Kulti i kërmës (Pjesa e dytë)

Mao

Ho Shi Min

Kryevepra i takon Stalinit:

Nuk e maj men Shopenhauerin, por Budizmi nuk thotë ti shtypësh dëshirat, përkundrazi, të shtyn ti njohësh dhe ti pranosh, për tu çliruar prej tyre.
Ti duhet të jesh njëherë dikushi, për tu bërë më pas “askush”, i lirë prej egos, pasi ke parë kotësinë e lakmisë.
Unë nuk besoj se ka shkrimtar të përjetshëm, as vepër të përjetshme. Shihni se sa e shkurtër është koha që ne njohim në krahasim me kohën e krijimit dhe të ardhmen e pritshme. Na mjafton një meteorit i papritur dhe na i merr të ligat pavdekshmëria e veprës.
Artistët nuk janë të pavdekshëm, ata thjeshtë (jo të gjithë, hë) e shprehin përjetësinë në një mënyrë vejtake. Duke u shtyrë prapa në kohë, shohim se prej sa kemi mësuar të shkruajmë e të lexojmë, të gjitha janë thënë njëherë.

Nuk e kuptoj “te njohesh deshirat dhe t’i pranosh”, aq me pak çlirimin prej tyre. Po pate mundesi shpjego me hollesisht se si i njohin dhe si pranojne deshirat budistet. Ku eshte diferenca midis Kazanoves dhe nje murgu budist?

Lenini paska pas ambjentin me obscuro ne piramiden e tij ku te vret e kuqja, te tjeret me lule dhe paqe si Borbardha.

Për budistët, s’ka ndryshim mes Kazanovës dhe një murgu. Të dy janë Buda. Ama ai i pari do të rimishërohet disa herë deri sa ta kuptojë. :wink: Po ndoshta në të njejtën jetë mund të ndodhë që një Kazanova të bëhet murg.

Ti njohësh dëshirat, do me thënë tu vësh një emër, ti identifikosh. Jo medoemos të kërkosh ti plotësosh.Të shohësh nga vijnë ato dhe se si zhduken, si plotësimi i dëshirës nuk ta ndryshon gjendjen përveçse në afat shumë tëshkurtër. Se si makutëria dhe egoizmi të çojnë drejt vuajtjes. Etj. etj…

Voilà, për më tepër mund të të rekomandoj një qerre me libra.

Kjo qe ke thene per budistet vlen njesoj per te krishteret dhe çdo fe tjeter (te pakten fete e Librit). Ndryshon vetem terminologjia, sipas krishterimit Kazanova dhe shen Françesku jane potencialisht bij te Zotit (te dy jane Buda), por realisht jane te ndryshem midis tyre, sepse Kazanova realisht ndodhet ne bordello, ndersa shen Françesku ndodhet ne manastir. Sigurisht ekziston mundesia qe Kazanova te kuptoje dhe te konvertohet ne murg. Konvertimi i kriminelit dhe kurvjarit ne krishterim eshte eksperience banale.

Per tu mos u zgjat me teper, edhe pjesa tjeter e komentit tend eshte e krishtere, biles akoma me teper. Ka edhe shume gjera te tjera te ngjashme midis tyre, dhe shume me te rendeshime.

Pa lexu librat qe do te me rekomandosh, mund te them efekti i budizmit ne Orient eshte i njejte me efektin e krishterimit ne Oksident, qe te dy kane edukuar popujt e sferave perkatese me vlerat e permbajtjes, sakrifices dhe vuajtjes, te cilat ishin te papranueshme ne fete “pagane” me para tyre. Fare e qarte kjo per paganizmin helen, ndersa ne zonen orientale kjo eshte me se e qarte per fene shintoiste ne Japoni.

Suksesi i budizmit ne Oksidentin modern i detyrohet pikerisht kesaj ngjashmerie (analogjikisht invers ne Orient). Moda e budizmit eshte ne proporcion me dekristianizimin e Oksidentit, prandaj te dy fenomenet bashke arrijne kulmin ne vitet 68-te.

Po ti hysh fellë e fellë, komenti im është sufi. Po edhe ku e di unë se çfarë praktike tjetër shpirtërore. Se të gjitha rrugët, në Romë të çojnë.

Te gjitha rruget te çojne ne bordello, me perjashtim te njeres qe te çon ne Rome! - i Modhi :smiley:

(rruga Egnatia :stuck_out_tongue:)