Ikën Llalla, betohet Marku dhe ndodhi të tjera në kuvend

Komandant , na nxorre mallin ( jo se kisha pire mall dhe me doli ) e koheve tona , kur merrnim Kryeministrine , RTSH , e ca Institucione te tjera jo dhe fort interesante , kur ecnim krenare siper tankeve te rrembyer armikut …

Mos u merzit , si tha ajo ( halla ) tek Mato Gruda kur Matua dhe ai Pipinuan nuk shenjesteruan tamom por qelluan mullarte ?
" Heren tjeter Mato rregulloje me mire shenjestren " Belulo , pak a shume kshu tha apo jo :sunglasses:

Nuk me duket se flitet gjekundi ne Kushtetute per Prokuror/e te Perkohshem/e. Neni 149 flet per zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem, jo te perkohshem.

Nese dikush qe e njeh kushtetuten me mire mund te na sjelle nenin apo nen-nenin qe flet per Prokuror te Perkohshem do na ndihmonte. Llafazanet neper media shqiptare njeri citon nje nen e tjetri nje tjeter dhe asnje nga ato nene s’flasin per prokuror te perkohshem.

Nuk ka ne Kushtetute asnje fjale asnje nen qe flet per Kryeprokuror te Perkohshem.

Kushtetuta e ka qe zgjidhet me KLP, dhe deri sa te formohet KLP sipas kushtetutes, ligji thote qe caktohet nje prokuror i perkohshem nga parlamenti me kompetenca me te kufizuara. Sipas kushtetutes te saporeformuar, vendi i bie te jete pa prokuror deri kur te jete formuar KLP. Parlamendi ka te drejten te caktoje nje prokuror te perkohshem deri sa te zbatohet kushtetuta. Kaq e thjeshte eshte, e sqaroi edhe OPDAT, edhe EURALIUS.

Edhe ora e prishur ka te drejte dy here ne dite (sala)

po normal qe sdo te kete per gjera te perkoheshme. Kushtetuta flet per gjera madhore dhe te perhereshme. Mos u merni me vogelsira.

Pikerisht! Kushtetuta nuk flet per zgjedhjen e Prokurorit te perkohshem, prandaj nuk ka shkelje kushtetute. E drejtova te neni 149 qe te mos humbte kohe kot.

Zgjedhja e Prokurorit te perkohshem percaktohet nen ligjin 97/2016, neni 109, paragrafi 2. Eshte ligji per funksionimin e Prokurorise se Pergjithshme. Eshte e bardha ne te zeze “Kur mandati i Prokurorit te Pergjithshem mbaron para kohe ose perpara themelimit te Keshillit te Larte Prokurorial, funksionet e Prokurorit te Pergjithshem do te caktohen me vendim te Ansamblese perkohesisht nga nje nga prokuroret me me pervoje nga radhet e prokuroreve qe plotesojne kerkesat dhe kriteret e Kapitullit IV, Seksioni I te ketij ligji”.

Dmth s’eshte ne kushtetute por ne ligj te vecante? Faleminderit qe e solle. Me c’po lexoj une te Perkohshmin e caktoka Asambleja (cila Asamble?) dhe jo KM. Apo po e kuptoj gabim?

Kushtetuta nuk percakton situata qe perbejne perjashtim, eshte me shume si udhezues i pergjithshem, ligjet specifike pastaj bazohen ne Kushtetute. (Kushtetuta e SHBA ka 27 amendamente). Ansambleja ne kete rast eshte Parlamenti. Domethene procesi eshte ndjekur sic percakton ligji, na pelqen s’na pelqen prokurorja eshte tjeter gje. Ligji psh thote “nje nga prokuroret me me pervoje” dhe me c’di une kjo s’ka patur aq shume ceshtje qe ka hetuar. Por nga ana tjeter ata me me shume pervoje jane si bicim te privilegjuarit e sistemit keshtu qe zor se do benin ndonje gje te madhe, madje do ishte vazhdim i status kuose.

1 Like

U sqarua publikisht se nuk kishte asnje kandidature me shume qe plotesonte kriteret.

Kriteret e vendosura ne ligj nuk kishin parashikuar se sa i plotesonin prokuroret.

PD-ja dhe LSI-ja dy forca qe nuk e duan perparimin e Shqiperise do te kerkojne te gjejne edhe nje fije bari per tu “kapur” qe ti shpetojne rjedhes se furishme te lumit ku jane zhytur. Por Amerika dhe EU-ja jane kujdesur qe lumi te jete i kthellet dhe teresisht i paster. Keshtu qe do te kemi fatin te shohim mbytjen e tyre tragji-komike.

Jam pjeserisht dakort me ty kur thua qe Kushtetuta nuk mund te permbaje cdo ligj per cdo rregull se pastaj do te kishim kushtetute me 1000+ faqe. Nga ana tjeter, nuk me duket e sakte ta krahasosh me Kushtetuten e ShBA se s’kane lidhje. Mos harro qe dhe vete sistemi ligjor i Amerikes me ate te shumices se Evropes (perfshi Shqiperine) nuk eshte i njejte (common vs civil law). Ma do mendja qe kushtetuta duhet te permbaje dicka per nje institucion kaq te rendesishem sa c’eshte Prokuroria.

P.S. nuk me duket se A(n)sambleja eshte Kuvendi. S’e kam pare ndonjehere te referohet si Asamble, vetem si Kuvend ose dhe parlament ndonjehere - kjo e fundit ne gjuhen e perditshme pasi emri zyrtar eshte Kuvendi i Shqiperise.

PPS. shpresoj mos te vijne rilindasit te me akuzojne se po mbaj anen e PD-se apo LSI-se a ku di une. Thjesht me intereson a eshte shkelur procedura, s’ka rendesi nga kush. Nuk kam asnje dyshim qe PD e LSI s’u behet shume vone per Kushtetuten por per interesat e tyre.

E solla shembullin e Kushtetutes se SHBA per te thene qe "ka “vetem 27 amendamente” domethene s’ka shume detaje. Ligje pastaj ka me thase.

Ma do mendja qe kushtetuta duhet te permbaje dicka per nje institucion kaq te rendesishem sa c’eshte Prokuroria.

Sigurisht, ne pjesen e Dhjete te kushtetutes flitet vetem per prokurorine; jane rreth 10-11 nene te formuluara ne 6 faqe format A4. Nese do ti lexosh, futu tek web-i parlamentit dhe aty ne faqe te pare do te te dali kushtetuta !

Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr … - Reforma Ne Drejtesi

dmth Llalla u boka perseri prokuror ose gjyqtar ne gjykaten e apelit, prandaj skishte frike nga ambasadori amerikan dhe i permendi ate nderhyrjen per Bankers Petroleum :wink:
kjo tregon qe eshte nje ligji i mire qe e ben zyrtarin e shtetit te pavarur nga politika

Dhe ne cilin nga ato nene flitet per Prokuror te Perkohshem?

Ne asnje nen te kushtetutes nuk flitet per prokurorin e perkohshem, pasi ky eshte nje detaj teknik si rjedhoje e fillimit te reformes ne drejtesii. Dhe kjo gje apo ky detaj eshte regulluar me ligjin 97/2016, neni 109, paragrafi 2. Megjithate, nese cdokush , qofte force politike apo grup parlamentar, ka pretendime qe me kete ligj cenohet kushtetuta ka te drejten legjitime ti drejtohet gjykates kushtetuese per interpretim. Nuk e di nese opozita e ka bere apo do ta beje nje gje te tille.

1 Like

Mona e beri qe e beri si burrat… Me rastin e vizites se ambasadorit, t’i beje si dhurate e t’i jape me vete çizmen tjeter…:stuck_out_tongue_winking_eye:

Thone, qe Edi Rama, jashte kamerave, ka hequr opingen dhe me nje te goditur, ka rrezuar ne toke 3-4 deputete te lsi-se. Kjo ishte hera e dyte, qe ai perdori opingat ate dite, njehere kur shkeli kushtetuten me te dyja kembet, duke votuar nje prokuror te perkohshem🤔 sipas nje interpretimi juridik idiotesk dhe njehere ne rastin e siperpermendur. Deputetet e plagosur jane jashte rrezikut per jeten, por zbatimi i ligjit, eshte plagosur rende.

Meqe ra fjala, interpretimi i Gjykates Kushtetuese, eshte i panevojshem, sepse ajo jep interpretime per raste qe jane ne kufijte e interpretimeve juridike, kuse shkelja ne kete rast eshte aq flagrante, sa duhet te jete subjekt i Gjykates Penale.