Ana e pasme e Hënës

image

-Si shpjegohet që një shok më kishte parë në ëndërr duke pirë cigare i vetmuar, pikërisht kur, siç të kam thënë, kam pasur të njëjtin problem që kjo ëndërr e sjell si informacion simbolik?

Së pari mbaj parasysh gjithnjë parimin nr. 1 dhe kryesor të shpjegimit të ëndrrave: ëndrra nuk është kurrë literale. Dmth në rastin konkret Subkonshi nuk po të thotë diçka lidhur me vesin e pirjes së duhanit, por përdor simbolin e cigares për të thënë diçka tjetër. Më parë shih në internet ose librin e rrëfyesit të ëndrrave se çfar simbolizon cigarja (gjithashtu edhe pirja në vetmi si element me rëndësi), pastaj përpiqu të kuptosh informacionin e sjellë duke e vënë në kontest të ëndrrës dhe jetës reale, sepse simboli të paktën është dykuptimsh, ambig, mund të thotë njëkohësisht dy gjëra të kundërta. Prandaj ka rëndësi kontesti, sidomos ndjenja që lë ëndrra mbasi zgjohesh, gjë që më mirë se i zoti i punës nuk mund ta dijë kush.

-Këto i di, m’i ke thënë dhe herë tjetër, e kam kapërxyer këtë fazë. Por desha të di gjë tjetër, përsëris: si është e mundur që subkonshi i një tjetri di se çfar problemi kam unë? Më duket një çikë si tepër që subkonshi im di problemin tim, pale i tjetrit!

E shoh që i di, shoh që ke vepruar sipas rregullave, por përsëris formalisht rregullin nr. 1 sepse njoh mirë tundimin për të interpretuar literalisht ëndrrën, sidomos nga rishtarët, që shohin në ëndërr se psh i kafshon një qen, dhe të nesërmen të gjithë ditën e lume shohin me frikë përqark duke pritur se po vjen qeni e po i kafshon si në ëndërr. Por asnjëri nuk është krejt i imunizuar nga tundimi që josh të gjithë. Edhe për kush e ka pë zanat analizën, prirja tunduese për kuptim literal të botës konshe (ditore, reale), natyrshëm pengon shpjegimin e lirë simbolik të botës subkonshe (natore, sureale).

-E mora vesh presor, tani na sqaro pse subkonshi i tjetrit di hallin tim? Pse subkonshi i tjetrit e jo i imi?

Nuk e ke marrë vesh akoma që presori gjërat ja thotë më tepër vehtes se nxënësit katranjos të presorit? Tani do të vish për vjeshtë ta marrësh vesh tamom këtë dhe të tjerat?

-Jo, jo, e mora vesh që tani në qershor!

Hë bravo! Tani vazhdojmë me sqarimin përse subkonshi i tjetrit. Në radhë të parë duhet të sqarohet se çfar është Subkonshi, se të gjithë flasin për të si për një gjë e ditur mirë çfar është dhe ku është. Në fakt, as Frojdi nuk di, e as Jungu, megjithse grijnë sallatë vazhdimisht për të, e prandaj jo me pak të drejtë akuzat e kundështarëve që i mbajnë për sharlatanë.

-Po nëse nuk e di Frojdi dhe Jungu, kush e di?

As unë nuk di, por di mirë se kush nuk dëgjon në qershor atë që nuk di apo di unë, do ta dëgjojë në vjeshtë!

-Më fal, prapë nxitova.

S’ka gjë! Nxitimi është ves i rishtarëve. Po le të vazhdojmë. Në fakt Subkonshi modern, nga ku vjen informacion nëpërmjet intuitës instiktive, ka zëvëndësuar “botën tjetër” tradicionale, nga ku vinte informacioni nëpërmjet zbulesës. Dihet që psikoanaliza mëton të zëvëndësojë krishtërimin, e më tej figura e psikanalistit mëton të zëvëndsojë figurën e priftit ku rrëfehet besimtari, “ndjenja e fajit” rrek të zëvëndësojë “mëkatin origjinal”, divani i psikanalistit zëvendëson kuvlinë e rrëfimit etj etj. Pra besimi tek Subkonshi është njësoj si dikur besimi tek “bota tjetër”.

-Por çfarë është vërtet Subkonshi, pavarsisht nga besimi psikoanalist në të?

E qartë se është një botë tjetër - dmth nuk është e kësaj bote -, por a është vërtet “bota tjetër” e dikurshme? Sipas akuzatorëve të psikoanalizës nuk mund të jetë Subkonshi bota tjetër përderisa psikoanaliza i referohet instikteve, dmth “botës tjetër sub” që qëndron poshtë, pra botës infernale. Mirpo psikoanaliza i referohet kryesisht edhe botës onirike, botës së ëndrrave. E pranuar në krishtërim ekzistenca e ëndrrave profetike, edhe në Libër gjënden disa të tilla. Për më tepër të lashtët besonin që gjatë gjumit shpirti udhëton në “botën tjetër”, prandaj ndalohej zgjimi i beftë i gjumtarit si kalim traumatik nga “ajo botë” në “këtë botë”. E qartë deri këtu?

-Po, pak a shumë.

Tani vjen më e vështira për të kuptuar qartë: nuk ka asgjë të qartë, përderisa “kjo botë” dhe “ajo botë” origjinalisht nuk janë të ndara me thikë. E për më tepër as që mund të ketë gjë të qartë në këtë rast (dhe jo vetëm), përderisa dy botët janë përzjerë keq me njëra tjetrën mbas Rënies - të përshkruar në Zanafillë të Librit - me pasojë të drejtëpërdrejtë rënien e Kullës së Babelit që ngatërroi gjuhët. (E morre vesh tani se përse as unë dhe as Frojdi me Jungun nuk dimë asgjë?). Dhe nuk ngatërroi anglishten me frengjishten dhe arabishten me pellazgjishten, siç mendojnë të ngatërruarit ngatërrestarë babelikë, por ngatërroi kuptimin dhe domethënien origjinale të Fjalës që nuk ishte e para si literale, dmth ngatërroi të Vërtetën Origjinale që ishte e para nga çdo pikpamje. Më pas mund të ketë ndodhur edhe ngatërresa babelike e llafes origjinale pellazge që ishte e para si literale.

-?

Të shoh që vështron pyetës si moskuptues, nuk ke faj, janë disa koncepte të ngjeshur njëri mbas tjetrit që kalërohen midis tyre si në lodrën e fëmijnisë raqe raqe ki ki ko. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka një fill logjik në to. Zëre se je ne ëndërr, dhe presori të foli të vërteta onirike simbolike, që do t’i kuptosh në zhgjëndër si reale mbas analizës.
Tani po të flas zhgjdër në zhgjëndër: përfytyro një piramidë ku në kulm të saj ndodhet Konshi, ndërsa në bazë të saj ndodhet Subkonshi, ose më konkretisht: në majë të piramidës ndodhesh ti si qënie koshiente, në bazë ndodhet qeni yt si instikt i pastërt, qënie safi subkoshiente. Kjo është situata origjinale: Konshi dhe Subkonshi kanë vlerë njësoj, janë të pastra njësoj, dhe bashkëekzistojnë njëkohësisht tek personi. Zakonisht, kur kemi të bëjmë me një person e konsiderojmë vetëm si koshient për çfarë bën e thotë, si qënie ditore në dritë të diellit. Në fakt një person noton si ajsberg, 1/10 mbi ujë dhe 9/10 nën ujë; përveç faqes së dukëshme, ka njëkohësisht edhe anën e prapme të Hënës si qënie nate onirike subkonshe. Prandaj edhe shumë keqkuptime gjatë komunikimit me Tjetrin, që në fakt janë pretendime të parealizuara për kuptime më të thella.
Kjo ndodh sepse në një çast të caktuar historik (Rënia), piramida rrëzohet dhe copa tjegulle të majës (Konshit) përzjehen me tulla të murit dhe gurë të themelit (Subkonshit). Ky është realiteti i vërtetë, ndodhemi në ëndërr dhe zhgjëndër bashkë, për shkaqe historike (ndodhisë së Rënies) i degraduar në ëndërr e keqe (makth) bashkë me zhgjëndër e keqe (reali). Realiteti është akoma më beterr se përfytyrimi zanafillor pasrëniebabelik ose artistik dantesk që e paraqit botën të strukturuar në dy kate: ferri subkonsh plot mëkate qëndron poshtë (instiktet janë mëkatare), ndërsa parajsa u rri sipër si sublimim koshient i tyre prej dashurisë së Beatriçes. Realiteti në fakt është anarkik, dmth ndeshen copa parajse përzjerë me copa nga ferri, copa kuptimi dhe moskeqkuptimi, copa konshi real ditor dhe subkoshi onirik nator, racionaliteti dhe instiktiviteti, arsyeje dhe mosarsyeje, logjike dhe zbulese, kozmosi (harmonie) dhe kaosi, copa të Beatriçes përzjerë me copa të Çirçes, virtuti dhe vesi, shenjtërie dhe djallzie etj etj. Pra realiteti i pëngjan më tepër një sheshi grumbullimi plehrash, prandaj është e vështirë të jetosh; të jetosh si duhet nevojitet urtësi që di të dallojë të vërtetën midis kaosit dhe harmonisë.
Më qartë nuk di ta them, dhe nuk besoj se mund të thuhet më qartë. As për vjeshtë, mandje as për dimër.

-E mora vesh, besoj se kuptova gjithçka. Vetëm akoma nuk kuptoj: si është e mundur që subkoshi i një tjetri di se çfar problemi kam unë? E për më tepër di më parë se të ndodhë problemi, sepse harrova ta them në fillim këtë tjetër çudi: shoku e pa ëndrrën më parë se të kisha unë problemin.

Elementare i dashur Watson! Sapo thashë që instinkti ose Subkonshi është baza e piramidës së qënies, pra nëse Konshi është një (pikë si kulm, dmth individi), Subkonshi është shumë (pika si bazë katërkëndëshe, dmth bashkësia). Ne dimë vërtet për Tjetrin bazuar më tepër në Subkonsh që është gjithnjë kolektiv (Publikja është Subkonshi Kolektiv), jo si rëndom kujtohet si ndërgjegjsim individual për tjetrin. Dituria ka bazë emocionale.
Shpjegimi i tjetrës çudi është pak më i ndërlikuar: Subkonshi di më parë se Konshi se çfarë mund të ndodhë (gjithnjë si mundësi, jo fatalitet), sepse proçeset e Sub-it zhvillohen përtej hapsirës e kohës dhe pa logjikën e shkak-pasojës, njësoj si dikur besohej se ndodhte në “botën tjetër”, e sot vihet re shkencërisht të ndodhë në mikrobotë (ose në submaterien e shqyrtuar nga mekanika kuantike). Prandaj situatat onirike janë absurde dhe ambige si të Liza në botën e çudirave, shpjegimi i tyre i saktë është përtej mundësisë së gjuhës, një gjë mund të jetë njëkohësisht atje dhe këtu, një ndodhi mund të bëjë vaki njëkohësisht këtu dhe atje, dikur dhe tani. Ekzistenca në mikrobotë është statistikore, jo ekzistencë në vetvete. Një vënd onirik mund të jetë njëkohësisht psh Shqipëri dhe Amerikë, ose mund të jetë një qënie ambige: njëkohësisht Unë dhe Tjetri, në kuptimin që i përmbledh bashkë të dy eksperiencat reale ngjitur, me pretendimin për të dhënë ndoshta mbieksperiencën, varet sipas kontestit të ëndrrës.

-Po ajo si qe, që unë ndodhem në majë të piramidës si qënie e vetëdijshme, ndërsa qeni ndodhet në bazë të piramidës si qënie instiktive? Tani nuk di më se kush është superior në këtë rast: unë apo qeni?

Sigurisht që je ti superiori, krahasuar me një qen hipotetik, sepse njeriu di të formulojë emocionet dhe instiktet në formë inteligjente, në format inteligjence. Pra me fjalë të tjera: proçeset e Konshit janë të një rendi shumë më të lartë se të Subkonshit (njësoj si proceset në makrobotë dhe mikrobotë, materie ose submaterie). Këtu Frojd dhe Jung shkelin në dërrasë të kalbur duke mbivlersuar gabimisht Subkonshin, dmth qenin.
Por nga ana tjetër, ndryshe nga si rëndom kujtohet, nuk është se qeni nuk kupton, vetëm se ka mënyrën e tij të kuptuarit, që është një mënyrë si të thuash “injorante”. Pra nuk ekziston injoranti që nuk merr vesh nga kjo dynja, edhe më injoranti e di kush je ti dhe kush jam unë, ta bën radiografinë të saktë edhe më i humburi i robve. Injoranti është i tillë vetëm sepse nuk di të formulojë në mënyrë inteligjente, në format inteligjent, se kush je ti e kush jam unë. Qeni e di kush jemi, pavarsisht se nuk ka format inteligjent objektiv për ta treguar këtë lloj diturie, por “ka hundë” për të kuptuar se çfar lloj robi është personi përballë. Kush ka qen të vetin që e do fort, e di mirë këtë që sapo thashë.
Por po të mos jete qen hipotetik, psh në rast se është qeni yt - dmth po të jetë dashnia në mes -, nuk ekziston superior apo inferior; qeni dhe njeriu (Subkonshi dhe Konshi) janë vetëm dy mënyra të ndryshme të kuptuari dhe të dashuruari: njëri puro emocional (instiktiv), tjetri inteligjent që ka sublimuar emocionin në inteligjencë. Mandje qeni (dhe njësoj injoranti) ndjen dhe kupton në nivel emocional më tepër, sepse ne emocionin e sublimojmë (harxhojmë dhe sakrifikojmë) në inteligjencë duke krijuar qytetërim.

I Plotfuqishmi ndeshet ngado në formë dhe nivele të ndryshme, por me esencë të njëjtë.


Ja vlen të lexohet ky përkthim i hershëm që trajton vlerën e qenit, dëshmitar i përhershëm për ne i pranisë së anës së prapme të Hënës, dmth të Subkonshit.

4 Likes

pune e paqme hero. rrofsh e faleminderit qe na e solle.

1 Like

Falemneres prej teje, ka rendesi te mos ngelesh per vjeshte.
Ka edhe me keq: na rrofsh per dimer! (se per pranvere kemi lule manjolet)

Faleminderit per kete shkrim fantastik dhe faleminderit qe e mban peshkun gjalle. :slightly_smiling_face: Kjo teme me Ka bere gjuthnje kureshtare dhe vendosja e vetes ne pozitat e mesuesit dhe nxenesit eshte element integral i temes, ashtu sic nxenesi thote si ka mundesi qe shoku pa ne enderr problemin tim, ashtu edhe mesuesi ne dialog me.veten i di pyetjet e paqarta te nxenesit.
M’u kujtua para ca ditesh me thote nje shok kam frike mos me ndodh dicka e pakendshme se kam pare femra ne enderr dhe sa here shoh nje enderr te tille me ndodhin te papritura te pakendshme. Dhe kur pas 2 ditesh semuret e perfundon ne urgjence se i shkoi temperatura gati 41, me thote e dija prej endrres.
34323963_1840417496035176_8334418887252639744_n

The Magician is associated with the planet, Mercury and carries with it skill, logic, and intellect. The number of the Magician is one, the number of beginnings. The Magician is the bridge between the world of the spirit and the world of humanity. His right hand holds a staff raised toward the sky and his left hand points to the earth. He takes the power of the Universe and channels it through his own body and directs it to the physical plane. Above the Magician’s head is the symbol of eternity and around his waist is a snake biting its own tail, another symbol of eternity. His magical table holds all four suits of the Tarot, each of which represents one of the four primordial elements of the alchemists – earth, air, fire and water. These symbolise the appropriate use of mind, heart, body and soul in the process of manifestation. The Magician’s robe is white, symbolising the purity and innocence found in the Fool but his cloak is red, representing worldly experience and knowledge. In the bed of flowers at his feet this duality is repeated in the mix of pure white lilies and thorny red roses.

download

Aqua, ma ke ftof menjen me kete, nuk mendoja kurre se ndonjeri do te arrinte te kapte kete qe ke kap ti. Edhe une kapa me vonese, mbasi kisha botuar shkrimin qe shkrimi ishte shkruajtur ne fryme sokratike, qe eshte vlera kryesore e tij. I kam harxhu disa vjet duke lexuar Platonin, dhe tani pashe qe nuk eshte kohe e humbur kot.
Perveç kesaj nuk eshte thjeshte shkrim, por eshte dialog real me ca rregullime per shkak shqiperimi. Biles kam harruar diçka me rendesi, nuk e kujtoj dot se çfare.

Dikur kam lexuar nje shprehje qe thoshte se fizikisht 2 gjysmat simetrike te njeriut do te asnjanesonin njera-tjetren, por eshte ekzistenca e organeve teke qe mundeson integritetin e trupit. Besoj nga nje shkolle greke e lashte do te kete ardhur kjo ide.

Ideja me duket mjaft interesante, nuk e kam ndesh me pare. Pa mundohu edhe nje here te kujtosh prejardhjen.