Më jepni një arsye pse duhet të protestoj ?!

Kemi aq shumë për të protestuar saqë vendi duhej të gjëmonte nga protestat çdo ditë.

2 Likes

Populli eshte i zene duke pire kafe ne kafené, keshtuqe “shushunjat e granteve” jane shpresa me e mire. Meqe ra fjala, nga dikush do te financohen dhe organizatat joqeveritare, mos ke iluzionin qe duhet te jete e kunderta?

Sa për transparencë: ja kush po financon luftën për mbrojtjen e Valbonës. I keni me emër e mbiemër. O burra bëjuani biografinë: https://www.gofundme.com/stop-hydroelectric-dams-in-valbona

2 Likes

Me 5000 $ ca do paguani me pare, as leket e kafeve e te qofteve s’iu dalin per 200 organizatore

Cila eshte e kunderta , kot per muhabet se as nuk e kuptova nga u nise qe dole me hamendsime iluzionesh

Rasti i armeve kimike apo per importin e plehrave nga Italia? Nuk e mbaj mend, prandaj po pyes.

Nga komenti yt u nisa. Meqe shpreh antipati per financimin e jashtem te OJQ-ve. Nga dikushi do te financohen, apo…?

1 Like

Do të paguajmë gjyqin që vazhdon. Kafet i bëjmë kafe turke vetë, e qofte nuk hamë. Pra nuk kemi nevojë për lekë kafesh e qoftesh.

Po nese do e marrin, ku do e çojne, ne shtepi nuk do e çojne, do e lene perseri ne rrugen e vet, apo e kam gabim.

Në rradhë të parë, është park kombëtar dhe me ligj ndalohet çdo lloj aktiviteti industrial, e sidomos HEC-et. Pikë. Me këtë mbaron çdo lloj diskutimi.
Nëse duam të diskutojmë në mënyrë hipotetike sikur Valbona të mos ishte park kombëtar, atëherë mund ta bëjmë:
Nëse duan që të shkelin ligjet, më mirë të nxjerrin një ligj ku Valbona hiqet si park kombëtar dhe pastaj mund të ndërtosh. I gjithë lumi është 30 km. Ai tërheq turistë, përdoret për ujë për bujqësi e në shtëpi, dhe disa nga katundet e kanë ujin e vetëm të pijshëm. Që tani një katund ka mbetur pa ujë se ua kanë marrë. Turizmi në Valbonë është zhvilluar nga lumi dhe gjeneron rreth 10 milionë euro tani për tani në vit.

2 Likes

flm per informacionin, po ai fshat qe ka ngelur pa uje;

  1. kush eshte
  2. firma ne fjale dhe pushteti lokal e qendror, eshte i detyruar tu çoje ujtin, te pakten ne qender, e me pas behet shperndarja.

Nese te japin emrin e fshatit, cfare do te besh ti me kete informacion? Per cfare e kerkon e kam fjalen?

Jo thjesht per verifikim e dashur, mos merr perpjete.

Ku e pe te perpjeten ti Pjero? Per cfare verifikimi, qe te besh nje plan lumi dhe per fshatin e gjore?

kush eshte ky fshat i gjore.

Çerem. Nuk ka ujësjellës aty, ata mbushnin nga burimet. Tani HEC-et ua duan ujin e pijshëm për turbina…

Po me 5000 $ vetem nje avokat pa karriere e merr persiper ate ceshtje , duke e ditur qe eshte e humbur po pse te mos marre leket.

Ju doni dhe ti dilni kunder shtetit ,po pa breke ne bythe kur i thone, me pankarta e postime facebook.

Nuk shpreha antipati per financimin e jashtem te OJQ po per rendimentin e atyre financimeve sic dihet shume mire qe jane te gjitha te kapur nga “Shushunja SHPK” apo ndryshe shoqeria civile qe bejne vetem vrima ne uje, plotesojne letrat e projekteve dhe leket i fusin ne xhep pa bere asnje pune , po e ngaterron muhabetin sipas interesit tend keshtuqe vazhdo se s’merrem me njerez patetike qe shtremberojne fjalet e dikujt.

Prandaj po të të kërkojmë ty lekë, që të marrim një avokat më të mirë. Sa do të japësh ti? Se nuk ta pamë emrin në listën e dhuruesve.

me 5000 shtyhet muaji mer lal

1 Like