Kalamaj, dilni përjashtë

Mund ta keni vënë re sesi gjithnjë e më shumë të rritur po kalojnë kohë në natyrë, ose të paktën përjashtë. Disa merren me ecje në kodra, disa me alpinizëm, disa me fluturojnë me vela. Disa, ata që si unë kanë më pak kohë, zgjedhin Parkun për tu afruar me natyrën. Hobby a sporti që ndjek mund të jetë çfarëdo, e përbashkëta është se ne të rriturit po kalojmë kohë jashtë, siç bënim dikur, kur ishim fëmijë. Loja mund të ketë ndryshuar, por në thelb është e njëjta gjë, kemi dalë të luajmë në natyrë.

Dhe ndërsa kjo tendencë vjen duke u forcuar, një tjetër, negative, po ndodh njëherësh; Fëmijët po humbasin kontaktin me natyrën. Rrethuar nga një mori ekranesh, videolojrash, aplikacionesh e rrjetesh sociale, fëmijët sot po rrezikojnë shansin për të vendosur kontaktin e parë me natyrën e egër, çka është një humbje e madhe. Mund të duket komike por ekspertët po thonë me zë gjithnjë e më të fortë se është e nevojshme që fëmija të mësojë të ngjitet në pemë, të kacavirret degëve, të bashkëveprojë me kafshët, e të largojë frikën nga kandrat. Të mbyllur brenda me orë të tëra në shkolla, kurse e shtëpi, fëmijët e sotëm po i ndjejnë pasojat e shkëputjes nga “Përjashta”, në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Midis orëve të gjata në shkollë dhe orëve para televizorit mbetet shumë pak kohë për të luajtur në ajër të pastër e duket sikur shumë fëmijë sot jetojnë nën arrest shtëpiak. Dr. Scott Samson, paleontolog dinozaurësh dhe kuratori kryesor i Muzeut të Shkencave të Natyrës në Denver, ShBA ka shkruar së fundmi librin “Si të rrisim fëmijën e egër. Arti dhe shkenca e dashurisë për natyrën” ku gjejmë se fëmijët e qyteteve sot kalojnë përjashtë një mesatare alarmuese prej vetëm 7 minutash në ditë.

Mbaj mend endè mëngjeset e verës kur thërrisnim njëri tjetrin që poshtë pallatit, për të dalë “përjashta”. Vera na dukej e gjatë kur ishim fëmijë dhe e mbushur plot me aventura. Ngjiteshim në pemë, ngjiteshim mureve madje ngjiteshim, duke mundur frikën, edhe majë çative. Vareshim degëve të shelgut, bënim harqe dhe shigjeta, këpusnim boçe nga pishat e pastaj u nxirrnim stikat, shkonim të laheshim te pishinat pa lejen e prindërve, e sigurisht, gjuanim me llastiqe, ndonjëherë drejt zogjve, por kryesisht gjuanim kanaçe. Ne ishim fëmijë qyteti doemos, por e ndjenim thirrjen e “përjashtës”.

Sot mund ta shohim sesi njerëz nga vende të ndryshme vijne në Shqiperi për të ngjitur male e për të ecur përgjëtë lumenjve. Vijnë nga larg sepse kanë kuptuar se thirrja e njeriut për të qenë pranë natyrës, e për tu bërë pjesë e saj nuk është një dëshirë por një nevojë. Ne vijmë prej natyrës, kemi zbritur nga malet e kemi dalë nga pyjet, ndaj kthimi tek ajo nuk është një udhëtim luksi, por një kthim në shtëpi. Dhe disa prej nesh e kanë kuptuar se natyra e egër, mali, pylli, lumi, deti janë shtëpia jonë e parë. Kur ta kuptojmë dhuratën që natyra na ka bërë në Shqipëri, shpresoj të mos jetë tepër vonë. Por kjo është tjetër temë.

Çështja e nxjerrjes së fëmijëve në natyrë nuk është thjesht një zgjedhje estetike, që të përmbushë dëshirat e një prindi karshi fëmijës së tij. Shqetësimi me obezitetin, diabetin, depresionin dhe mospërqëndrimi tek fëmijët ka lidhje sëpari me jetën sedentare dhe të mbyllur që ata detyrohen të bëjnë. Institucionet shtetërore të shëndetësisë në perëndim po thonë se ky brez fëmijësh mund të jetë i pari prej shumë brezash që ka një pritshmëri jetëgjatësie më të shkurtër se e prindërve të tyre.

Ndaj duhet bërë diçka, duhet t’i nxjerrim fëmijët të luajnë jashtë sepse kjo ndihmon trupat e tyre, shëndetin, trurin, kreativitetin, imagjinatën, zgjidhjen e problemeve. Duhet tu japim fëmijëve mundësi për të patur kohë në ajër të pastër, tu krijojmë vende në qytet ku ata mund të kalojnë kohë përjashtë. Ekspertët thonë se fëmijët duhet të luajnë jashtë minimumi 30 minuta çdo ditë, dhe është detyra jonë tua ruajmë natyrën e egër e tu ndërtojmë parqet e këndet për të cilat kanë nevojë në lagjet ku jetojnë. Nuk ka nevojë të jenë hapësira të sofistikuara, pemët, bari, shkurret, shtigjet janë ambienti i përkryer për fëmijë të shëndetshëm në trup dhe mendje.

3 Likes

eshte qytet qe nuk e stimulon, mamate nuk i nxjerrin femijet perjashta se kane fryke se ua shtyp makina dhe te drjejte kane, eshte ndertuar aq dendur e aq shemtuar sa ne pika te vecanta te tiranes te merret fryma. Edhe luli kur ish kryetar bashkie i dha doren e fundit me disa leje ne pika qe ishin qe me pare te mbipopulluara, dhe ceshte me e keqja ish komunat ne periferi ku jeshilleku duhet te ish me i madh jane me katrahure…

Vallaj ky komshiu im ia vari i dite ipadin kalamojve ke pema ne oborr, po ia thyu qukapiku tu prit krymin me dal ka molla :smile:

1 Like

Nese ekspertet thone se femija duhet te luaje 30 minuta minimumi jashte, une do te thoja se minimumi duhet te jete 1 ore. Une mbaj men qe kur ishim te vegjel rrinim nga 2-3-4 ore ne dite perjashta, e ku nuk shkonim.

ku te dalesh mrej
http://www.syri.net/sociale/50384/foto-statistika-te-frikshme-ja-cfare-po-i-vret-shqiptaret/

Nuk eshte pune Shqiperie, problemi eshte mbare planetar, i njejti fenomen vihet re edhe katundet e Svicres, ku me pak e ku me shume, sipas vendit dhe kuvendi.

Njeriu njeh zanafillisht dhe origjinalisht dy lloj dashurish: aterore dhe memesore. Te dyja i ka te goditura rende, ne fillim dashuria aterore, humbja e figures aterore, dhe tani edhe figuren memesore po e merr lumi (nuk quhet kot “toka meme” ose “nene Shqiperi”). Si pasoje nuk ndjen me asgje per natyren, nje lloj gjendje psikoze kolektive, duket natyra fallco, me pranvera dhe lule si prej kauçuku.

S’ke faj o PtH, ekspertet nuk duan te degjojne!

Blendo,hec me shpi ne Rreshen. :grinning: Ne vere,kalamajt 7-10 vjec rrine deri ne 11 te nates jashte edhe te pa shoqerum. Nje mbese e imja kur ishte ne at moshe, meqe edhe trafiku bllokohet pas ores 6 te darkes,gjithe kohes rrinte maj bicikletes.

Kjo kêputje e lidhjes mes fëmijës dhe natyrës është fenomen sa kulturor, shoqëror po aq edhe teknologjik, që prek ku më pak ku mê shumë të gjitha vendet e zhvilluara - pra Evropën mbarë.
Po mundohem të shpjegoj pikpamjen time vetëm në rrafshin shoqëror:

  • Sê pari, familja e sotme ka braktisur mënyrën e jetesës tradicionale dhe është përfshirê në një logjikë ekonomike globale: ajo shvendoset sot me nesër në funksion të tregut tê punës dhe jeton me frikën e papunësisë, apo të varfërimit.
    Dashur-padashur ajo izolohet brenda mureve të shtëpisë së saj - ajo ka këputur lidhjet e gjakut, të farefisnisë, të komshillikut… Kolektiviteti i dikurshëm ështê shêndrruar në individualizëm, solidariteti në mosbesim dhe fëmijët janë të parêt që e përjetojnë si shqetësuese - në mos me rrezik, këtê lloj marrëdhënieje shoqërore të thërmuar. Tjetri kqyret si i dyshimte, Shumë herë, bën vaki që fëmija nuk njeh as edhe fëmijën tjetër që jeton një shtëpi më tutje, në mos një kat mê poshtë…Detyrimisht, edhe gjithë marrëdhënia prindër-fëmijë ndërtohet mbi bazën e një dikotomie: shtëpia është strehë e sigurt, bota rrethuese është e rrezikshme.
  • së dyti, shumica e familjeve jeton në një mjedis urban, në gjirin e një qyteti megalopol ku edhe distanca më e shkurtër përshkohet me mjete transporti : veturë, autobuz, metro… me gjithë rreziqet që ato gjenerojnë, veçanërisht në nivelin e fëmijës.Bile edhe prindërit kur ende jetojnë së bashku, ata s’janë prezent në jetën aktive të fëmijëve të tyre: ata kthehen vonë, shpesh vijojnë jetën e tyre profesionale në shtëpi dhe ju qëllon të hyjnë në kontakt me fëmijët e tyre vetëm pak orë në ditë. Vetëm një week-end, bën vaki që grupi familjar të shlirohet nga andrralllat dhe të gjejë një kohë shlodhjeje - për të lënê vrapin në njê park qytetës që përfaqson këtu natyrën “e virgjër”.Bile edhe në park, prindërit e kalojnë kohën duke bërê policin dhe pêrgjuar fêmijët; kush po i qaset, çfarë po ju thotë, mos po i agreson.

Shkurt, natyra nuk mund të eksplorohet vetëm por me grup, me bandë shokësh… ndërkohë që natyra duke u degdisur në një periferi të paarritshme nga fëmija, është bërë thjesht imagjinare.

4 Likes

xixe, un i shtoj dy pika sociale komentit tend t’moth:

Te mdhejte projektojne problemet e tyre tek kalamajte e tyre, dmth ju ngarkojne mbi kurriz problemet e tyre atyre qe s’kane probleme! (me nje fjale kane gjetur gomar pa samar)

Te Mdhejte :stuck_out_tongue: kane mendje te vogel, kane mendje kalamani dmth!

Ore i vogel edhe une atari luaja tere diten po te me linte njeri, alternativave dyte sherri ne lagje. 97 alternative mes kallashit dhe nintendos

Cdokush duhet ta gjeje vete ekuilibrin e vet

“pemet, bari”. Ku ti gjesh me pemet e barin?

Nje nga anet pozitive te Shqiperise eshte qe ende femijet kane mundesine te dallojne lopen nga gomari falas :), ndonjehere dhe ne mes te qytetit.

1 Like