Gjermania do t'i njohë zgjedhjet edhe pa PD-në

E ke jashtezakonisht gabim.

Ose ndoshta po perpiqet te fitoje pike me Trump.

Kush bezdiset kalon tek komenti tjeter, ky blog nuk eshte prone e atyre qe mendojne si ty…vete e the ske gje te perbashket me mua …gjej shok e boj dy llafe muhabet se sje mo sekretar partie a kryetar koperative.

E kemi diskutu qe Evropa nuk ka uniformitet, ndryshe standardet ne Gjermani e ndryshe ne Greqi, ndryshe produkti Italian per Vendin dhe ndryshe ai i Eksportit. Ne rastin e Shqiperise them qe eshte statusi i jo-kandidatit e jo ndershmeria e imprenditorit Shqiptar. Kto dite ne uesej po shiten vajra ulliri organike Italiane me discount 50-70%, nga firmat me prestigjioze sepse 10 nga 20 firmat qe eksportojne nga Italia deshtuan keq me origjinen dhe pastertine e vajit te ullirit Organik…jo dosido. Me pak fjale edhe italianet fallsifikojne si derri dhe ne kete rast une bleva me shumice me discount se prap produkti eshte jo i keq, por jo i ndershem. Penaliteti financiar e ben te deshirueshem.

Pse Lulëzim Basha është sot në “thepin e pushkës”?

Tani Basha, është në sfidën dhe në udhëkryqin më të fortë të karrierës së tij politike. Rrethuar nga shumë tradhëtarë, nga dembelë dhe përfitues të djeshëm të partisë në Pushtet, të cilët nuk kanë as muskuj dhe as vullnet të ngjisin këtë rrëpirë të përpjetë, ku po ecën Partia Demokratike.

Kundërshtarë, ziliqarë apo konkurentë humbës, janë bërë sot të gjithë bashkë dhe flirtojnë edhe me kryeministrin, për të rrëzuar Lulëzim Bashën, që realisht është përpara një sfide të vështirë.

Por sot, duhet bërë e qartë se Basha dhe PD, është e vetmja pengesë reale, pëer të frenuar arrogancën e pushtetit, që po llogarit të përfitojë nga votat e demokratëve, në skenarin ogurzi të Zgjedhjeve pa opozitën.

Sot Basha duhet mbështetur, shumë më shumë se dje, edhe nga ata që nuk e mendojnë gjithshka njësoj si PD, si PD-ja e djeshme apo ajo e pardjeshme.

Sot Basha dhe PD, nuk janë thjesht një lider dhe një Parti politike, por janë një më shumë. Janë Pengesa e Fundit, kundër instalimit të një sistemi totalitar me tipare të mëndafshta si fillim, me liri mode dhe liri seksuale, por me gjithmonë e më pak liri politike, mediatike dhe përzgjedhjeje.

Për këtë arsye, Lulëzim Basha, është sot në “thepin e pushkës”, të një grupimi politik dhe ekonomik, që duan të kontrollojnë të gjithë sistemin dhe ta nënshtrojnë të gjithë sistemin. Të jesh sot përkrah Bashës, nuk do të thotë thjesht ta votosh atë, nuk është kjo më e rëndësishmja. Por të rrisësh Forcën e Rezistencës ndaj arrogancës, që është vetëm në fillimet e veta, është e dobishme për të ndihmuar veten, familjen tënde dhe qetësinë e nesërme publike

1 Like

Duken vendet miqe. E kane kuptuar se PD eshte kancer per ate vend.
Mu pervete me vje gjynaf per cunat e peshkut gjithsesi. Jane mesu me ate bajraktar e nuk dine ndryshe.

Gesetz ist Gesetz.te lumte goja o dushman xhani :grinning:

Cdo gje eshte perspektive. Heren e fundit, PD-ja zboi kancerin 55 vjecar, qe e gjunjezoi Shqiperine, me keq se pushtimi 500 vjecar otoman. Po po i vjen rradha dhe neokancerit sicilist.

1 Like

Fjala e Lulezim Bashes sot:
Basha zbardh ofertën e Ramës me negocimin e ndërkombëtarëve: 4 ministra teknikë dhe zgjedhje në…

TIRANE-Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, kryeopozitari Lulzim Basha mbajti në deklaratë për mediat, ndërsa tregoi detaje nga takimi i së martës së kaluar me negociatorët europianë si dhe fjalën e tyre në videokonferencën e sotme. Po ashtu Basha tregoi dhe ofertën e kryeministrit Edi Rama për 4 ministra teknikë dhe shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik.

“Mirëmbrëma ju, faleminderit për kohën sakrificën lodhjen në mbulimin e protestës së opozitës. Më lejoni ta nis me një keqardhje të madhe për fake news që janë publikuar sot.

Jam këtu për të zbardhur videokonferencën dhe për t’ju përgjigjur interesimit tuaj.

Mesazhi i parë për qytetarët: Sot ju kanë ngopur me rrena. E vërteta është grupi i PD u mblodh sot për një komunikim me Dual dhe Hahn. Gjatë kësaj video-konference u përcoll shqetësimi i madh i PPE për krizën në Shqipërinë, për situatën e krimit dhe drogës. U përcoll po kështu angazhimi i afatgjatë i BE-së në luftën kundër drogës, çka mund të them se është një lajm i shumëpritur, pasi PD dhe qytetarët e kanë ngritur këtë çështje si një çështje të demokracisë dhe ekonomisë dhe vetë ekzistencës së shtetit shqiptar.

E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është veçanërisht në sfondin e zbehtë në rezolutën e PE për drogën. Ky është një progres i jashtëzakonshëm për Evropën. U rikthye në vëmendjen e marta e javës së kaluar. Për të shmangur çdo keqinformim, realizoj në këto momente përgjegjësitë e mira personale për atë çfarë ndodhi të martën e kaluar me McAllister dhe Fleckenstein që u njohën me gjendjen e krimit në Shqipëri dhe kthimin e shtetit shqiptar në një garnizon elektoral, pasi u njohën me probleme e thella me shpresën që do të na kontaktonin nëse do kishte zhvillime, pas 30 min u ra dakord për dy takime të veçanta në të njëjtin orar në pallatin e kongreseve. Mua dhe delegacionit na u ofrua një dokument me 3 pika, ku paraqiteshin këto propozime. Shtyrja e zgjedhjeve më 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave të kabinetit Rama me 4 të tjerë teknikë të zgjedhur nga Rama dhe një paketë mikse ku feksnin dëshira për konsensus me vullnet të Presidentit të Republikës”

Kur ishte kjo “hera e fundit?” ne 2009? Apo e ke fjalen per 1991? Nese po, kujtova se zbimin e beri populli dhe PD ishte thjesht mjeti politik. Nuk kishte PD ne Dhjetor te 1990. Nuk u ngrit PD-ja ne qytetin studenti, as ne Kavaje apo ne Shkoder.

1 Like

Ty te mbulova ne koment maxi. Thash qe me vje gjynah. Mos kerko empati me zorr. Mos u bej qesharak me “se hodhem komunizmen zotrije”.

E vetmja oferte eshte :kismet ne vitin 2021 nese jemi ende gjalle .Afati I regjistrimit ka skaduar .ligji eshte nje per te gjithe .600 mije perkrahesit e PD te votojne per dike tjater apo te rrine ne shtepi .qeveria ne kete mes nuku ka faj .

As ti nuk qulle gje o gjemb. Komunizma beri cfryrje te kontrolluar. Kaq. Berisha me shoke e pranuan me kenaqsi detyren e valvules rregulluese dhe ne emer te asaj detyre kane 25 vjet qe vjedhin. Keta jane ana me e erret e ish sigurimit te shtetit.

2 Likes

Antarsimet ne nivele te frikshme ke LSI-ja. E konfirmume.

…ne nuk dum por…Ja oferta e re për Lulzim Bashën dhe demokratët nga ndërkombëtarët

nga katër ministri, PD i janë ofruar 6 ministri dhe ministrat do t’i vendosin vetë demokratët, nga ana tjetër data e zgjedhjeve përfundimisht do të shtyhet në fund të muajit korrik. :v:

Oferta e 20 prillit

Shtyrje të zgjedhjeve për më 16 korrik

4 ministra teknikë të zgjedhur prej tij

Kreu i KQZ-së, nga opozita

Ndryshime të drejtorëve të policisë në qarqe

Opozita të votojë vetingun në Kuvend

shtyrja e zgjedhjeve eshte thyerje e ligjit .nuk asnje arsye te qe PD te jete mbi ligjin.

Le te shkoj PD-ja ne kavaje por te beje kujdes se do ju futet jo vetem prasi si dikur ne Lushnje.

Si i kishte thon Doktor Mortja Josephines sot… Ti e Deklasur ke qene e Deklasuar ke mbetur.
Kamunizmi paska qen fare e keqe e nuk u shqitka kollaj, shif si i eshte qep Shqupit… Hajde kush osht per Presh Kavaje…

E cfare rendesie kane kto , i njohin apo nuk i njohin , e rendesishme eshte Kavaja dhe cfare do te ndodhe atje , pas kesaj nuk besoj se ka Shqiptar apo Kinez qe merret me kete pune , i njohin apo nuk i njohin .
Tjetra , nqs se PD nuk hyn ne zgjedhje Kryeministrin e merr LSI ja , u kalua ne planin B .