Fytyra e Francës së ardhshme

Prap me parashikime 60%-40% e ? :smile:

2 Likes

Amen to that Zeqo

2 Likes

Kur kohet janë të keqia, objektivi kryesor mbetet mposhtja e fashizmit. Më të gjitha mjetet (dmth, edhe me vote). Tout ce qui affaiblit Marine Le Pen est bon, tout ce qui la renforce est mauvais.

Allons Stalker, ne nous prends pas pour des imbéciles!

Nuk jemi në vitin 36’, me Frontin Popullor,dhe aq më pak, Hollande nuk është Leon Blum!

Në se je aq antifashist sa thua, a nuk mendon se do të ishte më e ndershme dhe parimore nga ana e socialistëve bythmutër që i ke aq për zemër, të largoheshin të dhjerë por ama burrërisht nga skena e turit të parë, dhe t’i bashkoheshin kandidaturës Mélenchon, në vend t’i vidheshin përgjegjësive, duke fryrë pas skene tullumbacen socio-liberale Macron?
Apo kish frikë Hollande se i binin brekët - bashkë me koqet përtokë?
A nuk mund të imagjinosh të paktën në ëndërr se ai farë socio-komunisti Mélenchon do ta kish dërrmuar fashisten Le Pen një herë e mirë dhe përgjithmonë - shumë më me efikasitet se sa gigolo Macron, me bandën e tij të toquard-ëve?

Më kryesore ende:
Argumenti anti-fashist nuk qëndron aspak pasi - edhe duke përjashtuar kandidaturën alter-evropiane Mélenchon, çdo kandidat tjetër përballë Le Pen-it (Fillon, apo Hamon), do të ish në gjendje të krijonte një konsensus dhe do ta kish nxjerrë nga skena Marine Le Pen, apo jo?
I vetmi skenar që lidhet me Macron - dhe që justifikon hipotekën Hollande, është ai i vazhdimësisë së hollandizmit në një formë tjetër, më perverse.

Ne studio te tilla e ka vendin Pjeri.

Per ke votuan ‘francezet’ e peshkut??!

edhe lulzim basha i ka hipur nje ndershmeri e madhe keto kohet e fundit, pothuajse nje argument si ky juaji debaton kunder socialisteve ne qeverisje, xixa, megjithe respektin per ju

gruan e paska memen e tij ne moshe macroni :grinning:

E sigurte qe zhardin ka votu per femen La Pucelle d’Orléans, qe sipas Stalker eshte kurve, eshte edhe hajdute qe ka vjedh paret e Assamblese Kombetare me ja dhone burrit dhe kalamojve, dhe ka ndermend te heqe asistencen sociale per ekstrakomunitaret antifashiste qe shkrujne libra me t’pallume dhe shkojne ne sinema porno muvi me paret e Frances.

Korriks,

Argumentat e “ndershme” të Bashës në debatin kundër socialistëve të Ramës janë thjesht konjukturale:

  • marrja e pushtetit me rruge antikushtetuese.
    Në këtë fjalën e vënë në thonjëza fillon dhe mbaron ngjashmëria me rastin francez, i cili u zhvillua nëpërmjet kutisë së votimit dhe jo të çadrës.
    Përfundimisht, anipse kandidatura Macron lindi si produkt i kancelarive partiake, vulosja e saj u realizua në rrugë ligjore, me votën e zgjedhësve dhe jo me atë të militantëve, sikundër kërkon ta realizojë Basha.

Jam shume antifashist dhe prova eshte fakti qe, elektoralisht, 19% (Mélenchon) + 6% (Hamon) nuk bejne kurre = 25%.

Ne pamje te pare, ke plotesisht te drejte (shifrat jane fiks keto qe ti citon).
Por eshte shume here me e ngaterruar se kaq.

Ne 2002, mos harro qe plaku Le Pen kish perballe Shirakun, kandidatin e te djathtes. Sot, e bija e Le Pen, ka perballe kandidatin e (pothuaj) te majtes (Macron).

Nga ana tjeter, Fillon, kandidati i te djathtes (familja me e madhe politike ne France!!) mezi doli i treti, me 19.8%.

Qe do te thote: po te mos kish ndodhur skandali Fillon dhe ky te kish dale ne raundin e dyte (me siguri, do merrte tek 30% që ne raundin e pare!!), Le Pen nuk do te mund te kalonte kufirin e 20%. Thene ndryshe, mbreme Le Pen ka marre jo pak vota nga e djathta e Fillon-it, nga ata qe u zhgenjyen me imoralitetin politik te ketij te fundit.

Thene akoma edhe më ndryshe: qofte i ati, qofte e bija, kane patur dhe kane nje elektorat qe, ne fakt, nuk i kalon 18-20%. Pjesa tjeter, eshte pasoje e rrethanave elektorale (mos harro pser shembull qe, ne 2007, plaku Le Pen nuk mori veçse 11% te votave, ndryshe nga 2002-shi ku mundi te kualifikohet ne turin e dyte duke marre 17%. Pse ? Po sepse ne 2007, Sarkozy ofroi nje program aq te djathte sa ja kishin zili dhe ekstremistet e plakut Le Pen!! Dhe votat shkuan tek Sarkozy)

Pra ekstremi i djathte (qofte i ati, qofte e bija), jane si ato vazot komunikuese me te djathten klasike : i marrin elektorat njera-tjetres. Por ne thelb, elektorati i vertete fashist, ne France, nuk i kalon 17-18%.

A eshte per te hapur shampanje? Sigurisht qe jo! Thesht desha te te shpjegoj qe gjerat jane shume më komplekse

Edhe një herë gabohesh dhe është pikërisht ky anti-fashizëm që të ze sytë:

Logjika më e thjeshtë thotë se 19% (Mélenchon) + 6% (Hamon) > 25%, nga momenti që kjo lloj aleance e ngritur mbi parimet dhe e afishuar si alternativë kundër hollandizmit të afereve dhe të kuzhinës elektorale do të kish tërhequr pas vehtes edhe një pjesë të elektoratit socialist që rendi pas Macronit pasi që nuk arrinte t’i njihte asnjë shans fitoreje Hamonit që kuturisej i vetëm në shkretëtirë…

Le që edhe sikur ajo shumë hipotetike të ishte jo 25% por vetëm 22% do të ishte plotësisht i mjaftueshëm për të thërrmuar klanin Le Pen!

Në këtë mënyrë, s’ke nevojë aspak të bësh llogaritë e të djathtës kur e majta e të gjitha ngjyrave zotëron një potencial elektoral që e tejkalon 50%. Mjaft të gjenden formulat adekuate dhe të sheshohen tangërrliqet - gjë e cila nuk arrihet vetëm me pazarllëqe të stilit: voto për mua se do të të fal parësinë në 20 zona elektorale aty tutje…

Sa për shampanjën, aty të jap plotësisht të drejtë. As një shishe birre nuk ja vlen të hapësh…

Kjo eshte oksimore e paster. Vetem antifashizmi nuk mund ti zere syte dikujt. Antifashizmi eshte drite (dhe jo erresire).

ps: edhe nje here: leri llogaritjet. Në zgjedhje, 19% + 6% jo vetem qe nuk bejne 25%, por as 22%. Mund te bejne edhe thjesht 19%.
Dua te them: nuk eshte pune mbledhjesh. Njoh plot votues qe, nese Hamon (PS) e terhiqte kandidaturen e tij, simpatizantet e tij ose do abstenonin, ose do ja jepnin voten (util) Macron-it. Te njejten gje mund te thuash edhe per 4.7%-shin e kandidatures tjeter te djathte, asaj te Nicolas Dupont-Aignan: nese ai do te terhiqej nga gara, votat e tij nuk ishte kurrsesi e thene qe do shkonin tek Fillon. Simpatizantet e tij mund te abstenonin ose votat mund ti shkonin Le Pen-it.

Nuk eshte (vetem) mbledhje (ose zbritje) nje election. Eshte politikë, se pari.

se pari: politika eshte kurve, e kan thene te paret dhe vertetohet edhe tani ne kete diskutim ku deri edhe shifrat dredhin bishtin!

se dyti: teper drite te verbon me teper se erresire!

se treti: … prit i çik se duhet i çik kohe me e gjet te treten.

he e gjeta:

E un sole nero, nello spazio, inghiottirà il sole, la luna e tutti i pianeti che girano intorno al sole. Ricordatevi che, quando prossima sarà la fine, l’uomo viaggerà nel cosmo e dal cosmo apprenderà il giorno della fine. E l’uomo si ricordi che molte superbe e ricche città, proprio quando l’uomo si crederà padrone del cosmo, faranno la fine di Sodoma e Gomorra - Giordano Bruno.

1 Like

Oksimorë vërtet, por sidoqoftë, pastërtia e militantizmit antifashit mbetet çështje vështrimi.

Jam krejt i bindur se ata miqtë e tu votues që rendën pas fitores “të sigurtë” hollandiane do të jenë të parët që do braktisin anijen Macron, duke mallkuar vehten që i bënë besim jo syve të tyre por hundës së një bankieri, për të cilin paret - ngadoqë vijnë - nuk mbajnë erë të qelbët!

Me sa duken bathet, e majta europiane pas nje dekade po i rikthehet tony blairizmit, eksperimenti Rama doli me sukses, i dyti eshte ky
Projekti mund te kete arnime te reja po modeli eshte po ai.

1 Like

La lumière est l’ombre de Dieu.

Le jour de la conscience forme un entre-deux entre la nuit lumineuse de la surconscience et la nuit ténébreuse de l’inconscience - Henry Corbin.

Ngjajshmeria me Bashen (por dhe me logjiken e kahut te djathte ne shqiperi), xixa, eshte se refuzojne te lejojne te majten te egzistoje ne grade te ndryshme te spektrit politik (sic parimisht eshte dakordesuar nga sistemi) dhe e pranojne ose konceptojne ate vetem si ekstrem:

“Në se je aq antifashist sa thua, a nuk mendon se do të ishte më e ndershme dhe parimore nga ana e socialistëve bythmutër që i ke aq për zemër, të largoheshin të dhjerë por ama burrërisht nga skena e turit të parë, dhe t’i bashkoheshin kandidaturës Mélenchon, në vend t’i vidheshin përgjegjësive, duke fryrë pas skene tullumbacen socio-liberale Macron?”

Per reference, permbledhjen e sakte e ka dhene albano