I Ketchuprotest

Seksi femer eshte superior ndaj seksit mashkull, nder te tjera per faktin se si meme mund te linde nje te seksit mashkull.

Ja psh nje rast ku seksi femer “po na ben vezen e kuqe”, asnje seks mashkull nuk mund ta beje kete:

me bere art duhet leje nga dhoma e fluturave, ndryshe nuk quhet art

O Niku Zitorit t’Modh,

xixa ja ka shlue minin moces me lujt dhe vet ja ka fut m’raki n’moje t’shiltes i tuj pa qebaphonen pri noltit!

Ku t’lejn mô kto çerrat me bo nji dor muhabetje dyshe si n’at koh t’allamonit rramaduc!

Vallahile, nji menie m’rren tju shloj n’megjilis at bab Lymin… po kom fryg se mos po hallakaten krejt…

Nuk e kuptoj pse keni harruar te sillni dhe te dhenat ne detaje per Mirelen. Ja psh deftesa e notave te saj. Nuk e kuptoj perse nuk ka ndonje lende arti 10 meqe qenka artiste performative.

Nuk ka rendesi sexi edhe mashkull te ishte akti I derdhjes…se salces eshte pa vend eshte agresion individual qe ska lidhje me levizje sepse do dihej koka.

Kjo me eshte e qarte, por s’dija ne ishte e qarte per ty qe theksoje “kenaqesite individuale femerore anarshiste” si burim te aktit.

Xixa sic duket nuk ben pjese e klases pjatalarese qe ketchupin e perdor pikesepari per produkt alimentar. Duke u nisur nga ketchupveshtrimi i tij, kuptoj pse do te deshironte te ishte performance artistike dhe jo akt i mirefillte proteste nga nje studente e sociologjise. Shume nga cfare ka dashur te thoje e ka thene ne komente, sic ia ke evidentuar duke e cituar.

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

zhardin dhe gjembi (dhe nje sere si ju qe ecin te paperluera ne rrugen me gjemba te mekatit), nuk fare rendesi pikpamja e xixes para faktit dhe konceptit elementar per shkolle fillore qe akti i performances artistike eshte akti me i mirfillte i protestes ngambrapa, dmth, çfardo te mendoje kushdo dhe nga çdo pikpamje qofte, akti i performances artistike dhe akti me i mirfillte i protestes identifikohen pike per pike.

ha ha xixe, nuk mund te rri pa qesh edhe per faktin qe me kujton nje te dashurin tim, nje purist i gjuhes shqipe dhe idealist i kohes se Rilindjes dhe Pavarsise, me tha papritur fare nje si kto frazat e tuja gjasme tironse: "mos me shit men mu shum, se te hyj me shqelba, te shklyj n’dysh … etj, etj". Aty e kuptova se sa vuante nga ambjenti banal dhe sa e kisha bere te vuante edhe une me gjuhen idjote te Lymit te Tutit te sjelle nga rruga.

Qe ne si antare te nerum te peshkut te mund te gjykojme e japim drejtesi me kanun ne dore, duhet te shohim dhe notat e ministres.

PS. Mundesisht te jepet dhe marka e kecapit. Mund te dilte nje reklame e mrekullueshme.

2 Likes

:joy::joy::joy::joy: bile bile edhe te KM-se dora vete!

Xixa,
shqetësimi yt mbi drejtimin e drejtë të ketchupit është i drejtë, por fotoja që i ke ngjitur nuk ka fare të bëjë me vetë shkrimin. Mund të kishe vënë një pjatë me patate dhe ketchup, do të kishte qenë njësoj. Për lidhjen me shkrimin flas, se për atraktivitetin e klikeve, ti vetë e di që më përpara, s’do të kishe pasur kaq sa ke.

Të krahasosh vetëdjegien me vetëpërlyerjen me ketchup, është gjithësesi si të fusësh gishtin (me ketchup) në sy, dhe pastaj në syrin tjetër. Vetëdjegia ka dy përbërës: mungesën e ofensivës dhe tragjizmin. Autori i vetëdiegies shpreh shkallën e rëndë të gjendjes dhe mungesën e shpresës për një mënyrë tjetër komunikimi.

Sulmi me mjete të parrezikshme si domatet, vezët apo ketchupi shprehin po ashtu një lloj dëshpërimi, një pamundësi për të tërhequr vëmendjen apo komunikuar tjetërsoj. Integriteti fizik i shënjestrës ngelet i paprekur.

Kot kshu më tërhoqi fotoja dhe kalova. Shpresoj që debati të ketë qenë qëllimi i vërtetë.

Ate ke tema tjeter e te keqes se censures, dhe me lejen e Pjetrit (dmth mbasi t’ia kete rregullu nja dy, tre … nota)

ku i shikon te mencurit?

Pse eshte rrit shume koeficenti I budallenjeve ne Shqiperi ne krahasim me te mencurit ?!Tani te mencur ka plot po problemi eshte qe nuk I kuptpjne dot ku jane! Kjo e salces psh ti besh analizen holl holl del se vajza, eshte psikopate, dhe te marresh e te shkruash per ate dhe "levizjen stidentore"duke dal ne tv nga kanali ne kanal, ka nje problem degjenerimi te mencurise, por media shqiptare I gjuan shume keto raste dhe I tjerr si leshin ne furkace! Ky eshte biznes, pushteti katert.

Oj Drane,

Në do të drejtën (me që e ke përdorur dy herë rresht këtë fjalë qysh në fillim të tekstit tënd), thjesht është mesazhi që mundohesh të përçosh me këtë koment që më shtyu të të kthej përgjigje.
Mjaft t’i kesh hedhur sy komenteve të mësipërme, të njejtën gjë e thotë edhe një tufë gjembash, bulkthësh, br3dharakësh, belulësh dhe Lizandrash para teje: përse kjo foto? ç’lidhje ka me aktin politik të Mirelës? bile, duke patur lexuar shkrime të mija më të hershme, ata thonë hapur: kush të ka porositur për të nxjerrë këtë shkrim - në mos, kush të ka paguar për të shkruar kështu?
Këtë lloj mendësie ti e shpreh në mënyrë më perverse, dhe e lidh me kqyrjet apo leximet e këtij teksti që i quan klike:

për atraktivitetin e klikeve, ti vetë e di që më përpara, s’do të kishe pasur kaq sa ke.

bile në këtë rast, jam i detyruar të shtoj se perversiteti çiftohet edhe me falsitetin kur thua “kshtu më tërhoqi fotoja dhe kalova” pasi jam mëse i bindur se s’është hera e parë që ke kaluar këtu - sikundër e di gjithashtu se s’është hera e parë që ti lexon apo komenton shkrime nga dora ime këtu tek PPU!

Po ta them ndryshe - dhe duke hequr po deshe edhe referencat ndaj perversitetit dhe falsitetit, duhet të jesh me të vërtetë naiv(e) të mendosh se është pikërisht numri i klikeve që do të mund të mblidhja - pra kotësia apo vetëpëlqimi, që më motivoi të shkruaja këto rreshta apo të përzgjidhja foton; bile edhe më keq, duhet të jesh vërtet kaqol(e) nëse imagjinon se me anë të këtij shkrimi mundohem të tërheq mbi vehte vështrimin e pushtetit, me shpresë se so të më hudhin ndonjë kockë - si shpërblim për këtë “shërbim” që ju paskam bërë.

Prova më e mirë është vetë fakti se ky shkrim asnjëherë nuk kaloi murin e PPU për t’u shfaqur tek ato fletushkat propagandistike që gëlojnë në Net dhe që merren deri dhe me notat e fillores së asaj vajzës. Provën tjetër mund ta gjesh edhe vetë po të shohësh se kush e kritikon këtë lloj shkrimi dhe kush nuk i qaset temës:

  • ata që bërtasin më fort kundër këtij shkrimi janë të krahut “e majta radikale”, pra ata që janë pas dhe rreth-e-qark Mirelës, si edhe ata të tjerët - bashkë me ty brenda të cilët, që nga Kanadaja deri në Zvicër, aspirojnë për ndryshime sociale dhe politike në vend; sebepi i pakënaqësisë së tyre është pikërisht se nëpërmjet kësaj lloj përqasjeje, ata mendojnë se po diskreditohet jo thjesht kampionia e ketchupit por në rradhë të parë aksioni i tyre kamikaze.
  • ata që bërtasin disi më pak janë të krahut të djathtë - “ata të Salës”, opozita e qeverisë së sotme, të cilëve s’u bëhet hiç vonë për Mirelën por bereqavers që nëpërmjet saj, ju doli lepuri në shteg nga ketchupizimi i ministreshës Nikolla, si rast për të diskretituar politikën e qeverisë;
  • ata që s’qasen dhe nuk komentojnë janë ata “të Ramës”, partizanët dhe dashamirët e qeverisë socialiste; ata fërkojnë barkun për diskretitimin e aksionit ketchupizues - të njejtët që bërtasin në në shkrim tjetër të Bsalaj sapo doli, me titull “Mirela para togës së pushkatimit”.

E pra, po përfitoj nga rasti për të përsëritur atë që shkrimi kërkon të thotë dhe që asnjë nga këto grupe më sipër s’ka dashur se s’i ka interesuar të kuptojë:

as aksioni “politik” i ketchupizimit dhe as tabela e qitjes ministreshë nuk ishin zgjedhje inteligjente. Nuk ka bërë vaki në asnjë vend - dhe aq më pak në Shqipëri, që problemet e arsimit të lartë të zgjidhen apo politika të përmirësohet me ketchup në kokë, as me miell surratit apo me vezë mbi rroba! Ky lloj aksioni vetëm zbavit galerinë, ndërkohë që zhyen dhe poshtëron viktimën. Më kot shpreson bsalaj në shkrimin e tij se " të gjithë të flasin për çështjen; Reformën në Arsim". Të gjithë flasin vetëm për salcën - dhe për Mirelën!
I vetmi aspekt që justifikon këtë veprim është spektakli mediatik pra, tërheqja e vemendjes së opinionit. Kjo gjë mund të asimilohet me “performancën”: në rastin tonë, të lyesh vehten me ketchup është një veprim shumë më i mençur, nëse arrin ta vësh në skenë si art, pasi ka një përçim më universal dhe të menjëhershëm deri dhe një përmbajtje politike, pa llogaritur atë tjetrën - mungesën e pëmasës poshtëruese të tjetrit.

Është punë krejt tjetër nëse ajo Mirela zotëron apo jo atë “body language” të nevojshëm, atë hir artistik që të mund të tërheqë syrin e gjithkujt! Shumë shumë gazetat do të merreshin me këto detaje - por në asnjë rast, dikujt do t’i shkonte mendja të merrej me dëftesën e saj të fillores!

@Xixa-g Ore e vone atje ne Evrope. Cfare ishte ne menu sonte? Firmos: tufa e gjembave.

Festa e fitores së Olympique Lyonnais (dhe e rrafjes së Juventusit në Sevilje) - kundërshtari i tij direkt për kualifikim.

Mire t’i behet Juventusit.

Une s’e ndjek sportin por degjova se fitoi sot 3-1. Mos ke pare ndonje ndeshje tjeter?