Kinematografi dhe TV - 2018

Ishte film i bere mire formalisht, fabula e antikrishtit aq e trajtuar ne krijimtarine e Lars von Trier, ne stilin e tij provokues.
Sigurisht nuk perben nje pike kthese ne filmat e tij the house that jack build, por ajo e serial killer eshte nje metafore e shoqerive te sotme obsesive kompulsive, individualiste, dhe nje alegori moderne e komedise hyjnore te dantes ne fund (spoiler alert) Nota 8.5 pa fryke.
Ne screening qeka dhe filmi i ri i bujar alimanit, qe ka fitu cmimin e pare ne festivalin e Varshaves.

Si udhetim personazhi ngjan shume me Nymphomaniac, filma te dy (plus dhe antichrist) merren me psikën e subjektit pa lene menjane dhe psikën sociale qe e ben individin dhe nderveprimin mes tyre. Trier e zgjeron me shume kete te fundit ne House that Jack… pa shume patetizma se eshte, per mendimin tim, mjeshter.

Epilogu mund te jete nder gjerat me te bukura qe kam pare prej kohesh ne ekran.

Njesoj. Kemi parë pak a shume të njejtin film. Por nese gjej cik kohe, po bej nje review neser meqe janë ca gjera për tu thene.

Kjo puna e serial-killerave si metafore e shoqerive individualiste me kujtoi nje iraniane qe me pat thene (në Iran) para pak vitesh: “ka filluar dhe ketu ky fenomen”. Me kujtohet qe ju pergjigja si pa të keq “epo paski hyre në modernitet, si shoqeri” por nuk jam i sigurt nese e kuptoi sensin e pergjigjes sime…

Po, e mora vesh për Alimanin. Nuk kam parë asnje film të tij, por në disa média sociale ai bën statuse të tipit : “parlamenti shqiptar ka për kryetar nje kryekriminel të kuq”
:joy: Serizisht !

Mesova qe filmi ka qene projekt i Artan Minarollit (ndjese paste). Nuk di c’mund të kete ‘qullosur’ Alimani por qe festivali i Varshaves nuk eshte as në kategorine e 3 të festivaleve, për kete mjafton të shikosh faqen wiki të festit dhe të lexosh fituesit në vite.

ps: do doja të kishe shkuar ta shihje e te shkruaje dy rreshta. Do me interesonte

Fiks. Deri dhe narracioni eshte i ngjashem me Nymfomaniac (heroi/na kryesor/e i rrefehet nje personi të jashtem të historise se tij/saj) ndaj në kete sens, filmi nuk sjell asgje të re.

Qenka dita e Tedit sot (violonist i shkelqyer por edhe me i shkelqyer si njeri !!): u be burimi i dyte brenda dites qe me thone ta shoh kete interviste të tij.
C’ka eshte e lezeçme eshte se Tedi, i rritur në nje vend frankofon, fjalite qe thote në shqip i mendon në fakt se pari në frengjisht, por ja del mbane goxha mirë në shqip (gjithe duke leshuar ‘perla’ të tilla si “meqe ne e bejme edhe gjetiu, pse mos e bejme dhe në Shqiperi ?” :joy: (në fakt e ka fjalen për koncertet e tij të dhena në vende të tjera të botes).
Interviste shume personale, njerezore. impresionuese të degjosh gjera kaq të ndjera në shqip (në gjuhe të tjera nuk na bën pershtypje; ne shqip, pra nga shqiptarë, gjera të tilla janë ende të paimagjinueshme të thuhen…)

1 Like

epilogun ishte si qershia mbi torte, si pikture. Von trier njihet si mjeshter per epilogje filmash, fundi i dogville, manderley, melancholia.
Me bezdisi pak ajo mbivendosja e titrave ne fund, perndryshe filmi ishte mjaft gozhdues.

puna e serial killer ishte trajtuar me mjaft ironi e pakez humor, cka me pelqen te LVT. Sigurisht qe eshte nje fenomen perendimor, me se shumti.
i kategorise se trete , ne fakt alimani e pat deklaru si te kategorise se pare te Arjan Cani. :smile:
Me dy mendja e kisha per ta pare pasi ato pak bileta u mbaruan sa s hap e mbyll syte pas intervistes se tij. Filmit do shfaqet ne kinemate e tjera javen ne vijim. Neser dro po shof first man.
Mua Alimani, i cili me banim eshte vendos ne new york me ngjason me teper me nje kengetar dasmash(mesova qe ka mbaru regji teatri dhe di pikture, cka mund ta kete ndihmu ne berjen e filmave), ndaj nuk eshte cudi qe te jete shpreh ne ate menyre per kryetarin e parlamentit. Eshte i cuditshem fakti qe gjithe brezi i viteve 90 si alimani kane te njejtin fiksim per rucin, nderkohe qe per mendimin tim ka qene nga politikanet me korrekte dhe me etike te ketyre viteve. Paradoksalishr menyra alla lufte klasash e te menduarit ka shku ne krahun tjeter ate te alimaneve me shoke :wink:

Për c’fare interviste e ke fjalen kur thua se biletat u mbaruan pas intervistes se tij ?

ps: ok ok, pas intervistes tek Cani. E kuptova

Nganjehere them se mund të jete dhe emigracioni i gjate, pra shkeputja fill pas 90 me Shqiperine. Por sikur nuk hà shume zdrukth ky justifikim, se jetojme në epoken e internetit (komunikimit) prej të pakten 20 Vitesh kshu qe…

“E gjeta Vangjel” :grinning:

1 Like

pas intervistes se Bujar Alimanit te emisioni i canit te premte ku ish i ftuar per filmin e tij Delegacioni. Befas pashe te myticket.al qe nuk kish me vend te lire.

Dikush qe kish shku dje dhe kish pare Lars Von Trier me tha qe bileten e kish prere tek kinemaja, pak minuta para fillimit te filmit (sipas tij myticket.al eshte kot)

Booo, pashe trailer-in e filmit tek biseda me Çanin.
:scream:

traileri nuk ish shume premtues, i nje teatraliteti.
jane dy rreshta bosh ne cdo film per shitje, te tjerat jane per jurine e ftesat ma ha mendja.
Te filmi i Lars von trier mbeten vende te parezervuara, prandaj shiteshin te receosioni, por myticket.al punon, ta garantoj une, pmsh se nuk perdoret. Besoj se vende bosh do kete ne gjithe filmat e tjere tw festivalit ne vijim.

Ahahaha po shikoja Alimanin tek Cani. Dhe ky i fundit rrefen historine e filmit dhe thote qe behet fjale per Luanin, nje’ te burgosur politik, ne vitin 90, qe e nxjerrin nga burgu sepse ka ardh nje délégacion europian per te shikuar si shkojne reformat (hapja e shqiperise me nje fjale). Dhe kryetar i ketij Delegacioni europian eshte njêri qe ka qene‘ dikur shok shkolle me… Luanin, me kete te burgosurin !

Dhe befas mu kujtua… «Lamerica » e Gianni Amelios : plaku qe ishte… italian!
:wink::grinning:

(

1 Like

“Me quaj Virxh” :grin: mire qe ngeci andej afer fundit. Po te pakten e kishin perkthyer mire.

Sonte te Suspiria, film dygjuhesh dmth gjermanisht dhe anglisht perkthimi ishte bere me google translate. “Sweet girl” thoshte aktorja, “vajze sapun” thoshte perkthimi. Gjerat ne gjermanisht ishin fjali pa asnje pike kuptimi. Ishte e pamundur te mos qeshje. Perkthyesi kishte vene dhe emrin ne fund mesa duket krenar per punen e bere.

2 Likes

@STALKER

Guadagnino goxha mire. Muzika ‘on point’.

m’a kapi veshi edhe mua ate fraze :slight_smile: :slight_smile: :slight_smile: . Ashtu eshte e ka fjalen per koncertet me bashkeshorten e re (sepse sic tregon, qe prej heres se fundit ne Shq. kane ndodhur ndryshime ne jetdn e tij, dmth divorci).

Ke sh te drejte lidhur me shqipen e tij. Ke vene re ate gje te jashtezakonshme. Une nuk arrita te ndaloj aty.
Ne nje recence (shqiptare) te librit te tij 'Fuge per violine solo" qe lexova dje, Tedi thoshte (me sa mund ta perifrazoj) per shqipen se ndersa Violina/muzika i sherbeu per t’u arratisur nga Shqiperia (dhe ta konsideronte shqipen si dicka qe s’hyn ne pune per asgje), perkthimi (si aktivitet shtese) sidomos i veprave te Kadarese e kish kthyer mbrapsh ne Shqiperi, ne origjine, ne historine e tij.

1 Like

per shembull ketu:

ose ketu:
https://www.valbonanathanaili.com/nga-tirana-ne-paris-rrugetimi-i-violinistit-me-fame-boterore-tedi-papavrami-nga-valbona-nathanaili/

C’fare eshte libri i tij “fuge per violine solo” ? roman? essé ?