Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

Gezuar te gjitheve! @Alba2265 ne korrik 1913 eshte njohja ne bllok e fuqive te medha e Shqiperise, ne e shpallem ne nentor '12. Kurse @anon64581289 akoma nuk e ka dalluar qe ka dhe shqiptare te krishtere. Hajd se mbase e zbulon vitin tjeter :smiley:

1 Like

Ato qytete nuk i ndertoi turku por pashallaret shqiptare …psh Berati eshte ndertuar kur ishte nen sundimin e Ahmet pash Kurtit nga Ngureza e Lushnjes …(natyrisht me arkitekturen e kohes ,nga ata ishin pushtuar )
Austria per aq pak sa ndenje investoi ne infrastrukture ,arsimim ,administrate etj .Rruget e para ata ti shtruan …per asmilim dhe myslimanet jane asimilu …ne turq e boshnjake …ortodoksit greke e maqedonas …

shqiptaret e krishtere, kur nuk ekzistonte shqiperia nuk e quanin veten shqiptare, thote nje francez kur erdhen themeluan Republiken e Korçes.

pashallaret shqiptare jetonin ne qeverisjen turke. dhe titujt dhe leket i benin duke bere lufte per turkun. pastaj jane te vonshme shumica e shtepive qe shohim sot, s’kishte pashallare fare kur jane ndertuar.

dhe mos cito tekste shkollore pa llidhje. siç ben dhe alba. perdorni llogjiken me shume. tjetra sot e quan kitare elektronike, imagjino tani te marresh kallup te dhena te shkruara 100 vjet para. s’kane piken e saktesise.

Po si e quanin veten? C’thote ky frengu? Ka patur dhe shume myslimane qe e quanin veten turk ama, s’di a e ka cekur kete ky qe po kuoton.

dukeshin shqiptaret qe nga veshja thote ai. orthodokset visheshin ndryshe, dhe shumica ishin arumune. ne kohe te enverit dhe mbylljes se kufijve, u perzien nga martesat, dhe tani jane bere shqiptare. por kur s’kish kufij shqiperia, nuk e mbanin veten te tille, kur te huajt i pyesnin se ç’jeni.

ndersa ajo Turq, ishte se ashtu kjo pjesa e krishtere, quante muslimanet. ndersa ata vete se mbanin gje veten per turq, qe dalloheshin po ashtu qe nga veshja, e kishin ndryshe. ndersa ata qe i thoshin vetes turq, ishin turq. shumica iken kur turqia u terhoq nga ballkani. por nuk kishte shume turq, se ndryshe ne nuk do te flisnim me shqip fare, do ta kishim humb gjuhen.

Po se ka taku arumune ky tipi s’do me thene qe s’ka patur shqiptare ortodokse. Pastaj u thu njerezve te mos flasin si ne tekste shkollore kur vete ke gjet ndonje rresht ne ndonje qoshe dhe na e sjell ketu si vlere te madhe. Po katoliket i ka taku frengu? Pa mire ortodokset ishin te gjithe arumune.

2 Likes

Po kosovari pse nuk shkoi tek ambasada apo konsullata e kosoves ? apo hajt hajm qyl tek vllaznit :stuck_out_tongue:

une citoj AUTORE, (s’eshte tjetri historian por Gjeolog, qe punonte per ushtrine franceze, me vjedh mineralet qe mund te gjendeshin ne vendet ku shkelte ushtria franceze) jo tekste pa autore, siç jane ato te shkollave.

Ku e ke bere shkollen ti o kurreshtar i dijes, qe s’paskan tekstet autor :thinking::laughing:

1 Like

Po pse mer ti s’kishte pune tjeter ky gjeollogu qe merrej dhe me etno-folklor? Une do vazhdoj te lexoj sa me shume te mundem dokumente historike, ti vazhdo lexo gjeolloge hajdute franceze.

1 Like

nje qe i thote vetes autor s’ben liber per shkollat per femijet, por per lexues me me vlere. me te leçitur. dhe ka mendim me rigoroz tjetri. duket sa e lexon.

Pashallaret shqiptare vinin nga familjet feudale shqiptare …kemi qene me te zote se turqit per te ndertuar …kur erdhi per te na pushtuar i gjeten kalate qe i rezistuan …edhe ato ndertime qe kishte turku per vete , shqiptaret ja kishin ndertuar ,si ne kohen e perandoreve ilir ,vazhdimin e atyre bizantin e me vone me xhamija …
Faliminerit qe po me meso se si duhet ta shpjegoj historine lol mgjth ti dhe dikush tjeter edhe pse e urreni ,te mesoni se si eshte dhe se si duhet me e tregu …faliminers shume nuk merrem mo me ty …nuk jom duke u lodh …nuk ja vle se je i ditur goxha lol

ps e se harrova sa per dijeni historia bazohet ne referenca …nuk mund te tregosh historine ul tek bytha e ullinit e tu tymos i cinare dahon …

dokumentat historike jane shumica te fallsifikuar, se per histori te nje propagande te caktuar. ndersa nje gjeollog qe shkrun edhe per etnografi, duhet me i bere me shume besim, se s’ka qellim (interes) te beje politike kur shkruan. aq me pak kur teksti nuk eshte shkollor.

eshte si te lexosh historianet e kohes se Enverit, qe pregatisnin tesktet e shkollave, dhe ate qe shkrunte ne bodrum te shtepise, per t’i lene nje shenim historise. me lone nje veper, mos me i shku jeta kot.

e mira eshte qe te gjithe ti analizosh, mos me i marre kallup. çfare kane shumica te gabuar eshte analiza. por jo dokumentimi. kete e bejne sakte, sidomos te huajt. se jane punetore. nuk ja fusin me te degjume nga karrikja e tyre dmth, por shkojne ne terren dhe e shofin gjerat me syte e tyre. analizen pastaj mund ta kene gabim edhe keta.
e gjitha varet pastaj nga niveli qe ti vete ke. e tjetri e tjetri.

Po sa besim mund t’i jepet nje gjeollogu hajdut per etnografine e ballkanit jugor? Kete e ke menduar? Nese nje njeri vjedh lende minerare per mua eshte dukshem i dyshimte. Psh me shkrujt ti ne kohe te lire per gjeollogji s’do te te besoje njeri normal, mund te te besoje ndonje kureshtar tjeter qe do medoemos nje “prove” qe shkembinjte perbehen nga mjalti bie llafi.

1 Like

Sinqerisht s’e kuptoj pse ti dhe Pjeri nuk bashkepunoni te beni nje liber te dy bashke. Mendoj se do te kishte shume sukses. Nuk jeni dhe aq larg besoj.

2 Likes

Pse librat e shkollave deri tek femijet shkojne , po ne gjimnaz e universitete ku bazohen ato tek VQ apo tek zbulimet pas universitare shkencore qe behen ne mes te rruges bashke me gjeologun etnograf froncez te pazari korces :sweat_smile: Se di per cilin autor po flet qe thua duket sa e lexon , po ty mesa duket te paska lecitur e rigorozuar ne maksimum si kurreshtar qe je

1 Like

Kurreshtari eshte nje nga te shumtet intelektuale te epokes ngambrapa (dhe te Peshkut) qe jane kunderproduktive per tezat qe mbrojne.

Si person Kurreshtarin beni mire qe e bombardoni me eskremente sepse nuk meriton gje tjeter, ndersa teza e tij qendron ne kembe si teze e te ashtuquajtures histori alternative, dmth edhe historia na qenkerka si suma, me dy fele, fela zyrtare ose shkollore dhe fela kurreshtare.

Historia alternative ne Shqiperi eshte pak e njohur, trajtuar, mirepritur, biles eshte e keqpritur si e rrezikeshme antikombetare per shkak se Shqiperia nuk e konsideron akoma te zgjidhur problemin kombetar (ky eshte nje handikap i madh per kulturen e vendit ne pergjithsi, bjeri fyellit ne nje vrime). Vende te tjera qe e kane zgjidhur problemin kombetar, ose nuk e rruajne me per te, kan rene rehate me nje fjale, kane nje histori alternative te begate dhe pothuaj te pranuar zyrtarisht.

Konkretisht, sipas historise alternative ose antihistorise italiane, historia zyrtare e mesuar ne shkolla eshte e tera nje rrene e ndyre, lufta per krijimin e Italise ka qene e motivuar nga interesa ekonomike (masonike, antiVatikan), dhe"piemontezet" kane pushtuar me dhune jugun duke vrare e duke prere, ndersa kundeshtuesit legjitime te kesaj dhune jane quajtur “bandite”, njesoj si gjermanet quanin partizanet italiane ne luften e dyte.

History is a set of lies agreed upon. - Napoleon Bonaparte