Kapitullon qeveria ‘Rama 2’

Duke filluar nga minuta e 47, e keni dhe arsyen pse ai sot eshte minister i Jashtem i Shqiperise (pra i shtetit më të banuar nga shqiptarë).

Për kete djale, normalisht do degjokemi gjate…

Genti ekziston, Partia Socialiste ekziston, Rama ekziston, Peshku ekziston, mandje bota ekziston, dmth rruzullimi, hena, yjet, dielli, zodiaku, Babo Natale, gjeli i detit te vitit te ri, te tana ekzistonjne qe Astrit Tazja, Korriksja, Stalker - dhe te tjere kolege bashkefoles bashkefshatare - te tregojne me lloqe katuni se ne anatomine e tyre lakuriqe biologjike felore ka nje asimetri te majte njefelore.

Te qofte per hajer o marlon edhe per Vit te Ri! Beje si burrat marlon edhe per Vit te Ri! Tunde, shkunde, majtas-djathtas baraztunde, me vrull dhe hare rreth vërës politike rrotull lekunde o marlon se per ty paska qene kjo bote!

Mund Te ngrihen shkolla online per te mesuar shqipen .

nuk e njof mjaftueshem sa ta vlersoj ne te gjitha aspektet por me kane bere pershtypje pergjigjet e tij mjaft te artikuluara , disa here te sinqerta pa diplomaci e shtirje dhe qetesia karakterizuese. Beni ka qene mjaft me cinik. Dhe vete Rama eshte jo pak here shtinjak.

1 Like

Po Rama nuk eshte minister, eshte kryeminister. Nejse.

Më pelqeu shume ky djali. Biles po shihja dhe nje bisede tjeter të tijen kur ka qene keshilltar i Kryemînistrit, e ende jo zv minister.
Pertej debatit politik (pushtet/opozite, normale), ky Collaku i PD eshte dhe delenxhi, dhe perdor here pas here karten e përçmimit gjuhesor. Pis njeri. Por për fat, Cakaj nuk ja le mangut, dhe me argumente biles. As qe habitem fare fare qe dje eshte bere minister

Po per te nderuarin qe u tall me Lsi dhe Meten sa desh por ju duk shume me patriotike posti i zv te bujqesise sesa paralegal dhe u be lsi-ist i flakte - por qe ende mbetet konservator per politiken ne Amerike.

Te pershendes me kete poezi (autorin besoj do e marresh me mend):

ai mund te gezonte manhatane
ku rafsha mos u vrafsha, c’kemi plako,
te mos pyeste hic per popull e vatan,
atje, ne mar a lago…

te tille komandantin mema nuk e lindi
hoji broji te mos bente hall
kina ne tregti marifete xhindi
kufiri me vrima si djath kackavall

dhe tha, jo, se ende s’kane vdekur,
Kamanet qe s’u trembet syri kurre,
dhe qe nga manhataja kreshtehekur
thirri: te ndertojme e lartojme mur

edhe mali i rashmorit se c’u tund,
si luani madheshtor nga krifa
fitore do keni, tha, pa fund,
dhe botes hilanjose drrang i vu tarifa

dhe kater presidentet mu ne gur
sec u drothne nga vetetime e rese
Abrahami i tha shokut: qenka burre
ja, erdh koha ne rashmor te jemi pese…

As I recall dera per anetaresimin europian eshte e hapur nese luftojme korrupsionin gje te cilen ne nuk duam ta bejme se ashtu eshte nje muhabet.

Ka per ta mesuar njeri permendsh kete, madje do t’ua mesoje dhe gjithe devollinjve.

Po per te barastundurit qe jane antikomunista te medhenj mo jahu ne Shqiperi, po qe jane liberale te medhenj mor jahu, ne Amerike dhe ne mbare arenen nderkombetare, a thu kane pjelle “liberalismen”, ka bere ndonjeri poezi?

e pra vende kryesore ne BE e drodhen muhabetin sivjet ne qershor kur erdhi puna te hapja e procedurave te antaresimit tone megjithqe kriteret i kishim kapur pa perjashtim, te tera e po te mos ishte politike vota e atyre vendeve, ne sot sipas rregullit duhet te ishim ne rruge te hapur per BE.
Vota politike e frances, hollandes, danimarkes, na bllokoi. jo realizimi i kushteve te paracaktuara nga 28shja e be.

Edrama can do no wrong .cila eshte scorecard e qeverise le te themi ne investime ,punesimi ,arsim shendetesi rendi etj ?

pare dy videot me siper, vleresimin per Bushatin nuk e terheq por Gent Cakaj i takon nje niveli komplet tjeter, nuk ka paralel, dhe them se ardhja e tij ne ate post do ju gjeneroje shqiptareve te shwiperise perfitime konkrete te larta ne afat te shkurter.
Superkompetent, agresiv, eficient, konciz, e plot te tjera.
Nje ligesi e ndyre thashethemet mediatike sociale per shqipen dhe anglishten e tij.
Ai Collaku eshte manipulues sepse ashtu ia do puna. Kur s’ke argumente dhe nderkohe do qe ta kthesh situaten ne favor, nuk mund t’ia arrish pa bere bullying, pa difuzuar drejtimin e debatit, pa spekuluar, mashtruar, insistuar me nderhyrje e nderprerje sapo llogjika e tjetrit fillon godet, manipuluar. dmth pa qene delenxhi.

Hë të lumtë palla o Marlon, gjithë notën pa ai muhabet tu lavdëru e sha spermatozoidë!

Sa pergjigje e ulet, sidomos nga nje kryeminister i sjelle aty me djersen dhe gjakun e popullit. Akoma me e ulet e sjelle si nje argument ne diskutimet tona.

Ed Rama nuk e fitoi ate karrige ne poker, Ed Rama u zgjodh si perfaqsues ne ate post nga socialiste, e te tjere, qe nuk ishin dakord me shtetin kriminal qe kish instaluar UDB-ashi Berish’. Ajo karrige dhe ajo qeveri nuk jane te Ed Rames por te te gjithe atyre qe derdhen djerse e gjak per nje qeveri e sistem me te mire per gjith shqiptaret.
Nese nje minister nuk arrin te ngrihet ne nivelin e duhur qe i kerkon posti atehere le tja hapi rrugen nje tjetri; i njejti argument vlen edhe per Ed Ramen vete i cili u kujtua te mblidhte kryesine e partise vetem pas 6 vjetesh.
Nuk mendon zonje/zotri se perpara se te merren vendime kriminale si ulja e takses per oligarket ne 8% duhet paraprakisht konsultuar me publikun gjere? Nje qeveri “socialiste” qe rrembeu miliarda nga buxheti i shtetit duke i falur taksat e papaguara te 2017-18 miliarderve shqiptare…

1 Like

Gjith keto “analiza” per persona te vecante, ata jane heq en bloc, te gjithe, i njomi dhe i thati bashke. Le qe te gjith per t’u djegur jane, dhe Edvin Kristaqi po munohet me majt zjarrin ndezur, t’u i fut kto shkarpat ne soben e qeverisjes. Bushati my ass.

nuk habitem, niveli i bullizmit dhe percmimit sidomos ne Pd e nder popull te rrjetit eshte mjaft i larte. Mllefet e friszrimet e tyre njerzit rendin ti adresojne te karakteristikat fizike e linguale te tjetrit.
Rrenimi i arsimit dhe kultures se pergjithshme te nje kombi ka te beje me kete, nuk insistohet me kot te reforma e arsimit te larte qe e degradon me tej. Ajo shprehja shifi punen, jo gunen nuk ka zene vend mjaftueshem.

Te flasesh bukur nuk e kualifikon teresisht nje person per nje pune aq delikate sa diplomacia dhe punet e jashtme. Shqiperia ka njerez me te mire dhe me eksperience ne kete fushe.

Niko Peleshi,anetari me i mire I kabinetit Rama,zevendesohet.
Kaq mjafton per te gjykuar psikopatin qe eshte ne krye te qeverise.

Korçaret qe kane pare ne banke, edhe kur tundin felen e majte, jane te djathte, edhe kur votojne Klinton, jane te djathte.

Mos u ngaterro. Karenti donte te votonte Klintonin, po pastaj nderroi pune dhe votoi per Trapin. Nikollaqi i Olimbise korcar me para ne banke ka qene. Ti mund te thuash qe eshte e paracaktuar ajo qe trapi per Trapin do votoje.Tjeter pune ajo.