Mbi vleren e naftes dhe vleren e Zagorisë


#1

#2

Nafte jo se na ndotet mjedisi .hidrocentrale jo se prishet natura .hashash jo se eshte kondra ligjit .nga ekonomia e trurit dhe manufakturimit jo se jane elifmatrake .cilat burime mendojne se duhen perdorur per te zhvilluat ekonomine?


#3

Kto jane komplet koqe o burr.
Zagoria ka kisha e uje te kristalte thote Mero urithi dhe smjaftojne kto leksionet e histori gjeografise po bo edhe si specialist ambienti kur vlereso “materialin qe i paskan ofruan”
Po pse me, co do beje SHELLi? Do testoje bomba atomike?
Hajt mos i thuj koqe po deshe.


#4

po të ishte ndonjë shoqëri greke të bënte kërkimet , do ta shihnin reagimin pozitiv të meros me shokë! ato zona i janë lënë në adminstrim greqisë nga gjithë politika shqiptare, dhe greqia nuk dëshiron asnjë investim jogrek . prandaj kundërshton me mashat e saj në shtypin shqiptar të maskuar mbas kujdesit për mjedisin! pse s’ankohet plaku mere për mjedisin edhe në zonat jashtë administrimit të konsullatës greke??
preket edhe tregu i turizmit në greqi -thotë mer-aqi!


#5

ndigjo Alba, se per kete gje ka rendesi komportamenti ndaj gjerave, ne kete rast ndaj Natyres, pastaj behet muhabeti pragmatik per ekonomine. Ne fillim konsiderohet Gaia, shenjteria e Memes Natyre, pastaj shihen ne kontest se çfar mund te behet konkretisht. Duhet ta kesh te qarte se Gaian e vret nese e pallon ronshem me zhvillim turbokapitalist (siç shprehet rendom e majta, edhe ajo amerikane qe lexon Biblen “majtas pallo!” pedet). Dhe Gaia, vjen nje dite e ta merr hakun. Kete jam munduar te tregoj me raportin Eros-Thanatos. Po fol sa te dush, Thanasi nuk merr vesh, nuk e le Marloni te marri vesh. Ka shume zhurme, e tille eshte koha, trokellijne bolet sa majtas djathtas ngambrapa.

Me ç’kam kuptuar nga sa llafos, ti, si rendom refugjatet (sidomos para fenomenit Trump), veshtron politikisht majtas problemet, deri edhe Biblen e lexon “majtas qendro!”. Aty me rri, “aty ku je, bej fole” kena pas gerthit kur lujshim kukamçefti, politikisht origjinalisht ekologjia eshte e majte. Nena eshte majtas, baba eshte djathtas.

Pra kujdes se je apsajt!


#6

Per te kuptu me mire se çfar du me thene:

Venezuale ka nafte sa me u dhi ne te, Shqiperia nuk ka uje, sa ka nafte Venezuela, e megjithkete Venezuela eshte vend zgjebsash zorrthate.


#7

Fillova t’i frekuentoj dhe t’i njoh lumenjtë kur bëja dokumentarë për kompaninë elektrike Edison (…) Lumi ngjan shumë me proçesin e krijimit të jetës. Ky është një proces transformimi i vazhdueshëm. (…) një rrugë e ngadaltë, e vazhdueshme dhe e pamëshirshme (…) Lumi Po është lumi me plot kuptimin e fjalës. Të gjithë i pështyjnë sipër, pshurrin mbi të, e far nuk i bëjnë. Por ai vazhdon rrugën e tij, i qetë, duke mbajtur gjithçka mbi vete deri në det.

regjizori i modh Ermanno Olmi

Na e tregon lumi, me mire se librat e shenjte, se si duhet te sillemi dhe çfar qendrimi duhet te kemi ne jete.

O ju marrte lumi ju marrte!, ju marrte lumi Lanë me te gjitha peshtymat, pshurrjet e çfare tjeter i kane bere persiper.


“Glass” ose : fundi i Shyamalan 1.0 ?
#8

Bota po shikojne te perdorin energji alternative, diellore, ajrore, etj, Shqiperia po shkerdhehet me HEC dhe puse nafte. Pellembe e HEC dhe disa qytete akoma s’kane drita 24 ore.


#9

Po jo me Kthup jo. Nuk ka te beje nafta apo energjia alternative ketu.
Ka te beje me faktin qe Mero urithi dhe shume te tjere si Mero behen ambientalista, urbanista, analista asistencialista… dhe ja fusin si kau peles se kaq dine. Jo nje here. I ke perdite neper studio televizive duke tjerr lesh. Larg qofte masanej nese mileti merr njicik spunto, del pozita e opozita bashke kush ta sikterisi me shume SHELLIn a kushdo kompani tjeter qofte qe po na rremben naften, kromin, bregdetin…
Rezultati. Prap pabuksa.


#10

Une bera thjesht pyetje .cila eshte alternativa?


#11

dhe un u pergjegja dhe po te pergjigjem prape njesoj:

Para se te shtrohet gjetja e alternatives duhet ndergjegjsuar qe gjerat e krijuara jane dhurata hyjnore, dhe jo thjeshte sende per tu perdorur per interes personal.


#12

tjeter analize per projekte te ngjajshme me temen ne fjale, kostot natyrore te 400 HECeve neper shqiperi, nga Mero Baze (pararoja e integritetit e profesionalizmit ne gazetari).


#13

HEC-et ne vetvete nuk jane problem, perkundrazi. Problemin e dime te gjithe, nderto pa analiza e studime, nderto pa transparence, nderto pa oponence te mirefillte teknine, mjedisore, e ekonomike. Nderto duke i dhene pushtetarit te rradhes X% etj etj etj


#14

As qe diskutohet qe po na rrembejne pasurite. Me keq se delten e Nigerise jemi. Atje te pakten populli ka tregu nje fare nervi e eshte ngrit me arme ne dore. Ne Shqiperi, cmimet e karburanteve jane qesharake. Prodhojme, e cojne jashte, e rafinojne, e sjellin e ta shesin me shtrenjt se kudo ne Evrope. Vjedhin ne prodhim, vjedhin ne cilsi, vjedhin ne cmim. Vjedhin te huajt ne bashkpunim me te brendshmit.


#15

Shiko, po te ushtrosh kontroll teknik per se mbari, mund ti kthesh puset ne “bace”. Po nuk jemi te tille njerez ne. Ne jemi vidh te vjedhim.


#16

Ajo te shqeteson ty? Ajo eshte dicka e perditeshme ne Shqiperi por kur vjen puna tek nafta u kujtove?