Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

Sivjet s’ka torte. E kane me produkte bio, molle, domate, fruta-perime te tjera. Qeveria ne diete, po edhe populli.

http://shqiptarja.com/m/aktualitet/piramidat-me-moll--e-domate-n--panair-sulmohen-nga-qytetar-t-vd-456022.html

Kape icik ke min. 1:30, ajo plaka djathtas, mbasi hongri e u dynd me te dyja duret, mcef fytyren me doren e majte : se mos e kapi kamera jo per gjo …:joy:

Te minuta 1:14 kuzhinjeri qe ve duart ne koke eshte pershkrimi i situates.

Gjembi e dashur, nuk e dija qe kishe rene kaq poshte ne dallimin e karaktereve, njerzeve, tipave. Ti paske nevoje per nje kurs psikollogjie tek plaku, jam gati te ta jap gratis kete kurs.

E kisha fjalen per largesine gjeografike. Ti paske nevoje per kurs gjeografie dhe leximi. Nuk jam gati te t’i jap gratis keto kurse.

pjeri si socialdemokrat që është ,e ka ndihmën falas në shpirt,ndërsa gjëmb-kapitalistja vetëm me lekë,:grin:

1 Like

Ne vitin 1913 u vendos qe shqiperia te vendosej nen nje Komision nderkombetar kontrolli .105 vjet me pas bent vetting dhe drejtsia vihet nen hyqmin e te huajve .per 105 vjet shqipot hala s’kane mesuar te mbajne shtet.

Dardha falas e Pjerit e ka bishtin mbrapa.

dardhën e jep nga dashuria për fiqtë ai:grin:joy:

1 Like

mos ki merak se nga mbrapa nuk ka gjo, veç ne do vete :laughing:

Pjero, po e kalon kufirin. Pi pije te perzjera po mos pi mendt.

Si u la, kur u çlirua Shqp ne 28 apo 29 nentor!?

Terhiqem e dashur, u futa me te kuqen, se mu duk jeshile. Nuk e di pse ne disa raste me duket drite e jeshile.

Per kete ceshtje as gjeolloget me te mire nuk kane rene dakord.

4 Likes

Komisioni Nderkombetar i Kontrollit mesa mbaj mend kishte si detyre kryesore percaktimin e kufijve perfundimtare, sepse gjithmone pasi shperbehet nje perandori kufinjte jane pak lesh-e-li.
Ne te njejten kohe nese e mat aftesine per te bere shtet nga niveli i “nderhyrjes” nga jashte, atehere nga numri 105 qe ke ti duhet te heqesh kohen e komunizmit (te pakten shumicen e kohes) ku nderhyrja nga jashte ishte minimale.

Ouuu!:worried:

http://www.ermenji.org/historia/chap24.html
…Por Sulltani, më 30 të Majit, ua la në dorë atë çështje fuqivet të mëdha. Më në fund, me këmbënguljen e Austro-Hungarisë dhe t’Italisë, të cilat kërcënuan se do t’a rregullonin vetë atë punë, u pranua që Shqipëria t’ishte shtet i pavarur, nën garantinë dhe kontrollin e përkohshëm të fuqivet të mëdha.
Në mbledhjen e 29 Korrikut 1913, Konferenca e Londrës e njohu shtetin shqiptar të pavarur dhe vendosi mbi statutin e tij. Shqipëria do t’ishte një principatë autonome e sovrane dhe do të kishte në krye një princ me të drejta trashëgimore, i cili do të caktohej prej fuqivet të mëdha. Shteti i ri shkëputej fare nga Turqia dhe do t’ishte asnjanës, nën garantinë dhe kontrollin e gjashtë fuqivet të mëdha. Administrata civile dhe financat e Shqipërisë, për një periudhë dhjetëvjetshe, do t’ishin nën mbikqyrjen e një Komisioni ndërkombëtar, i përbërë prej delegatëvet të gjashtë fuqivet të mëdha dhe prej një delegati shqiptar. Ky Komision do t’organizonte të gjitha degët e administratës shqiptare, dhe afati i kontrollit të tij mund të zgjatej edhe për dhjetë vjet të tjerë në rast nevoje. Princi i Shqipërisë do të zgjidhej brenda gjashtë muajve. Por gjer sa të vinte ky dhe gjer sa të formohej një qeveri shqiptare definitive, autoritetet dhe gjindarmëria e vendit do të vihëshin nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar. Rendi dhe qetësia publike do të sigurohëshin nga një gjindarmëri e organizuar prej oficerësh të huaj, që parashihej t’ishin Suedezë. Por mbasi Suedia nuk pranoi të dërgonte oficerë në Shqipëri, u caktuan Holandezë.
Si shihet, pavarësia e Shqipërisë ishte sa për emër, sepse në të vërtetën ajo mbetej nën kontrollin e fuqivet të mëdha për aq kohë sa t’a donin interesat e këtyre.

Ambasadat tona neper bote nuk e kishin festuar pavarsine …Si duket jane te zene me diplomacin e hashashit …

1 Like