Kapitullon qeveria ‘Rama 2’

Disa nga ministrat ishin ne kopesht ne 2013 :blush:

Pjesa derrmuese e ketyre ministrave kane perfunduar ne burg apo Te pushkatuar .

Sepse kjo me sa duket eshte filozofia e tij qeverisese (ministrat e nje kabineti duhet te jene kryesisht teknicienë te afte dhe kryesisht gjenerate e re). Nuk e beri plotesisht në 2017 (edhe pse pjeserisht po) sepse pervec se kryeminister, në Shqiperi, shefi i qeverise eshte automatikisht edhe kryetar partie (dhe nje parti nënkupton sensibilitete te ndryshme, per te mos thene edhe rryma, interesa etj etj te ndryshme).
Rama luan. Pra shah. E ka pranuar edhe vete para pak muajsh. Pra avancon guret e tij me kujdes dhe kur duhet. E drejte e tij.
Ministrja aktuale e drejtesise (nje nga 3 postet kryesore) eshte shembull perfect I kesaj strategjie. Por cuditerisht, “analistet”, në vend qe te perpiqen te lexojne levizjet e kryeministrit, bejne politike. E drejte e tyre, ok, por mos thone “s’kuptuam gje”

Nuk eshte ceshtje emrash. Eshte ceshtje profili. Arketipi.

Genti Cakajn nuk e mori nga rruga. E kish aty, zv minister. Zgjedhja e tij vetem amatorizem qe nuk eshte. Ah ok, mund te lidhet me gjera te tjera (évitimi i ndonje kryeneçesie nga ana e Bushatit, tani qe Kosova eshte ne négociata me Serbine etj etj), por amatorizem eshte e sigurt qe nuk eshte

Dhe, sikur qofte edhe nga paçavure si Lapsi meson jo pak gjera për ministret e reja (dhe kupton se nuk kanë rene nga qielli, siç duan ti paraqesin “analistet”. Psh, për ate të financave dhe ekonomise :

Prej tre muaj ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e vendosur aty drejtëpërdrejt nga Edi Rama. Eksperienca e saj në fushën e financave është e konsiderueshme pasi ka drejtuar bankën Bro kredit dhe ka shumë përvojë edhe në drejtimin e institucioneve jashtë vendit, pasi për një periudhë të gjatë ka qenë e larguar nga Shqipëria

[quote=“STALKER, post:57, topic:4522”]
ministrat e nje kabineti duhet te jene kryesisht teknicienë te afte dhe kryesisht gjenerate e re).
Cfare e ben ministren e arsimit te afte per te zgjidhur lemshin e arsimit shqiptar?
Ministren e infrastructures cfare e ben kompetente per ate sector?
Cfare kuptohet me gjenerate e re ?moshat mbi 50 vjec qe kane investuar mbi 30 vjet ne karrierat e tyre ,ata qe kane lindur ushqyer e mesuar brezin e ri duhen perjashtuar nga qeverisja e vendit ?kemi patur dy kryeministra nen 30 vjec ne 30 vitet e fundit .cfare fitoi vendi?ka nje arsye qe ne shqip thuhet “ta pleqerojme punen” e jo “ta rinojme “:blush:cfare kane bere keta njerez ?cfare harritjesh kane patur ne detyrat e meparshme qe I ben te afte te marrin pergjegjesi me te medha ?ndoshta duhet futur praktika amerikane e konfirmimit nga senati ku ministrat te merren ne interviste nga perfaqesuesit e popullit .keshtu si eshte sot sovraniteti I 3 milione njerezve ushtrohet nga nje njeri I vetem .

Me aq pak eksperience ketej s’te bejne as shef te kamariereve te ndonje restauranti te humbur .

1 Like

Ou? Pse trumpi ku e pati karrieren si politikan? Po goca e dhendri i tij qe jane pjese e stafit?

1 Like

Anetaret e kabinetit ministrat propozohen nga presidenti por votohen nga senati perpara se te fillojne detyren .vajza dhe dhenderri i tij jane keshilltare e jo pjese e qeverise .

ti ke presidentin pa nje dite pervoje o robo, ky tjetri ka pese vite pervoje.

Presidenti o toc ka mbi 2 mije keshilltare ne shtepine e bardhe .

po pse ky nuk ka keshilltare, o e pagjume? Ka dhe keshilltare, dhe 5 vjet pervoje. Ndryshe nga Trump juaj qe tall bizhdilet me ju,.

Sebasitan Kurz ishte vetem 27 vjec kur u be minister i jashtem i austrise
sot e ke kancelar dhe eshte vetem 32 vjec.

1 Like

Asnjeri nuk ishte tekincien. Ishin kryeministra politike. Sot behet fjale: 1. Për ministra 2. Teknikë (të profesionit)

E ke ketu

Në fakt ai ka 2 vjet eksperience Ministri (kulture dhe sporti), 11 vjet kryebashkiak dhe 5 vjet kryeminister. Dhe 13 vjet kryetar partie (por nejse, nuk po flasim për poste politike, por teknike (profesionale)

Ky eshte I zgjedhur nejse persa kohe qe ju i keni xhan iu dalte me hair .

pergjithsisht kosovaret aksentin e anglishtes e kane super dhe per kete i ndihmon dialekti, kurse ky te kujtonte anglishten e ruseve ne hollywood.

edvin kristaqi i shef punt e qeverise si ky cuni ktu

Me te zgjedhur te rinj ka ane te mira, po ashtu dhe jo te mira.
Nje i ri eshte apriori ende i pakorruptuar, mund te sjelli menyra te reja dhe inovative ne sektorin ku punon dhe nuk e ka perjetuar periudhen komuniste dhe per rrjedhoje nuk eshte influencuar nga ajo kulture mbytese dhe e mbyllur.
Ndersa cfare nuk me jep shprese eshte qe keto nderrime jane nje non-event, zevendesime njerezish me eksperience qe i binden totalisht politikes se kryeministrit me njerez pa eksperience qe i binden totalisht politikes se kryeministrit.

Nejse, ka me keq sic do thoshin disa ketu.

Nje i ri e njef me mire kohen qe e sotme qe perjetojme: kohen e marlonit, dhe ka muskuj me te fresket, me energjike, me elastike dhe me te lubrifikushem.

Rrofte liria e marlonit! Rrofte rinia e perjetshme e muskulit te fresket!