Fytyra e Francës së ardhshme

Nuk besoj se eshte çeshtje zgjedhjeje modeli (strategjie) se sa taktike (rrethanat).

Ne politike, sikurse ne jeten e perditshme, ka gjithmone nje kontradikte kryesore, sikurse ka dhe kontradikta dytesore. Mendoj se Hollande, president socialist por fort i holle ne politike (edhe pse bashing-u i te djathtes ndaj tij ne keto 5 vjet ka qene shume i suksesshem!!) kuptoi se Franca, alas, ishte shume djathjtas (sikurse edhe shume vende te tjera europiane por dhe te mbare botes -per mua shpjegimi kryesor eshte ajo qe quhet rendon “renia e komunizmit”, por ky eshte tjeter debat). Dhe kuptoi se, per sa i perket shoqerise franceze, situata karakterizohet jo vetem nga nje fashistizim gjithe e me i madh i saj (djathtas e më djathtas), por mbi te gjitha nga fakti qe vete fashizmi po ofrohej si zgjidhje e krizes se kapitalizmit (ose e demokracise perendimore, ose e … - mund ti vesh emrin qe do, problemi mbetet i njejte). Para nje viti, Le Pen ishte tek 33-35% në sondazhe, dmth që, ne raundin e dyte padyshim qe do fitonte: Le Pen ishte perfaqesuesja kryesore e kesaj ‘zgjidhjeje’.

Qe nga ky moment, cilado qofte taktika per evitimin e nje katastrofe te tille (sigurisht, pati edhe tentativa te tjera, per shembull kandidatura e Mélenchon, komunist i moderuar, por ja qe tendenca majtiste ne France nuk eshte aq e forte dhe ai mezi mori 19%, edhe pse e filloi me 10-12%), eshte e pranueshme, sepse ka te beje me kontradikten kryesore: gjithshka qe dobeson Le Penin dhe kliken qe ajo perfaqeson, eshte fitore; gjithshka qe e forcon, eshte humbje. Gjithska qe dobeson armikun kryesor (fashizmin) forcon kampin e qytetareve te nje vendi. Dhe anasjelltas.

Ose siç tha mbreme edhe vete Macron, “ne jemi kampi i patrioteve, kunder kampit te nacionalisteve” (që ne pikershikimin tim, me sakte do ishte “ne jemi kampi i nacionalisteve kunder kampit te fashisteve”, por siç thashe qe ne fillim, semantika nuk ka fort rendesi ne kete rast; rendesi ka konstatimi i kontradiktes kryesore dhe bashkimi per t’ju kundervene në bllok fashizmit; fashizmit jo më si gangrenë, por si nje hop ‘cilesor’ qe ndryshon natyren e shtetit, institucioneve, biles edhe te vete ekonomise.

1 Like

Po sigurisht, dhe une me teper modlin e cilesova si pasoje e zgjedhje te detyrueshme ndaj zhvillimeve ne evrope, tendences ekstrem i djathte, si pasoje e krizes globale pasi biem dakort qe ekstrem te majte nuk ka.
Pa harruar qe dhe ton blairizmi lindi si pasoje e thacherizmit ne ekonomi, pas 90 tes.

1 Like

jashte teme, cfare eshte opinioni per Robert Hamer?
televizori i dha dje Father Brown 1954.

Krejt i panjohur. Besoj pa asnje vlere

dukej rob qe eshte lodhur goxha.
por mundet te mos t’ia kete dale megjithate, s’domethene…