Ikën Llalla, betohet Marku dhe ndodhi të tjera në kuvend

Kujt po i drejtohesh dhe cilet jemi ne, qe po dalkemi parti e trete?! Pastaj kush te ka thene ty, qe Amerika qenka rreshtuar dhe po ben kauze me Edi Ramen? Cfare kupton ti me Amerika, Donald Lune? Kush po del antiperendimor dhe pro kujt?
Keni ndertuar nje platforme ideologjike ne hava, sikur PD-ja dhe perkrahesit e saj, duke perfshire dhe mua, qenkemi antishqiptare dhe antiperendimore, te mbuluar nga krimet kurse ish-PPSh-ja dhe hordhite injorante te spiuneve, hajduteve dhe batakcinjve te lidhur me pushtetin e dikurshem, na qenkeni shqiptaret qe ju perkrah Perendimi pa kushte. Mos e ul steken e diskutimit dhe mos harro, qe ne jetojme ne Perendim dhe nuk jemi me te sugjestionuar me nga te huajt dhe emra si Amerika e BE-ja.

Asambleja eshte organ i varur dhe qe thirret nga Kuvendi.

Keto emertimet jane rrugica qorre administrative , s’ia vlen ti hysh emertimeve se Kuvendi miraton dhe legjislon si Asamblene e pergjithshme si komisione ligjesh, si Vetingun etj me rradhe.

E rendesishme eshte qe Kushtetuta nuk eshte shkelur , sic e shpjegoi dhe @vani_vini ky eshte modeli qe ka ardhur nga jashte, s’po e ben Rama sipas qefit , per ate pjesen e fundit te drejte ke , qe atyre s’iu behet vone thjeshte po perpeliten se nuhasin diten e gjykimit apo te heqjes se mandatave ne horizont.

1 Like

Eshte shume i thjeshte problemi, qendron vetem te nje presje, si te ai barcaleti. Sic i bejne punet shqipot, nuk kane vene ate “ose” qe thote Kthupi, por ligji eshte “kur i mbaron mandati para kohe, kur nuk eshte krijuar KLP”. Pra ate “,” mund ta marresh ose si “dhe” sic e interpreton PDhi dhe LeShI i Monikes, edhe si “ose” sic e interpreton PS. Nesje, problemi me prokuroren e perkohshme nuk eshte ai qe thote PDhi dhe LeShI i Monikes, qe do ndaloje ceshtjet e medha e blah. E gjithe puna eshte qe Lu-ja nuk donte qe Dhalla i PDhi-t te caktonte prokuroret e KLP-se, qe pastaj do zgjedhe prokurorine e posacme.

1 Like

Ja ku fle lepuri

Sali Berisha, 25 vjet anetar i Partise Komuniste, qe ka mbledhur ne PD gjithe komunistet qe nga lufter xhuveli e te tjere, ka qene kunder cdo ambasadori amerikan te mundshem, kunder ambasadores se BE-se, kunder ministrit te jashtem gjerman, kunder ambasadorit te OSBE, kunder vezhgueseve te OSBE, etj. Mediat e Berishes po shpifin se Lu se merr 20 mije euro per deklarate, po shpifin per Vlahutinin, per ministrin gjerman, sic shpifnin per ambasadorin Arvizu perpara dhe per Ambasadorin withers, e per cdo perendimor te mundshem, njesoj si Enver Hoxha. Berisha mund te thote c’te doje, ju servilet mund te thoni c’te doni, por rendesi ka se cfare behet. Ajo qe behet diten per diell eshte e njejta gje qe bente Enver Hoxha me perendimoret. Shpifnin gazetat e enverit per perendimoret, shpifin gazetat e berishes per perendimoret. Berisha eshte politikani me antiperendimor qe ekziston ne shqiperi. I ka pasur ambasadoret amerikane kunder qe ne vitin 1996 dhe vazhdon t’i kete ne menyre te rregullt njeri pas tjetrit, te gjithe pa perjashtim. Prokurorit te vene nga Berisha Amerika i refuzoi vizen dhe kur ai iku, Amerika tha “iku prokurori qe nuk gjykon politikanet e korruptuar”.

mos harro, qe ne jetojme ne Perendim dhe nuk jemi me te sugjestionuar me nga te huajt dhe emra si Amerika e BE-ja.

sigurisht, as enveri nuk sugjestionohej. Ju sugjestionoheni vetem nga Berisha dhe qe femijet e tij te vazhdojne te bejne pushimet ne meksike. Edhe bar do hanit, edhe kunder amerikes e BE do te dilnit, vetem qe cuni berishes te pushoje ne parajsa

Monika Kryemadhi ka dalë e indinjuar nga Kryesia e Kuvendit, ku Byroja është mbledhur me kërkesë të PS për përjashtimin e saj dhe të disa deputetëve të opozitës 10 ditë nga sesioni i ri parlamentar.
Kryetarja e LSI tha se nuk është opozita shkatërruese e Kuvendit, por Kryeministri Edi Rama. Kryemadhi theksoi se Rama ka frikë nga drejtësia, ndaj nuk i krijon institucione si KLP-ja, pasi dosjet e tij flenë në prokurori që nga viti 1988 kur ishte ministër i Kulturës.
Kryemadhi duket se bëri një krahasim me atentatin e Avni Rustemit në Paris ndaj Esad Pashës, kur tha: “Nuk do ndalem për asnjë moment. Populli shqiptar e ka vendosur drejtësinë në mes të Parisit”. :thinking:

sigurisht qe eshte indinjuar. pa prokurorine nen kontroll, duhet te pergjigjen per kete

Zhurma boshe, me kauze antiberishizmin dhe antikomunizmin, prej falangave te perkrahesve te ish partise komuniste dhe akuzat absurde kundrejt nesh qe e kuptojme dhe jetojme Perendimin me te mirat dhe problemet e veta, mund te jene vlefshme vetem per Shqiperi, per te mbuluar zullumet tuaja te perbindshme. Ti shkruan per ta vrare debatin, megjithese ai eshte i kote qe ne krye te heres, qekurse gjerat jane shume te qarta, jo vetem per ne qe i shohim me sy ndryshe, por dhe per shqiptaret mesatare, qe jane pasionante e nostalgjike.

une te sjell faktet, berisha dhe mediat e tij kane shpifur per gjithe ambasadoret e huaj njesoj si enveri dhe mediat e tij. Ti perpiqesh t’u besh bisht fakteve

Faktet!? solli pluralizmin, futi Shqp ne Nato, hoqi vizat me BE, nderkohe qe opozita e asaj kohe pozita sot bente çmos te mos realizoheshin, mbrojti institucionet e shtetit nga kokpalaret, ndaj dhe u quajt burre shteti nga ambasadori amerikan, etj etj.

Berisha eshte nje ish-kryeminister, qe nuk mund ti numerohen ““faktet”” per shpifje ndaj ambasadoreve te huaj sharlatane, per te justifikuar deshtimin spektakolar te PS-se, ne ekonomi, moral, integritet politik e njerezor dhe ne cdo aspekt te lidhjeve me publikun ku spikat propaganda e shfrenuar, qe eshte bere tashme qesharake, me gogolin Berisha dhe me afinitetin Perendimor te ish Partise se Punes dhe deleve te tyre.

nga 2005 deri ne 2010 kur u hoqen vizat dhe u pranua shqiperia ne NATO, opozita e rames nuk beri as edhe nje proteste te vetme te dhunshme. Vetem ne 2011 i bene te dhnshme pasi lejuan perparimin e shqiperise. Ndersa PD, qe kur shkoi Nano te kryente marreveshjet e para te stabilizim asocimit, Berisha dergoi horra ne Bruksel qe e qelluan me gure te dera e hotelit, duke thyer xhamat e hotelit ne bruksel teksa Nano dilte me zyrtaret e BE-se. Tamam terrorist. Sulmoi kryeministrine me muaj me radhe me shishe benzine e me gura ne vitin 2001. Beri grusht shteti de fakto ne vitin 1998. Sulmoi prape me shishe benzine kryeministrine ne vitin 2004, kur Nano perparoi me kushtet per marrveshjen e stabilizim asocimit. Edhe kur doli ne oppozite per here te dyte ne 2013, doli ne opozite ne shtator, dhe ne nentor beri protesten e pare, vune zjarre te bashkia, sulmuan dhunshem punonjesit te kendi i lojerave te liqeni, arriten deri aty sa bllokuan spitalet duke kercenuar se do te linin edhe grate shtatzena ne kembe, se do te vazhdonin te bllokonin qarkullimin ne rruget kryesore te tiranes si kurre ndonjehere, bene thirrje per gjakderdhje ndaj zyrtareve, kercenuan hapur se do te destabilizonin rendin dhe vazhduan rregullisht keshut, aq sa detyruan te huajt t’u vene ultimatume te turpshme, te komunikonin njesoj sikur po komunikonin me xhihadiste antiperendimore.

1 Like

Berisha eshte opozita dhe arsyeja qe perendimi vazhdon te shohe fryme antiperendimore ne Shqiperi qe perpiqet me dhune te panderprere te pengoje perparimin e shqiperise.

Perendimi nuk eshte Zoti, as per se largu. Politika nuk behet mbi bazen e preferencave te Perendimit, aq me teper te sillesh si opozite kur je ne pushtet. Nese Berisha na qenka opozita, ku eshte pozita dhe cfare po ben ajo per vendin, pervecse propagandes qe punet nuk vene mire edhe kur gogoli Berisha eshte ne opozite, per shkak te tij. Pastaj dhe njehere, punet nuk vene mire, kur “Perendimi” thote ashtu, ato vene mire kur cilesia e jetes rritet pothuajse per te gjithe dhe konfliktet sociale zvogelohen. Pozita teorikisht eshte per te sherbyer, jo per te mbjelle droge dhe akuzuar nje ish kryeminister per kontroll mediash dhe per gjithshka tjeter te keqe, qe ben vete me shumice.

27 vjet pas renies se komunizmit Aleatet e Shqiperise, Britania e Madhe, USA si edhe Italia e Gjermania perkrahin haptaz nje force politike si PS qe rrjedh nga PPSh.
Mendoni ne cfare haleje eshte kthyer Opozita e Djathte ne Shqiperi me ne krye Salih Qenefin qe i ngjall krupen Oksidentit. Te pakten ne kohe te Merhumit kishte ndonje BBC apo Voice of America qe ngjallte shprese. Braktisje totale Perendimore Morrave te Kuq qe pushtuan kauzen e djathte nga vila e Josif Pashkos.
TURP

Tani kemi Qim Peken dhe Sonila Meqon si zera te medias se pakapur. Perendimin nuk kemi pse e kerkojme ne perendim, ate e kemi mes nesh…diku aty te rruga qe kalon para RTSH dhe mbaron te shqupi.

1 Like

Fiks keshtu thoshte dhe enveri.

Isha duke nxjerre plehrat te rruga dhe fare rastesisht hapa paçavuren Tema. Pashe kete intervisten e kesaj amerikankës! Na ofendoi, na tha qe jemi parazite! E duam çdo gje gati nga te tjeret! Po kjo eshte e papranueshme more zoteri! Kjo eshte nje antishqiptare qe ka dale nga xhepat e brendshem te xhaketes se sorrosit !

Story of our times. Duket mentaliteti amerikan. Te njejten gje qe kam thene une para 15 vjetesh te libri im “Une dhe peshku” dhe te forumi CQT.

1 Like

E para njehere, ata nuk jane aleatet e tu ne pozita te barabarta me ty. Ti nuk ke opsion tjeter, vecse nje nenshtrim total politik, ekonomik dhe ushtarak. Interesi i tyre eshte, te mbajne larg ruset nga Ballkani. Persa i perket qeverise shqiptare, ata zgjedhin dhe perkrahin ata politikane dhe force politike, qe ju hap sa me pak pune dhe ps-ja eshte ideale per kete qellim. Ajo as per se largu nuk sheh ne favor te interesave te shqiptareve, qe per hir te se vertetes, nuk ju interesojne as “aleateve” tane me te mire. Pervec kesaj, diplomatet amerikane dhe europiane, ne vende si Shqiperia, kane terren te bejne cfare te duan, persa kohe, qe nuk cenojne interesat e oligarkeve te medhenj, qe qendrojne ne themel te shteteve te medha.

2 Likes