Gjysma tjetër e vëllezërve Farrelly (“Green Book” – film amerikan me regji të Peter Farrelly)

per te folur flas tamam une per sa me perket, e badihava-ne e te folurit e shof tek ti - kush te thote ty qe s’paska komunitet te ketij apo atij lloji ne holliwood apo silicon valley ta zeme apo diku tjeter ku te duash ti, ne kendveshtrim te ngushte a te gjere te termit,

por desha te them, nuk kane te numeruar titujt me teme ‘racizmin’ ndaj afro-amerikaneve - dhe po, ne thonjeza, sepse i tille eshte, hipokrizi dhe korrektesi politike, ne mos te tjera gjera.
Filmit te Spike Lee i kam vene kryq me kohe une, por ne deshe shembull te jap Blackkklansmen, i shkelqyer, e tejkalon vetveten gjithe duke denuar rracizmin, nga nje autor afro-amerikan!!

pjesa tjeter mbi progresizmin te lutem eshte e tepert, kij kujdes here tjeter - nese do kete.

ka te drejte Stalker, nuk ka komunitet jevg ne Hollivud, sepse i tere Hollivudi eshte ne nivel jevgjish.
Meqe u grindet dhe ju qe nuk mund te imagjinohej te grindeshit ne komunitetin kinofil te peshkut, a dini gje pse po grindet Italia me Francen?

Po «Blackkklansmen» Spike Lee e ka bere ! :blush:

ta kisha fjalen ne postimin qe bera(dhe pse citimet qe perdora nuk ishin per te tu drejtuar por nje reference) regjisoret afro-amerikane kane mbushur kinemate me tematike raciste (Moonlight, Chi-Raq, Get Out, etj sa per te cekur me te fundit) por nuk kane baze sesi ta trajtojne kete teme sepse motivet nga nisen nuk jane te mbeshtetura, dhe prandaj rralle qellojne ne shenje, psh Blackkklansman.
Vjen Peter Farrelly dhe ben nje film te tille qe nje afro-amerikan nuk do ta bente dot por iu pelqen. Edhe mua do me pelqente shume ta shihja Greenbook,

gati e ke, e pata sjell te tema tjeter

1 Like

flm, kam kuriozitet dhe deshire per kete film, Amazon e nxirrte ne 19 shkurt dhe e kisha mprefur mendjen per te pritur nja 10 dite.

gjynah se vetem audio kishte
ose … komp. im s’eshte ne rregull kohet e fundit


problem teknik, kur i thone. njeri problem komputeri shkakton tjetrin.
filmi ishte per bukuri dhe sic e prisja
bazohej fort ne lojen aktoriale dhe dekorin vizual te periudhes.
kendveshtrim i vecante nga P. Farrelly.
Ne listen e filmave qe do iu rikthehem me kenaqesi

Stalker, duket se dikush te ka vjedhur idene
:wink:

Paska shpik ujin e nxehte :wink:

Ka me 100 prograne te tilla

e pe Eastwoodin ?

kjo eshte me leje !

1 Like

jo per t’iu referuar seriozisht por ne profilin wiki per Dr Shirley nuk shoh organizim te mire te fakteve te tij.
meqe filmi eshte biografik pasi meson se muzikanti flet disa gjuhe midis tyre rusishten - nje fatk jo aq i pritshem per nje afro-amerikan, prandaj shtyhesh te germosh.
Donald Walbridge Shirle lindur 1927 ka shkuar ne leningrad kur ishte 9 vjec per te studiuar teori muzike ne konservatorin e muzikes se leningradit. Thuhet se aty shpenzoi pjese te madhe te rinise se tij dhe data pasuese ne kronologjine e tij eshte jo me e vogel se 18 vjecare, kur ai egzekuton nje koncert ne event a audience te rendesishme. pra qe ne vitin 1936 (kur sa ka nisur fushata e spastrimeve ideologjike) ne Bashkimin Sovietik deri maksimumi 1945 (fundi i LIIB) ky njeri jeton adoleshencen e studion ne BRSS. Qofte edhe sikur me e shkurter periudha ky eshte nje fakt i rendesishem pas parasysh cfare perfaqesonte Bashkimi Sovjetik ato vite ate periudhe. megjithate asnje grimce e kesaj influence pervec pianos nuk shihet te flitet ne jeten e tij. Muzikanti Mittolovski qe i ofroi ftesen nuk para e gjej ne kerkim te shpejte

1 Like

e pashe. me la pak te dyzuar me thene te drejten, pasi me pelqeu idea, me mjaft elemente autoriale,por ne fund nuk arrita te kuptoj se ku donte te dilte tamam eastwood pervevse ti thurri himn institucionit te familjes. Duket si testamenti i tij, medemek une ja kushtova jeten kinemase por ajo qe vlejne jane vetem vlerat konservatore, familja etj.

2 Likes

Raportet midis Bashkimit Sovjetik dhe USA kane qene komplekse ne vitet e para te pushtetit bolshevik (vitet 20-30). Në kinema, regjizoret e tipit Eisenstein kane pas shku e ardh në Amerike pa teklif. Por dhe shume artiste te arteve te tjere. As qe behej fjale per lufte te ftohte (gjithcka ka filluar pas luftes se 2B, sidomos fushata anti-komuniste ne USA, me siguri e motivuar mbi te gjitha nga fitorja e papritur e Sovjetikeve në ate lufte + frika e ekspansionit komunist në bote pas asaj fitoreje gati spektakolare. Stalini biles, ne vitet 20-30 ka ndjekur politike pothuaj miqesore me SHBA.
Fort intéressante info qe solle.

E pe filmin ?

1 Like

po ka nje jave, permes linkut postuar nga albano ku edhe kam replikuar pak per filmin, me pelqeu,
anormaliteti dhe melodramaciteti (i zevendesuar) si filli pershkues i filmografise se Farrelly-t jane mese evidente - kjo sa per te reflektuar mbi review-ne, cfare lexojme. nota 8 e meritueshme.
Nga Farrelly-t me duket vetem komedin e ‘there’s smth about Mary’ njoh.

ndersa per mua fort interesante qe konstatimi qe bere mbi historine ne marrdheniet USA-BRSS para LIIB.
e cuditshme sesi Lufta e Ftohte ka shenjuar aq fort keto marrdhenie saqe ka fshire nga memoria e perditshme periudha normale si kjo qe pershkrove - me se e vertete - me artiste e kineaste ruse qe shkojne e vijne lirisht per në, e nga, amerika,
Fakti qe nje afro-amerikan studion ne Bashkimin Sovjetik ka gjasa te mos jete rast unik,

klin eastwood eshte fashist sepse i thurr hymn familjes si shok Enver me Nexhin. Komunist i vertete eshte Marloni qe i thurr hymn spermatozoideve te tij ne dysheme te apartamentit te shkrete ne Paris.

kishte te drejte shok enver dhe nexhi qe thoshin se imperializmi amerikan ka per aleat imperializmin sovjetik, qe grinden sa per sy e faqe, se ne fakt jane miq qe ndajne boten ne dy fela.