Fytyra e Francës së ardhshme

Edhe Le Pen ne karamanjolle, bashke me kurven inglize Zhan D’Ark per te cilen votojne femen!

Pa nje entitet artificial si BE-ja, do te kishim njohur edhe nje L3B, pse jo edhe nje L4B.

Ouch as ne France nuk fitojne dot komunistat, deshen me fitu ne Ameriken e endërrave!

Ky qe fitojti eshte kshu kostum tutash komplet apo vec e vec?

Ose po deshe në menyre me të permbledhur : Le Pen (21%) mund të marrë, në raundin e dyte, gjysmen e votave të se djathtes (19 : 2 = 10%). Pra JO me shume se 21+10= 31%. Për tu treguar zemergjere : 35%.

Turi i dyte : 65-35 për Macron.

Stalker,

nuk është ndonjë ngushëllim i madh që e Djathta tradicionale nuk gendet në turi e dytë - është e vërtetë, qysh prej krijimit të Republikës së Pestë (1962)/
Po ashtu, nuk është ndonjë sukses i madh që Macron shkon në turin e dytë - nga momenti që ai s’është aspak përfaqsuesi natyror i të Majtës.

Franca gjendet në një situatë të pajetuar - e djathta ekstreme antievropiane e Lë Pen do të ndeshet me një grupim forcash të udhëhequr nga libaral-socialisti Macron, që bashkon pa përjashtim të gjithë konformistët kolltukofagë (ndryshe - dashnorët e përlyer të pushtetit të të gjithë horizonteve).

Ndryshe, këto zgjedhje ishin një sfidë dhe një dështim për konceptin francez puro dyfelor - “peuple de droite” dhe “peuple de gauche”.

Keshtu dhe keto grafiket e bukur perfaqesuan Brexit dhe fittoren spektakolare te Clinton kundrejt koqes Trump…Kupto nje fakt, se ka ik koha e grafikeve prandaj pervish ushkuret se Realiteti i Republikes se Peste me Le Pen si Presidente eshte me afer se kurre

Xixe të thash me lart : beji duvà Hollande-s (qe “krijoi” Macronin dhe Penelopen ;)) perndryshe mos harro qe në janar sondazhet i jepnin Le Penit 30 dhe Fillonit 28%.

Në 7 maj Franca do të kete për president dike qe para dy-tre vjetesh as emrin nuk ja kish degjuar (e le më të mendonte qe do ishte presidenti i saj - mos harro qe babai i kesaj kurves, pra Jean Marie Le Pen tha para 6 muajsh qe Macron as 4% nuk mund të marrë) dhe kurva në fjale do shkoje në burg ( dhe 10 vjet heqje të drejte elektorale)

Nuk janë sondazhe Arto, janë rezultatet e socme.

:joy::joy:

1 Like

Gjithe ajo France e nxjerr rezultatin ne 2 ore.
1.5 milion vota ne Albanistan duan 4 dite te numurohen…

2 Likes

Jo jo, nuk e nxori në dy ore. E nxori fiks në 8.00pm, në sekonden qe u mbyll dhe qendra e fundit e votimit në France

4 dite te numerohen , dy muaj qe te certifikohen e 4 vjet qe te pranohen nga pala humbese … kot nuk e tha bismarku se nuku behet komb me cobene hajdute qe s’dine te bejne shtet…

4 Likes

Stalker,
të falemnderoj për këtë ndriçim që po më jep.

Më vjen keq por s’mund të të jap të drejtë - Hollande nuk meriton asnjë duva. E vetmja gjë që meriton është përçmimi.
Të çosh në hale të gomerëve një parti të tillë si ajo Socialiste ku ai ka qenë Sekretar i Pergjithshëm gjatë një dhjetëvjeçari (vetëm 6,9% të zgjedhësve për zëvëndësuesin e tij - a imagjinon? 6,9% si në epokën e Gaston Defferre - këtu e 70 vjet më parë) -, më vjen keq, por s’mund ta konsideroj si një arritje… është thjesht në dështim i mjerë!

Sa për atë që më rikujton, nxjerrjen në shtyp të “skandalit Fillon - burrë e grua - François dhe Peneloppe” - ndryshe, kontributin e tij në pastrimin e herizontit politik francez nga një qelbësirë…
Më thuaj të lutem, përse Presidenti priti pragun e zgjdhjeve për ta bërë? apo se i interesonte, atij dhe klikës? Përse nuk e bëri qysh në rrënjë - këtu e 5 - 6 vjet më parë?

Ndryshe, përse një President i Republikës duhet të verë në lëvizje mekanizmat e spiunllikut sigurims në dëm të kundërshtarëve të tij politikë, nga njera anë,dhe të bëjë sikur s’sheh nga sytë (dhe s’dëgjon nga veshët) kur është fjala për qelbësirat që bubrrojnë nën hijen e tij (Cahuzac et compagnie…)… ?

pyetje, do e kishe perkrahur nje kandidature tjeter politike mjafton qe te mbeshteste daljen nga BE?

Ti nuk je dialektik ndaj flet keshtu. PS-ja e Hollande-s sonte mori 6.9% e Hamon-it por dhe 24% e Macron-it
:wink:

PS: Hollande-s i ra për rrisk periudha ndofta më e veshtire politike e Frances se ketyre 60 viteve të pas-luftes: terrorizmi islamist + ekstremizmi i djathte.

E papare si arriti t’ja dale në menyre kaq magjistrale (ky eshte patriotizmi, te tjerat janë pallavra)

ps2 : ai Cahuzac-un e gozhdoi menjehere. Eshte fakt.

Sondazhi i ri, i pari pas raundit të parë :

Raundi i dyte : Macron/Le Pen 62-38%

Blendo, c’te thashe më lart? :stuck_out_tongue_winking_eye:

40% eshte shume per Le Pen.
Nese Le Pen merr 40%fitore e Marconit eshte si fitore e Pirros,duke ditur qe Le Pen shkon e vetme.
Ne vitin 2002 i ati u kualifikua per ne turin e dyte dhe doli me 20% ndaj 80% te Shirakut.
Ne 2017 e bija merr dyfishin.
Nuk ka vend per shampanje,eshte per te vene duart ne koke.

Unë nuk jam dialektik, Stalker. Unë jam dogmatik. OK?
Shifrat që më përmend të japin të drejtë: 6,9 % (Hamon) + 24% (Macron) = 30,9%.

Më vjen keq sidoqoftë, të rikujtoj:

  1. Ku gjendet sot familja socialiste në krahasim me “Union de la Gauche” të Mitterrand, këtu e dyzet vjet më parë ( 1974), që merr qysh në tur të parë 43,2% ?
  2. çfarë ka magjistrale kjo manovër kur partia që ai ka udhëhequr gjatë 15 vjetësh (PS) merr vetëm 6,9% të mjera (dhe të përmjera po shtoj nga pas) ?
  3. në ç’skaj të tavës gjendet ideali socialist në një grumbullim politik pragmatist alla-Macron?

P.S: sa për rriskun, Hollandit i ra mbi krye një përgjegjësi që s’ka qenë i zoti ta përballojë - pasi s’kishte as qëllqet - apo kryqet, as edhe loqet - apo topet!

Kushdo qe fito nuk na hy ne pune.
America first, MAGA, flm Z. Trump.

2 Likes