Liri Valbonës! Ndëshkim dhunuesve të Ligjit!

1 Like

o ti i kshillit, po prishni tokat qe s’jane tuajat OREEEEEE ! ti s’jeton gje ne valbone. çmut ke qe hap gojen ?

o edvin shko e fol me banuesit atje, qe t’i presin me pushke keta prishesit, se vetem ashtu i dilet. me llafe protestash nuk shpeton dot gje.

Banorët janë nja 300 vetë aty, por nuk janë të egjër. Ata i janë drejtuar ligjit e gjykatës, siç bëjnë njerëzit e qytetëruar, por gjykata ia ka rrëzuar dy herë padinë. Tani e kanë apeluar prapë. Normalisht punimet duhej të ishin pezulluar për sa kohë çështja është në gjyq. Protestat janë mbështetje këtu nga Tirana. Pushkët janë mjeti i fundit që do të përdoret, por kanë nevojë për pak ndihmë se në 300 vetë, shumica janë pleq e pak të rinj ka që mund të gjuajnë pushkë. Këtu ke foto nga zona: https://www.facebook.com/friendsofvalbona/

Partia me 200 petrita u themelua, keshtu qe mos thuaj 300 veta jane pak.

Na duhen 301. Do të vish ti të bëhesh i 301-ti? Nëse mendon se kjo është çështje për të qeshur e për t’u tallur, të lutem shumë mos shkruaj. Nëse do të ndihmosh, mos shkruaj, por kontribuo ashtu si shumë bashkëatdhetarë e të huaj të tjerë. https://www.gofundme.com/stop-hydroelectric-dams-in-valbona
Nëse nuk mund të kontribuosh me para, merre pushkë e eja të bëhesh ai 301-shi.

nuk thote kot nje shprehje popullore e vjeter shqiptare : kush t’i nxjerr syte dhe te shtyn ne gremine ? I YTI !

ate qe te ben tendi, s’ta ben as i huaji. do ta qajme pushtimin e gjate osman. turqit na lane pa prek, te jetonim te qete ne malet tona. qeveria jone do te na qije nonat, si na i qiu gjate komunizmit. do ta zhveshe popullin nga te gjitha pasurite e tij kombetare, duke filluar prej Gjuhes e me rradhe te gjitha te tjerat. (prandaj thenia e forte Niçes : do ta vdesesh nje popull, krijoi atij nje Shtet)

per dy lek te qelbeta, s’kane lene me miza, ne natyren franceze. gjeja qe habiti vllain tim kur vizitoi jugun e frances. s’kishte me nje insekt, nje zog, nje specie te gjalle qe jetonte ne jug te frances. natyra bosh. keshtu do te behet dhe shqiperia. duke betonizuar çdo gje, s’do te kete me specie ne pyll apo kodra. kanceri do te behet si gripi. do ta kete çdo njeri. etj.

Ngordhja e insekteve eshte problem ne tere Europen (me sakte ne hemisferen veriore), jo vetem ne jugun e Frances. Shkencetaret akoma nuk e dine nga vjen. Mendohet nga pesticidet e bujqesise po edhe ne vitet 60 dhe 70 eshte perdorur ne mase pesticidi dhe prape ka patur plot insekte. Nje arsye tjeter mund te jene edhe parazite mikroskopike qe i ngordhin bletet kur bien ne kontakt me ato. Ne Kine madje kane filluar qe tani qe ti “fekondojne” pemet ne menyre artificiale. Ne mungese te insekteve.

Pse kush jeton ne Valbone ketu qe po i merrkam rriskun e qarjes hallit une ?!

Edvini qan hallin e OJQ , Gofandave e te projekteve nga Keshilli Evropian ose eshte realisht aq naiv dhe ambjentalist qe dyshoj , se tani na dolen 300 banore te shkrete , ndersa ne shkrim siper Valbona mbante me pune 5000 njerez e na sillkerka 10 milione euro nga turistet ne vit , qe si kam pare ndonjehere ato shifra qe thote me qindra mijera turiste po nejse muhabet ne vete ai

Home @Pjer a ka me rast flagrant te nderlidhjes midis shfreninimt te ekonomise si ekonomi finananciare dhe seksit te çfrenuar deri ne ate pike sa njerzit te pallojne pemet?!

Muhabet kinez: “Kom pallu mrom nji dru arre! Apapapa çer te pallume i kom bo!”

as na rruhet fare, insektet do ti ribejme si postinsekte ose transinsekte cyborg. Dhe do t’i bejme me te bukur dhe me te mire se te natyres, dava morrash, pleshtash, tartabiqesh, akrepa.

Edvin, perpiqu ta dallosh ku ironia perdoret per t’u tallur dhe ku jo. Per ta bere komentin tim te thjeshtuar fare, desha te them mos u dekurajo qe jane 300 veta. Cdo nisme e vogel a e madhe nis me nje grusht njerezish qe mendojne se misioni i tyre eshte i drejte. Ajo qe ka rendesi eshte qe strategjite te jene efektive. Psh keni bere protesta para shtepive te gjykatesve qe kane marre vendimet per te lene HEC-te te ndertohen? Apo para shtepise se Genc Rulit qe firmosi koncesionet? Apo para shtepise se ndertuesit? Jam i sigurt qe jo. Prandaj te thashe me lart qe e keni kapur se prapthi.

Ti o je klysh i PD-së o i PS-së. Ndryshe nuk shpjegohen këto që thua.

Po të presim ty pra. Ta thashë. Pa ty nuk luajmë ne. Nuk kemi aq tru sa ta kapim mbarë. Të lutem eja na ndriço.

Une te ndricova me lart, dhe flas nga eksperienca me nismat ku kam marre pjese. Ti si tipik shqiptar qe nuk mund te pranosh se mund ta kesh gabim, perdor ironine se te duket vetja me i zgjuar ashtu. Dhe pret nga te tjeret te bejne punen tende. OK vazhdo. Suksese me kete projekt. Uroj te jem une gabim.

1 Like

Unë nuk e di atë gjë se a jam i zgjuar apo jo. Unë di që disa shqiptarë dinë vetëm të kritikojnë dhe të sabotojnë, por të bëjnë gjë vetë…ruajna zot! Ky more djalosh, nuk është projekt, dhe Valbona nuk është e imja që ta kem projekt. Është e shqiptarëve. Nëse ti je shqiptar, shko mbroje. Unë nuk e kam punën “Mbrojtës i Valbonës”. Se e ke shkruar më lart. Nuk e dija që paska edhe profesion e punë të paguara të bësh protesta për shkeljen e ligjit, Ndoshta më ngatërron me ata miqtë partiakë? Unë të thashë, do të bësh siç do ti, eja bëjë. Dera është e hapur, Valbona e të gjithëve. Ne nuk kemi pushkë, ti ke. Por mos na kritiko “Pse nuk merrni pushkët ju”.

Filloi gërmimi për HEC-in e dytë dje.

Po ta riperseris, e ke kapur komplet se prapthi. Kritika jo gjithmone behet per te treguar me gisht se sa nuk vlen dicka. Ne rastin tim eshte konstruktive, e bej gjithmone per te permiresuar dicka. Edhe kur kerkoj kritike nga te tjeret, nuk me plas shume te degjoj shumicen qe thone “ja ke fut kot plako” sesa ata 2-3 qe thone “mire deri ketu, dhe ja si mund te behet me mire per mendimin tim”. Edhe reagimi im me lart eshte i tille. Ta kam dhene gati, shkoni protestoni aty ku duhet jo yxhym ne kryeministri apo ne rruge kot. Ky eshte mendimi im. Juve beni si ta shihni te arsyeshme. Postoni foto ne internet se ashtu do terhiqet gjykata.