problemet e njerezve por vazhdojne sillen si elitiste,Trumpi do te jete deri ne 2024 dhe Wilders dhe Le Pen do ta vazhdojne te fitojne terren dhe pse jo edhe te marrin frenat e Frances dhe Hollandes ne te ardhmen.

ACDC, fatkeqsisht ke te drejte nga pikpamja e ritmit te universit, ose sipas Teorise se Pallimit Universal, ty te ka ardhe dita me pallu, siç i ka ardhe dita Stalkerit me u pallu nga fashistet dhe qelbesirat (qe tani doli qe nuk qekan njesoj si kategori sartriane dhe pasoliniane, a mund te na e thush se perse Stalker?). fatkeqsi akoma me e madhe eshte se ti (me shoke shume) je me drrase mangut (çfare te mungon i ka Stalker, dhe anasjelltas drrasat qe i mungojne Stalker i ke ti), e ke menjen vetem me pallu, e me pallu komunistat. Ti nuk ve re qe çfar ndodh ne USA eshte vazhdimsi e pallimit te natyrshem bipolar anglosakson, ndersa ne France eshte gje tjeter, sepse vendoset fati i Evropes. Do kete apo nuk do kete Evrope? Kjo eshte çeshtja e ketyre zgjedhjeve!

Un e kuptoj nevojen tate per te pallu, aq me teper sepse jam fuks 5-leksh me Kallom ne dore, por mendo se ti i perket nje populli qe ka 30 vjet qe po çaperlohet te hyje ne Evrope qe potencjalisht nuk ekziston me, sepse eshte katandis ne nje shprehje gjeografike. Si nuk vere re palloshllekun tend kur pretendon orientim oksidental te Shqiperise, mburrje qe jemi fut ne Nato, sharje islamikeve dhe komunisteve qe nuk mund te integrohen ne Evrope, e nga ana tjeter mbeshtet nje force politike qe po te fitoje do ta shkatrroje edhe formalisht Evropen. Mir qe pallon, por ke ndonje vizjon tjeter se si mund te riorganizohet ky kontinet qe ka nje histori formuese shumeshekullore, e çeshte me e rendesishmja per ty si patriot i moth: nga tja mbajne shqiptaret? Te lidhen direkt me Trumpin? Te behemi Shtete te Bashkuara te Amerikes si ishujt Hawaii?

ahaaha, :grinning: me pelqeu shum si asoscioni midis termave Asamble Kombetare dhe gruas dhe kalamojve.

Ne shkrimin tend vura re qe jane ne hetim dy kandidate te djathte, peveç qelbsines ne fjale, edhe pe të Lepenëve. Qe ne fillim desha me t’pyt si mendon, ne se eshte koincidence apo gje tjeter? Por e lashe mos me dal fashiste trima!. Tani qe e permende vete si komunist trima!, na thuj ndonje gje, si mendon kete pune?

vizhdimi:

kshu qe, fale presidentit aktual Hollande (i pari president francez qe nuk rikandidon për nje mandat të dyte), ndodhen dy ‘mrekulli’:

  1. Dalja në drite e nje kandidati nga rradhet e socialisteve (ish Ministri i ekonomise, 39 vjecari Macron) por qe krijon nje force të re politike, kryesisht me orientim politik te qendres, fenonem krejt i ri në France për zgjedhjet presidenciale
  2. Plasja e peshkut, dmth e skandalit Fillon, kandidatit të se djathtes (të cilit deri në janar sondazhet i jepnin 30-32% të shanceve në raundin e parë !!) nepermjet gazeten satirike (dhe të vetmes gazete realisht investiguese në France) “Patoku i lidhur me zinxhire”) gje qe i zbriti shancet e tij nga 30 në 18-19%.

Thene ndryshe, keto zgjedhje, në thelb, kanë të bejne me nje dhe vetem nje emer të vetem: Fillon, kandidati i se djathtes, ultra-favoriti i dikurshem i ketyre zgjedhjeve, programi i të cilit ishte (dhe eshte) kur therret qameti: anti-social në dhimbje (për shembull: i vetmi kandidat qe propozon rikalimin e javes se punes nga 35 në 39 ore, por të paguara si jave 35 oreshe !! -sa për shpjegim: në 1999, java e punes në France kaloi nga 39 në 35 ore, të paguara sigurisht si 39. Fillon qelbesira JO vetem propozon rikthim në 1999, por edhe rroge 35 oreshe :scream: - e gjitha kjo e justifikuar me demek borxhin e Frances, politiken e austeritetit qe na qenka e paevitueshme etj etj etj).

Shkurt, vota Le Pen, në France, të gjithe e dine se eshte votë-gogol, pra sa për të frikesuar, sepse të gjithe e dine se fashistja në fjale nuk mund ta fitoje raundin e dyte, cilido qofte kundershtari i saj.

Keshtu qe i vetmi objektiv i atyre qe kanë ende ty parà mend në koke në France, qe prej janarit, ishte shpartallimi i kandidatures se Francois Fillon, rreziku i vertete i Frances, programi i të cilit ishte (dhe eshte) thyerja me dysh e stofit social, dmth njerezor të nje vend fort të ekuilibruar si Franca. Për fat, ky qelbesira (qe deri para 3 mujash hiqej si kandidati me i ndershem dhe me i moralshem i ketyre zgjedhjeve!!) kish 32 vjet qe paguante Penellopen, gruan e tij, si asistente parlamentare (juridikisht, gje plotesisht e mundshme) por qe s’kish bere asnje ore pune të vetme (s’kish vene kemben në Parlament qofte dhe nje here të vetme në 32 vjet!!). Skandali “Penelope” u shoqerua nga hapja e hetimeve dhe prokuroria po heton: 5 akuza janë ngritur tashme. Po u zgjodh president, Fillonin nuk e gjen gje për 5 vjet. Po nuk u zgjodh, e presin të pakten 3 vjet burg.

Për ta mbyllur :
JA nje foto e 4 sondazheve kryesore të realizuara të premten e kaluar (dje, të shtunen ishte heshtje elektorale)

stalker ; " … Fillon, kandidati i se djathtes,… i vetmi kandidat qe propozon rikalimin e javes se punes nga 35 në 39 ore, por të paguara si jave 35 oreshe … "

Po pse e quan reforma te dhimbshme, reforma anti sociale, nderkoh qe Gjermania e ka bere nga 38-39 ore java ne 41-43 ore java, pra duke e shtuar 3-4 ore pa pagese, por, por, por duke ua indeksuar me % e inflacionit, gje qe dmth qe per 3-4 vjet rroga iu rritet e iu shkon tamam tek oret qe punojne.
Ju francezet jeni mesuar byth-pambuk, jeni mesuar me gjith ato te mira sociale e tani hidhni vickla.

Në Gjermani 1/5 e miletit punon 18-20 ore në jave, pra pune-koti (me gjys kohe) gje qe bën qe papunesia, në dukje, të jete më e ulet se në France.

Zgjidhje-mizerabiliste

Stalker, emri i gazetes te perfolur Le Canard Enchaîné, ka shume lodra fjalesh brenda, e nuk perkthehet literalisht siç perkthen ti vetem “patok”, por edhe “qelbesire”.

dmth ti tere kete gjurulldi e shpjegon me 35-oreshin francez?

ndonje shpjegim se pse ndave termin “fashist” me “qelbesire”?

Para nja 2-3 vjetesh, nje shoku i punes afrikan, morri nje leje te çuditeshme, do i lindte gruaja ne France.

  • Po pse nuk lind ketu ne Belgjike gruaja, hajvan,- i thashe,- ç’ne deri ne France.
  • Eh Pjero, - me tha, - ju albanezet nuk kuptoni, juve jeni hajvan, Franca i ka gratis te tera sherbimet spitalore dhe shume sherbime te tjera.
  • Nuk ka mundesi,- i thashe, - Belgjika, Gjermania, Skandinavet, blloku anglo-sakson ka sherbime sociale te persosura.
  • Eee, dukeni qe jeni mbrapa ju albanezet, - me tha duke qeshur. E ne fakt me treguan edhe te tjeret qe Franca kish shum sherbime sociale gratis e me mire se Belgjika, Gjermania, etj. Mirpo lind pyetja; A e perfiton sherbimin social nje i paregjistruar. Joo.
    Mirpo zezaket, shume syresh, regjistrohen ne disa shtete e marrin social.

Presim lajme te mira sot nga Franca

Po mundohem ta ngjis ne krye por s’po ia dal.

“…programi i të cilit ishte (dhe eshte) thyerja me dysh e stofit social, dmth njerezor …”

Po e mori ne dore pushtetin bankat ose biznesi (si ne usa me Trump) shtresa e mesme do e paguaje kete me cmimin e egzistences e saj.
Ne kohe te krizes usa pati fat me nje si Obama politikat e te cilit u kujdesen me te madhe per ruajtjen e konsistences se kesaj shtrese.
Po ndoshta jo dhe aq fat, sepse shoqeria interesaxheshe kur e sheh veten keq therret me vrap te majtet per qeverisje. Sa e merr veten ngapak harron c’ndodhi dhe fillojne hedhin shqelma te djathtet. Berisha ne 2013 iku e la vendin pa nje kacidhe ne arka, borxhi firifiu, “rritja” ekonomike zbriti plumb pertoke, s’kish leke te paguante kontraktore e biznese private qe i kishin bere punet.
Tani hapin syte cakallet e PD si po punon e majta, si po merr fryme e gjallerohet ekonomia njerezit dhe vendi, si po krijohen resourse e kapital. Dhe ju hypi nepsi prape per karriget qe kishin hajdutshe

E zgjidha, Blend. Hmm, jo… nuk punon për faqen e parë, vetëm për “Më të fundit”…

The Telegraph


› News 9 min ago

French election 2017: Marine Le Pen leading the race as polls open

Polls have opened in the first round of France’s most unpredictable and high-stakes presidential election in decades, with far-Right leader Marine Le Pen and the maverick centrist Emmanuel Macron leading the field.

A Le Pen victory could lead to the collapse of the European Union, experts warn, but after the victory of Donald Trump in the US and the Brexit vote in the UK, most agree that there is no safe bet in the French race.

Vallaj, megjithse pak e mundur te ndodhi, francezet e kane treguar historikisht qe e kane nje drrase manget si ACDC korçari prej Parisit te vogel, ose si Stalker prej Parisit t’Moth. Biles nganjehere kane treguar qe i kane tere drrasat e dyshemese manget.

Urime znj.LePen.
Kongratulejshens

Urime dhe francezvet

Esencen e ketyre zgjedhjeve e ka permbledhur Shoku Spiri:

Le Peni - te fitoj apo te mos fitoj. Kjo eshte ceshtja.

po fitoi ajo, fillon nje epoke e re per historine e europes dhe te botes. po humbi, gjerat do jene si me pare.

te tjerat qe jane shkruar ne kete artikull me barinj dhe mekanike jane pordhe.

Mire e ke thon ti bashke me Shoku Spiri, problemi eshte se si do jete kjo epoke e re e historise dhe e botes, sepse ka ndodh edhe qe u hap nje epoke e re e historise ne Tetor te 1917-tes, qe e mbyllem ne fuksat 5-leksha me kallom ne nentor te vitit 1989, pa treguar ndonje ide o vizjon te ri perveç Kallomit.

Pra ka me t’modh se Shoku Spiri:

Po fitoi vetem Le Peni,
pa treguar qe fiton gje tjeter mbi Le Penin,
atehere ka fituar Le Penisi! - i Modhi :grinning: