Lista e PD. Mungojnë figurat tradicionale

Epo u bene 30 vjet qe nga renia e komunizmes .nje brez I ri ka ardhur ne skene.mos u beni dhe ju si Dulla qe mbahej me rrangallet e luftes se dyte boterore .

Ej po kishte fillu shfarosja kimike ne mase?

Po jo o Maks, se copezimin e PS e ka bo Palloshi, me mire se kushdo :grin:

A jam penduar që ndoshta i vetëmi unë me shumë dëshirë kam dashur të ndihmoj dhe të frymëzoj Lulëzim Bashën si një lider të ri të Partisë Demokratike, që ditën e parë që ai erdhi në opozitë? Është një pyetje që në respekt të oponionit publik në ditët dhe muajt në vijim do bëj sqarimet e mia. A jam penduar që shkova në çadër? Nuk e di. Shumë pikpyetje për hirë të lexuesëve të mi, por dhe miqëve demokrat do ti sqaroj në ditët në vijim. Ato që thashë në çadër do t’ i them përsëri nëse më vjen rasti t’ i them publikisht. Për mua, Artan Fugën e të tjerë si ne, çadra ishte ajo që besonim ne se ishte, jo ajo që ishte në të vërtetë në planet politike të Lulzim Bashës.

Ne shkuam në çadër ashtu si ata intelektualë patriotë që shkuan në Konferencën e Pezës në 1942, dhe që pa dashjen e tyre i shërbyen një udhëheqësi të cilit i duheshin si fasadë për të realizuar ai planet e tij të këqija politike.Unë dhe të tjerë e ndihmuam me sinqerite Lulëzim Bashën , por ai kishte axhendën e tij personale me sektin që kishte krijuar rreth vehtes .Lista e kandidatëve të popullit që ai zgjjodhi është prova më e pa kundërshtueshme e një produkti të tillë të gabuar. Në ditët e cadrës e njoha mirë Bashën. Ai njerëzit i ndan në “zogj gomari” të cilët duhen gënjyer dhe shfrytëzuar, dhe në njerëzit “tanë”, të cilët janë një grupim rreth tij që merr privilegjet me votën e zogjve të gomarit.
Ndriçim Kulla

Lul Basha eshte nje lider i mire. Asnjehere nuk mund ti kenaqesh te gjithe.

Kandidati që mallkonte zgjedhësit po mos e votonin,propozon shtepi bulike.

https://www.youtube.com/watch?v=ZoekKPopbtE
Hazbi Kasaj, Kryetar i Partisë së Punës për Qarkun Gjirokastër, kandidon nën siglat e Aleancës Demokristiane, pasi partia e tij, por edhe ajo komuniste, kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje.

Kasaj u bë i njohur për mallkimet që i bën qytetarëve nëse nuk e votojnë. Por në këto zgjedhje ai thotë se nëse do të hyjë në Parlament, do të kërkojë të votohet një ligj, i cili autorizon autoritetet t’i presin penisin burrave.

Ai shprehet se do të hapen shtëpi publike dhe nëse burrat nuk shkojnë në shtëpi publike por tentojnë të bëjnë tradhëti bashkëshortore, atëhere do t’i pritet organi gjenital.

Kur ske gje per te thene seshte nevoja me bo replike se i bi qe une duhet te filloj me liber shtepie tani.

Sa per spiunat, dihet si eshte puna politikes, Lubonja doli qe paska qen spiun, Ngjelen e nxorret cimke, Jozefina na doli e deklasifikuar…
Kurse Kaci i zi qe perbetohej se do thuente kafkat e demokrateve u bo deputet, fahriu ish kryesigurimsi Elbasanit eshte sot propaganda PDse dhe se shpejti deputet…
Nuk votoj me per PDne qe ne 2011 kur u vrane 4 te pafajshem e pa parti por per nji Shqiperi me te mire, njilloj sic Ramiz Alia vrau po 4 te pafajshem ne 90 ne Shkoder kur u vrane 4 shpirtra te lire pse kerkonin nji Shqiperi si gjithe Europa. Sot jane bere bashke te gjtha pjellat e PPShs per mos te leshuar pushtetin kundrejt Shqiptareve.

2 Likes

Ska te bej me mentalitetin e ish te persekutuarve se jeta vazhdon dhe nuk pret me njeri sot nga politika se dihet ato jane aty per vete jo per popullin. Po kur ke nji parti qe per afro 30 vjet bertet dhe propagandon si parti antikomuniste dhe sot shef qe asnje ish i denuar politik nuk eshte pjese e saj as edhe nji sa per sy e faqe por ka vend edhe per Dulen e lloj lloj sorrollopi ishsigurimsa e trafikante droge Lazarati e skafiste…cfare te thuash. Tallen lesht 30 vjet me kete shtrese tani i tregun gishtin e mezit.

2 Likes

ja ku erdhi dita e krijimit te nje “LSI”-e te re (asaj te PD)

URIME

majlinda bregu kryetare e partise se Re demokratike

dhe kryeministrja e re e shqiperise ne 2025.

urime dhe vetem urime

Aha, e kisha nje bindje qe lulebasha eshte shume siperfaqesor per te qene kryetar i pdse por qe te ishte dhe agjent i fshehur i sorosit nuk e besoja. Cdo dite nga nje bumje te pdja. Nuk po organizohen dhe te perqendrohen ne zgjedhje por merren me njeri tjetrin. S’di ku te lexosh ndonje lajm optimist: qim peka e ben fertele, gjergj lezhja po i thote te rane pantallonat, artan fuga me shoke thone na tradhetoi, zhozi burrnesha bashke me te tjere thote qe nuk ben, ta heqim! Kush perfiton nga gjithe kjo katrahaure??? do pyeste ne menyre retorike avokat N. Ay pra EDrama perfiton, kush tjeter. Po gjithe kjo rremuje per tre muaj ishte per ti dhene pushtet EDrames dhe shkaterruar pdne? Do pyeste prape avokat N. Atehere i bie qe lulebasha punon per EDramen (Sorosin).:v::v::v:perpara​:v::v::v:

1 Like

Bashës i tërhiqet një tjetër kandidat,Kryetari i PLL

Një tjetër kandidat i Lulzim Bashës është tërhequr nga lista e kandidatëve për deputetë. Mësohet se kandidati për Qarkun e Dibrës, Sulejman Gjana, sapo ka njoftuar largimin e tij nga lista.

Ai ishte i katërti në listën e Dibrës, ndërsa sqaron se është tërhequr nga gara pasi, sipas tij, marrëveshja Rama-Basha krijoi realitet të ri dhe prespektivat e mazhorancës dhe opozitës së ardhsme.

O kapo shiko se ketej u beme me lider te ri te conservatoret. A ja vlen thua?

Shkarkimi i Bashës, Doktor ndaje me kë je!

“Të shkarkojmë Lulzim Bashën”!
Ja një propozim konkret! Ja një kundër-masë konkrete kundër listës së shpresës së vrarë të Lul Bashës. Kundër vizionit të tij thellësisht klientelist të Republikës së Re-lindur. Ndoshta komardarja e fundit për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga dështimi spektakolar i Partisë demokratike më 25 qershor, 26-ta do të ishte tepër vonë; kamardarja e fundit për të shpëtuar partinë e idealeve të mëdha nga bjerrja e mëtejshme dhe përfundimtare e vlerave mbi të cilat u themelua; një shans i fundit që kjo parti të mund të mbajë ende gjallë shpresën në këtë vend. Pse? Sepse shpresën nuk e mban gjallë qeveria, pushteti në ushtrim e sipër, por ideali i opozitës, i aspiratave të pakonsumuara. Nëse e varros idealin duke e shndërruar partinë në ndërmarrje familjare, e ke dënuar krejt popullin në një dëshpërim të thellë, në një depresion kolektiv! Por sado skuth e djallëzor që është, Luli është prapë shumë i vogël për një të keqe kaq të madhe! Ndaj duhet të ikë një orë e më parë! Çështja është ç’mendon ti Doktor?
Doktor, duhet ta ndash me kë je! Ti the se s’kishe dijeni për listat! Unë s’të besoj! Por nuk ka rëndësi tani ç’besoj unë apo plot të tjerë! Kemi një fakt, një kërkesë konkrete të bërë nga dy individë që përfaqësojnë dy linja historike të partisë: Arben Imami, një bashkëthemelues i PD-së, që e kërkoi demokracisë e brendshme qysh më 1992 kur ti drejtoje me dorë të hekurt, dhe Jozefina Topalli, që të qëndroi pranë kur Arbenit i mori koka erë dhe u vesh me roba ushtarake, duke shpallur majë tankut në Vlorë, marshimin drejt Tiranës për të të rrëzuar ty. Sot këta të dy janë bërë bashkë, edhe me bagazhin e përvojave të shkuara, të drejta apo të gabuara, dhe kanë shpallur një propozim konkret. Duhet ta ndash me kë je! S’mund të lash duart si Pons Pilati “unë s’dija gjë”! S’dije gjë, por tani që di ç’mendon? Ose do të thuash që vërtet ti s’dije gjë, por kryetari veproi konform kompetencave të veta, ose do të pranosh që partia e Lulit që do të dalë pas 25 qershorit nuk është jo partia e '90-ës, se atë e shkatërrove vetë në '92-shin për ta ringritur prapë në 2005-ën, por nuk do të jetë as një hije e zbehtë e çdo ideali që ti vetë ke shpallur edhe kur nuk e zbatoje.
Doktor, unë e di që shefat e kanë të vështirë të pranojnë gabimin, sepse u mungon përulësia intelektuale për të pranuar që tjetri edhe mund të ketë të drejtë. Aq më pak mund ta pranojnë shefat gabimin kur bëhet fjalë për dështimin e beniaminit të tyre, investimit të tyre njerëzor në ndërmarrje apo politikë. Por dreqi e mori Doktor, pranoje që nëse Rama është një kopje e jotja, Luli është një kopje e keqe e Ramës!
Endri Xhafo

Yallaaa PD yallaaa

:joy:

ja dhe PDja e Re ! thoni qe nuk ua ndolla

http://www.lapsi.al/lajme/2017/05/29/jozefina-topallit-i-bashkohen-edhe-astrit-patozi-ridvan-bode-majlinda-bregu-dhe#.WSwbLDtf0dU

Kjo Spiropali duhet hedhur ne kazan te ziftit, jo vetem per hajdutllekun e paskrupullt, por thjesht per injorancen e skajshme dhe ligesine qe ka si njeri.

ta heqim
ta heqim
ta heqim qelbesiren

:v:

‘Nis levizja’ duhet ne thonjeza (ne s’perdoret ne kuptimin e 1re) se PD e sales i ka ca allasoj levizjet,

Jozefina Topallit i bashkohen edhe Astrit Patozi, Ridvan Bode, Majlinda Bregu…

Tre te paret i bashkon nje fije e padukshme qe sec.i pare doc.proc salih berisha e ka perdor me mjeshteri. Eshte ajo lidhja e nendheshme qe e ka zanafillen qe nga koha e kulçedres se kuqe. Kjo e katerta pavaresisht qe eshte si nata me diten me ata qe kane ngel ne pd, evropi, usa etj nuk e quajne " te pershtatshme" per lidere.
Pd nuk eshte dhe as ka qene ndonjehere e djathte. Ka qene as me shume e as me pak nje konglomerat komunistesh te kamufluar, spiunesh nga me te ndyret, te djathte qe besuan ne fillimet e saj por qe u zhgenjyen shume shpejt ( me perjashtim te maksos dhe acdc) kriminele ordinere. Te gjithe keta per shkak te kaluares se tyre u vune ne rresht nga pinoku komunist 24 karatsh dhe u mbajten si nje trup i vetem me presione, dhune, vrasje, dosje etj etj.
I vetmi deri me sot ne pd i paperlyer me vjedhje, vrasje, dosje eshte Eduard Selami. Por dhe ai eshte teper perendimor per çeten e pinokut.

Dashamir Tahiri gati të dorëhiqet nga lista e kandidatëve të Bashës

Mbështetësit e komunitetit çam kanë thënë se krenaria çame nuk mund të shkelet nga Lulzim Basha, duke kërkuar në këtë mënyrë largimin e Tahirit nga lista e kreut të opozitës.Patriotet dhe mbështetës çamë i kanë kërkuar Dashamir Tahirit dorëheqjen nga gara.
Spias tyre, Tahiri nuk mund të jetë në një listë me Vangjel Dulen, i cili pritet të fitojë mandatin e deputetit, pasi Basha e ka renditur të tretin në Vlorë…na lane ene camet :smirk: