Mbyllet nata e parë e festivalit të RTSH, Ledina Çelo me fustan transparent, kritika nga shikuesit

kjo kenga e Xuxit e lezetshme

vlashenti duket pak si poseur

Mu ato bythet te foto mu pane me celulit. Nonji foto tjeter me te mire?

Vlashenti duket, para se gjithash, ne fillim fare te fillimit (nese ka ndermend te vazhdoje). Biles ndaj dhe une kerkoja te merrja vesh kush na ishte ky ‘yll’ qe na paska fitu déjà statusin e te ftuarit.

pyetje: a mendon se juria eshte hakmarre me Adrian Hilen, duke mos ja kualifiku kengen ne finale ? :stuck_out_tongue_winking_eye: (kenge qe duket çik si remake i asaj te genc Tukiçit vjet)

me sa shoh kete vit qenka dominues klani i The Voice. te tjeret spostohen per pasoje.

nuk eshte cudi qe ta fitoje g.salihu (ish anetar juire ne the voice).

orges toce paska bere nje mish-mash te kitarave te The Strokes dhe menyren italo-rock te te kenduarit (recituarit dmth).

Agim Doçi me Zhulalin mbeten rekord per Shqiperine ne eurosong, vendi 6. (Rona Nishliu vendi 5, por jo nga Shqiperia).

nuhatja jote, perfekte: Salihu doli i dyti :wink:

Shakaja e rradhes: vota e publikut kish po aq pike (10) sa dhe secili nga anetaret e jurise :joy:

Rona mund te mos jete “nga Shqiperia”, por fitoi festivalin e kenges ne rtShqiptar

Jo s’e kisha aspak ne ate kuptim. As s’ka lidhje tekefundit. Rona dhe kompozitori ishin nga Mitrovica, ndersa t’u pergjigja ty per fyerjen ndaj agim doçit dhe zhulalit, te cilet mbeten me te suksesshmit (vendi 6) nga autoret nga Shqiperia (adi hila etj mbeten larg tyre).

Ndersa sonte me Linda Halimin mendoj se anetaret e jurise kane ne mendje ndoshta perseritjen e suksesit te Rones. Kane nje performance te perafert.

Mua me kujtoi pak u2, kenge e mire per radio

mendoj se duhet ta fitonte, per ceshtje dinjiteti te festivalit.

por harroj faktorin eurovizion i cili i vendos votuesit ne poziten e dhenies se pikeve per kenge te cilat mund te ecin me mire atje.

p.s. une jam kunder votes se publikut, edhe aq dhe shume e kishin.:smile:

Une e ndoqa live dhe kish mjaft difekte, salla cerek bosh, vonesa pafund, po tek e fundit tek shumesia difekteve te vogla e ka bukurine festi
Kenga fituese jo e keqe afterall, ze potent, nuk do vija bast per suksesin e saj ne eurovizion
Shume performues meshkuj kish kete vit.

bukuria kete vit ishte tek transparenca (edhe pse me ndonje defekt te vogel) :wink:

… keshtu qe duhet falenderuar Lëndina.

2 Likes

E ngaterruar kjo puna e votes se publikut: Rona Nishliu fale votes se publikut arriti vendin e 5 në Eurovizion ! :wink:

ps: vota e publikut eshte nje ‘false good idea’, fiks sic eshte numri i spektatoreve qe shkojne të shohin X film dhe jo Y film: kjo nuk e ben detyrimisht filmin X nje film të mirë (por as detyrimisht të keq !!!)

fakt eshte ama qe nje festival artistikisht i dobet si kenga magjike eshte bere shume here me popullor se fest i rtsh, dhe salla e djeshme e tregoi kete. Ndoshta ka te beje marketingu do thuash ti…, mundet

Po normal qe salla të ishte cerek bosh, mirë dhe aq kur mendon se salla e Kenges Magjike me siguri qe mbushet dhe derdhet (sahat me rërë- hourglass- eshte ajo pune: në nje vend mbushet, në nje tjeter zbrazet)

pyetje kurioziteti:

  1. ça ndodh në salle përgjate shfaqjes se reklamave?
  2. po kartolinat e prezantimit, mund të shihen ? (ka ekran të madh)
  3. kameramanet qe sillen verdalle kengetareve, bien në sy për keq? (sepse kam pershtypjen se tashme filmojne dhe në Festival si në eurovizion, dmth me kamera “në sup”)

Do rrosh më gjate :grin:

gjate reklamave punetoret rregullojne skenen per kengen e ardhshme, ne ekranet anesor shfaqen gjithashtu reklamat e tv. spektatoret shfrytezojne pushimin. dje u vonuan mjaft per hologramin hapes te vace zeles, i cili ne anesore nuk shihet, u pa vetem ne ekrane

po patjeter ka ekran te madhe ku mund te shiheshin kartolinat e prezantimit.
po, kish vec kamerave te instaluara, edhe operatore me steadycam, a si quhet lidh pas brezit qe ne momente te vecanta, jo gjithnji, xhironin prane kengetareve, nuk bie ne sy per keq po sikur i ul pak mgajine performances skenike, i ben te duken si dubla. Per efekt ekrani nuk besoj se perben problem

1 Like