Lajme të habitshme!

rrahja(assault and battery ) sikur eshte krim ne kodin penal.

Grande Kapo si fuks 50-dollarsh do t’u kete treguar

Nderkohe qe ne vendin me policine me te mire ne bote po zihen per politike, ne vendin me policine me koti po bejne hapa gjigande shkencore.

2 Likes

https://www.npr.org/sections/goatsandsoda/2019/05/13/721450261/why-its-so-hard-to-stop-women-from-sleeping-in-a-menstrual-shed

Dje u be zhytja ne Mariana Trench, pika me e thelle e botes, 10,927 metra. Kur pashe videon me beri pershtypje nje flamur qe m’u duk si flamuri shqiptar ne uniformen e zhytesit, Victor Vescovo. Nuk isha gabuar:

www.albaniansmiles.org/about

http://www.gazetadita.al/instat-ja-ku-jetojne-burrat-dhe-grate-me-dembele-te-shqiperise/

N.q.se doni te dergoni emrin tuaj ne Mars. NASA do t’ju shkruaje emrin ne nje microchip qe do dergohet ne Mars ne 2020. Emri juaj do jete nga te paret qe shkojne ne planetin Mars.

1 Like

79 vjecari adash i Berishes, PD-ist i lindur
http://www.gazetadita.al/kukes-i-moshuari-kanos-familjaret-dhe-djeg-banesen-me-benzine/

Lajme te habitshme te pahabitshme (por me miza neper te):

Turizmi gjatë komunizmit

Më ardhjen në pushtet të regjimit komunist në mesin e viteve ‘40, situata e turizmit ndryshon.

Iniciativat e para private për zonat turistike shtetëzohen. Zona rrethohet nga tela me gjemba dhe për të pushuar aty nevojitej autorizim.

Për udhëheqjen e lartë ndërtohen shtëpi pushimi të veçanta ndërsa për familjarët ndërtohen kampe pushimi. Jo të gjithë punëtorët apo familjarët arrinin të siguronin një fletë kampi.

Për familjet shqiptare, pushimet ishin sa argëtuese, aq edhe të mundimshme pasi për 15 ditë pushime, familja duhej të merrte gjithçka me vete.

Jo të gjithë e kishin mundësinë për të shkuar me pushime. Ministria e Ekonomisë Komunale dhe komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve që kishin plazhe nëpërmjet ndërmarrjeve komunale drejtonin dhe organizonin punën dhe administronin plazhet.

Kjo ministri bënte planifikimin dhe shpërndarjen e kabinave e të dhomave për plazhet kombëtare si dhe miratonte kriteret e shpërndarjes së kabinave e të dhomave për plazhet lokale.

Planifikimi dhe shpërndarja e kabinave dhe e dhomave për plazhet lokale bëhej nga seksionet komunale të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve duke mbajtur parasysh edhe kërkesat e ushtrisë dhe të organeve të punëve të brendshme

Çdo lloj ndërtimi në plazhe bëhej me lejen e ministrisë së Ekonomisë Komunale, në bazë të propozimit të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit.

Ngritja e çadrave, kasolleve dhe e kabinave vetjake në territorin e plazheve nga punonjës të ndryshëm nuk lejohej.

Gjatë periudhës së regjimit komunist, turizmi nuk u konsiderua thuajse asnjëherë si degë kryesore e ekonomisë.

Parimi i ndjekur ishte ai që “shërbimet kanë influencë në shpërndarjen e mirëqënies por nuk kanë ndikim në konfigurimin e prodhimit të brendshëm bruto”.

Gjatë periudhës së regjimit komunist nuk synohej zhvillimi i industrisë e as rritja e të ardhurave në valutë të huaj dhe qëllimet ishin të ndryshme, në varësi të marrëdhënieve ndërkombëtare që kishte vendi e në varësi të rrethanave të brendshme.

Një prej qëllimeve të turizmit ishte ai ideologjik e në funksion të këtij qëllimi u ngrit edhe infrastruktura e turizmit në vend.
Projekti i vitit 1984 dhe kategorizimi i plazheve të Shqipërisë

Përgjatë viteve, për zhvillimin e turizmit u miratuan një serë ligjesh e vendimesh me qëllim përmirësimin e cilësisë. Në vitin 1984, do të hartohej një projekt i posaçëm për zhvillimin e bregdetit shqiptar. Ky projekt në fakt behej në një kohë kur Shqipëria kishte nevojë të madhe për valutë të huaj e në kushtet ku po vuante pasojat e një krize të thellë ekonomike.

Vendimi i 31 gushtit të vitit 1984 parashikonte se kapaciteti i përgjithshëm vjetor i plazheve për 5 vjeçarin e 8-të 1986-1990 do të plotësonte nevojat për pushim 15 ditor (në 6 turne) në masën mbi 5 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë së vendit.

Me një përllogaritje të thjeshtë kapaciteti i plazheve shqiptare ishte për të plotësuar nevojat e pushimit për 150 mijë persona. I njëjti vendim parashikonte se në planet rregulluese deri në vitin 2000, plotësimi i nevojave për pushim do të rritej në masën 10 %, pra për rreth 300 mijë pushues.

Vendimi përcaktonte gjithashtu zhvillimin e 13 plazheve ekzistuese: Shirokë e Velipojë në rrethin e Shkodrës, Shëngjin në rrethin e Lezhës, Currila, Durrës dhe Golem në rrethin e Durrësit, Divjakë në rrethin e Lushnjes, Plazhi i Skelës, Uji i Ftohtë dhe Dhërmi në rrethin e Vlorës, Borsh dhe Sarandë në rrethin e Sarandës dhe Pogradeci.

Vendimi i vitit 1984 parashikonte se plazhi i Semanit në rrethin e Fierit nuk do të zhvillohej më tej pasi konsiderohej si i papërshtatshëm nga ana gjeomorfologjike pasi gërryhej nga deti. E për ta zëvëndësuar atë parashikohej të ndërtohej plazhi i ri i Hoxharës.

Plazhet e vendit në këtë periudhë klasifikoheshin në plazhe lokale, plazhe rajonale, plazhe kombëtare dhe plazhe ndërkombëtare.

Plazhe lokale konsideroheshin plazhi i Shirokës në Shkodër, i Currillave në Durrës dhe i Semanit në Fier

Plazhe rajonale cilësoheshin plazhi i Hoxharës në Fier, plazhi i Borshit në Sarandë dhe plazhi i Patokut në rrethin e Krujës.

Plazhe kombëtare cilësoheshin plazhi i Velipojës në Shkodër, i Shëngjinit në Lezhë, i Durrësit, plazhi i Golemit, plazhi i Divjakës, i Skelës, Ujit të Ftohtë, Dhërmiut, Sarandës dhe Pogradecit.

Ndërsa plazhe ndërkombëtare, pra destinuar për të huajt, ishin plazhi i Durrësit ku ishin ndërtuar edhe resortet përkatëse, plazhi i Golemit ku kishte një zonë të veçantë nga plazhi ekzistues, plazhi i Sarandës, plazhi i Pogradecit.

Vendimi për zhvillimin perspektiv të plazheve parashikonte gjithashtu edhe kritere për ndërtimet që duheshin bërë në bregdet.

Ndërtimet e pushimit familjar në plazhe duke përfshirë dhe ato ekzistueset, sipas vendimit, duhej të ishin banesa të tipit hotel dhe banesa të tipit apartament.

Për të kursyer tokën, plani zhvillimor parashikonte se ndërtimet duhet të jenë 5-6 katëshe kurse hotelet më të larta se kaq.
Ky plan duket se nuk gjeti zbatim, edhe për vetë faktin se në Shqipëri ndryshoi sistemi politik dhe ekonomik.

Rënia e komunizmit u shoqërua me ndryshime të forta politike, ekonomike dhe sociale. Në këtë mënyrë, në listën e projekteve të skicuara në letër, edhe ai për zhvillimin perspektiv të plazheve nuk do të gjente zbatim.

Pas viteve ‘90 zhvillimi i plazheve u bë në mënyrë të pakontrolluar, duke sjellë edhe dëmtime të pariparueshme të zonave të ndryshme të vendit.

Ndërtimet pa leje e pa kritere si dhe problematikat e pronësisë kanë bërë që bregdeti i Shqipërisë të mos ketë një zhvillim të integruar e të operojë nën potencialin e tij.

/ Scan

http://www.gazetadita.al/bllokohen-rruget-e-lezhes-permbytet-edhe-kopeshti-i-inaguruar-sot/

kopshti per femije ne Lezhe mban emrin “Beselidhja” :thinking: marshalla tere ai emer per kolopucet

1 Like

Hahahah të rriten me parime të forta dhe të bëhen trima :sweat_smile:

1234567890

e forte :smiley:

https://www.zeriamerikes.com/a/5308502.html

Disa masa baze sanitare - covid-19

kur jeni të detyruar të dilni nga shtëpia:

  • Te vishni një xhup me mëngë të gjata,
  • të lidhni flokët,
  • të shmangni vendosjen e vëthëve, unazave dhe aksesorëve të tjerë, si burim për bartjen e virusit.
  • të keni vënë dorezat, dhe maskën ,
  • të mbani me vete facoleta të cilat duhet ti përdorni
    • në rast se ju vjen për të tështirë,
    • për prekjen e sipërfaqeve të caktuara.
    • Këto facoleta të hidhen më pas në një kosh të mbyllur .
  • kollitni ose teshtini, jo në ajër apo në duar por duke mbuluar gojen me bërrylin, ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.
  • Mundohuni të mos paguani në para cash
  • nëse përdorni paratë, dezinfektoni dhe lani duart sa më shpejt
  • mos prekni fytyrën nëse nuk keni larë më parë duart .
  • gjatë gjithë kohës perjashta, mbani distancën nga tjetri

Kur ktheheni në shtëpi:

  • përpiquni që të mos prekni asgjë sapo ktheheni në shtëpi,
  • fillimisht hiqni këpucët me kujdes
  • më pas hiqni rrobat e sipërme, dhe kalojini ato menjëherë për tu larë.
  • të lini në një kuti çantën, portofolin, çelësat e gjithçka tjetër që keni me vete pas kthimit.
  • Bëni një dush, e nëse e pamundur per momentin, lani gjithe pjesët e trupit ekspozuara gjatë qëndrimit jashtë.
  • të pastroni rregullisht syzet dhe telefonin,
  • hiqni me kujdes dorezat dhe hidhini në një kosh të mbyllur.

Nëse jetoni me dikë që dyshoni se është i infektuar:

Në rregullat e sigurisë për bashkëjetesën me persona të rrezikuar duhet të ndiqni këto veprime:

  • rrini larg dhe flini në dhoma të ndara,
  • Përdorni krevate të ndarë,
  • përdorni banjo të ndara, nëse s’ka mundesi dezinfektoni vazhdimisht banjen.
  • Te mos përdorni të njëjtat peshqirë, lugë, apo gota,
  • dezinfektoni çdo ditë sipërfaqet që përdoren më shumë ,
  • lani shpesh rrobat, peshqirët dhe çarçafët,
  • ajrosni shpesh ambientin ,
  • si dhe telefononi urgjencën në numrin 127 nëse keni temperaturë mbi 38 gradë dhe vështirësi në frymëmarrje.
  • te mos ndërpritni karantinën para 14 ditëve në asnjë rast.