Kinematografi dhe TV - 2018

" Unë nuk është se kam ndonjë memorie të jashtëzakonshme nga natyra"

ja kshu gjerash autentike thote Tedi, e qe nuk i thote pothuaj asnje person(azh) i kultures, artit, politikes etj etj shqiptare. Dhe qe i degjova edhe tek intervista e tij qe ti solle

1 Like

pastaj ky paska liber-komodine te njejtin liber si dhe une. Ku mos me pelqejne mua ato qe thote e mendon Tedi
:slight_smile:

Rilexoj shpesh Prustin “Në kërkim të kohës së humbur”

1 Like

e te mendosh pjeset e gjata orkestrale qe interpreton solo ne koncerte te panumurta… Nje perulesi dhe rezervim si i tiji ta qep gojen.

Libri eshte biografik, historia e drama e tij, njerezit e tij, sendet librat vendet kultura etj, sipas recences, une s’e kam lexuar qe te jemi te qarte.

ju te dy keni edhe ngjajshmeri te tjera, me c’lexova per te. Pervec kombesise dhe jeteses ne France.
Tedi studion kompozitoret bashke me muziken e tyre. Ai flet per ta njelloj sic flet ti per regjisoret. Ai flet per muziken e tyre njelloj si ti per filmat.

Me kete ai e ka fjalen edhe gjetiu: tek puna titaneske qe I eshte dashur të beje, pa harruar qe i jati i tij (njekohesisht profesor i tij nga mosha 4 deri 12 vjec) ka qene nje terrorist i vertete (nga ana pedagogjike) : perpara shume vitesh, ka pas dhene nje reportazh njeri prej TV francez për shkollen qe ka pas hapur i ati i tij në vitet 90-2000 në nje qytet francez me femije të moshes nga 4 deri në 10 vjec. Toni i reportazhit linte të kuptoje se, edhe shkolla sovjetike do ja kish zili metoden pothuaj terrorizuese të tij.

E thote edhe vete ai në nje moment në intervisten e tij: të krijosh apo ti kushtohesh (si artdashes) nje fushe arti, eshte në thelb e njejta gje (shembull: të gjithe regjizoret qe në nje fare menyre i pranojme si gjenij, psh qofte dhe vetem nder ate qe janë gjalle si psh Lynch, Godard, Herzog, etj etj, asnjeri nuk ka bere shkolle kinemaje, por e kanë filluar thjesht si artdashes (në rastin konkret, kinemadashes, ose kinofilë siç i themi sot). Fakti qe i janë futur realizimit nuk ndryshon asgje në raportin qe ate kanë patur (dhe kanë) qofte edhe thjesht si të pasionuar pas artit në fjale.
Njesoj duhet të jetë për artet vizive, shkrimtarine etj etj

1 Like

po, edhe per punen e paimagjinueshme konstante te tij, e ka fjalen.

Te them te drejten, nuk i di metodat ne pergjithesi, aq me teper ato me te fundit, te mesimdhenies ne muzike. Por e kam te veshtire te bie dakord me cilesime si ‘terrorizuese’ ne kete rast.
Ne eshte keshtu, atehere e marr me mend se cfare quan kultura franceze ‘diktature’ eshte krejt ndryshe nga cfare n/kuptojne shqiptaret kur therrasin ‘diktature’ sistemin monist te para '90.
Dhe kjo eshte nje keqkuptim vertet i madh, dhe eshte gjynah

Jo jo, nuk eshte retorike (ti e di qe nuk jam nga ai soj qe perdor të tilla, thjesht për të impresionuar). Eshte realitet. Për shembull, thupra duarve. Ose denime jo dhe aq të moderuara nese nxenesi nuk ka punuar aq apo kaq ore non stop.
Por të tilla metoda njihen jo pak në boten e interpretimit (sidomos të instrumenteve muzikore ose baletit)

thupra ose vizore duarve, atehere jemi ne shek. 18-19 e nuk ka lidhje me shkollen sovjetike.

Ne nje biografi te Tedit (ose wiki, ose blogje, s’me kujtohet ku) thuheshe shprehimisht se babai i tij, nje violinist i talentuar dhe pedagog kish mberritur ne nje metode te suksesshme per te trajnuar femijet dhe e aplikoi tek Tedi.
Nejse e lashe…

“Shkolla sovjetike” ishte si metafore, qe me thene të drejten e huazova nga frengjishtja qe, kur flet për ‘école soviétique’ ka parasysh metodat e forta në fusha të tilla si gjimnastika, gjimnastika artistike, baleti, instrumentet e ndryshem etj etj, qe bazoheshin kryesisht në nje edukate pune titanike etj etj

1 Like

po, metodat tani kane ndryshuar shume qasjen krahasuar me perpara.

Fondée en 1988 à Gradignan par Robert Papavrami, le Centre Pierre-Rhode avait bâti sa réputation sur le succès de Tedi comme sur la personnalité charismatique de son père, exigeant et sévère, dont les méthodes furent – plus tard – contestées. Le Centre fut fermé en 2008 suite à une décision de justice.

E themeluar në Gradignan të Frances nga Robert Papavrami, Qendra (shkolla) Pierre Rhode e kish ndertuar reputacionin e saj po aq sa mbi suksesin e Tedit, aq edhe mbi personalitetin karizmatik të të jatit, ekzigjent dhe i ashper, metodat e te cilit, më vone, u kundershtuan. Shkolla u mbyll në 2008 me vendim gjykate

1 Like

Prusti nuk osht na i gjo e modhe mer jau, Xhojsi osht ç’osht!

kjo e shkolles qenka c’qenka … ajajajaaaaaj

si e kane lejuar te jape mesim aq vite
(ne pergjithesi mesimdhenia e shkolles shqiptare nuk njihet si diplomim ketej, as per brezat e rinj)

ka qene shkolle artistike, pertej oreve te mesimit klasik

1 Like

http://www.papavrami-tedi.com/

me ka rene rasti ta degjoj ne nje interviste ne tv, me duket se po promovonte nje librin e tij, dhe me ka lene mbresa te jashtzakonshme.ai ishte kaq i perkore ne gjithecka, ne qenderim, ne te sjellur e ne menyren se si fliste. kishte nje menyre te te qenurit, qe e diferenconte shume me ne pjesen tjeter, - m’u kriju pershtypja.

2 Likes

Luke Cage: bombe. Eshte per mua me shume se nje seri-heroi nje homazh kultures afro-amerikane. Nje nder gjerat me te sinqerta qe kam pare keto kohet e fundit.