“Miss Peregrine’s Home For Peculiar Children” ose: Magjia e humbur e Tim Burton-it

pooo :laughing:

sikur te kisha nje liber, dhe te mos e nisesh nga fillimi, por ti hedhesh nje sy midis faqeve aty nga cereku, trecereku, apo mesi i librit, qe te dish me cfare do kesh te besh kur t’i hysh. :grinning:

ps. dhe po, futbollisti eshte heroi se bashku me Natalie, por une s’isha e sigurt para se ta thoje ti tani.

Puna e 1re nga T. Burton. Sic parashikuar dhe ketu, vleresimi me larte se review-ja, te pakten nja dy nota.

Eshte vertete interesant fundi i the Rain People, por per nga permbajtja e gjithe filmi, coppola paska shkruar vete scriptin(ka disa elemente prej shkrimtari ne film, fakti qe protagonistja i referohet mjaft here vetes ne vete te trete, si per te vene ne pah alienimin e krizen e saj)
Ne mos harroj ne fund heroit kryesor i therret vini vini, qe ishte dhe emri i burrit nga i cili heroina ishte arratis.

1 Like

Nuk e paskam kap kete detajin e mbylljes (qe duhet të jete sic thua ti). Sigurisht qe mbyllja eshte në funksion të historise se héroïnes kryesore.

Kjo puna e realizimit të nje filmi kaq lirik e kaq poetik nga ana e Coppola-s në fillimet e tij më kujton ate historine tjeter me Scorsesse-n i cili, kur i tregoi tregoi “Boxcar Bertha” (1972), filmin e tij të dyte kolegut të tij Cassavetes, ky i fundit i tha : "Marty, you’ve just spent a whole year of your life making a piece of shit. It’s a good picture, but you’re better than the people who make this kind of movie. Don’t get hooked into the exploitation market, just try and do something different".
Për fat, nje vit më pas, Scorsese beri “Mean streets” (nje nga filmat e tij më të mire e më lirikë - dmth dhe TË LIRË !)

1 Like

Gjithsesi, duhet pranuar qe Coppola e beri nje perpjekje (pas gati 15 vitesh aktiviteti me vreshtat e rrushit dhe qe prej “Drakules” se tij koti-fare në 1992-shin e larget) për tju rikthyer në 2007-ën kinematografise së lire me 3 filmat me buxhet modest :

Kam pershtypjen se Coppola e ka mbyllur me kaq, zor se do kete ndonje film tjeter nga ai.
I kam parë të tre të fundit. Ka goxha debat në rrethet kinofilike nese kjo ishte nje rilindje (artistike) e frutshme (apo jo). Une them… ncuk : i mbetem edhe sot pas 5 vjetesh asaj qe kam shprehur tek komenti i TWIXT

1 Like

ne http://www.rogerebert.com/reviews/the-rain-people-1969 qe lexova cilesohej the rain people si imazhi pasqyre i easy ryder por ne sensin invers, dhe te dy ne traditen e romanit te famshem me huckelberry fin
filmi ne kontekstin e kohes kur eshte xhiruar, ne te njejten kohe me midnight cowboy, mund te quhet mjaft eksperimental
po nga scorsese mjafton te shohesh qofte dhe taxi driver, mjaft diference nga te mevonshmit.

1 Like

hi albano,
review-ja hedh plot ide te mira mbi te perbashketat e tre movies. Sepse m’u duk sidoqofte, se ish review-ja e nje syri te pandjeshem, “not moved” nga fuqia e vertete e filmit, dhe disi rrafshues sa i takon vlerave te tij.

ps. Mbreme i hodha nje sy Midnight Cowboy - sepse nuk m’u duk e drejte ajo cka thosh autori se Florida ish nje gabim, nje zhgenjim per heroin …

1 Like

teknika e flashback-eve tek Midnight Cowboy, e njejte me ate perdorur ke The Rain People.
Jane te dy te 1969 :slight_smile:

te midnight cowboy mund te vecoj skenen e festes, eshte nga me interesantet, dy personazhet te futur ne nje bote te ciles nuk i perkasin. Ne teresi filmi i takon sferes se realizmit(influenca e neorealizmit italian, alfa dhe omega e kinemase moderne te atyre viteve, ne mendimin tim), dhe new yorkut jepet i pare me nje sy ndryshe, si shkaterrues endrash.
Te rain people kemi te kunderten duket se personazhet eksplorojne nje bote te ciles ata i perkasin me problemet respektive, dhe keshtu lidhen me teper me njeri tjetrin. Pare me syrin e sotem the Rain People me pelqeu me teper, i pakte por i sakte, te le impaktin te mire, megjthse nuk e mohoj se ka nje doze te forte melosi lirike midnight cowboy te ciles sun i reziston kur e shef.

edhe une mendoj Midnight Cowboy pershkohet nga nje lirizem i parezistueshem. Vete ia kisha verejtur notat e erreta realiste po nuk ui kisha dhene rendesi, dhe imprinti ne mendje ishte romantizmi. Cudi se nga ana narrative nuk behet fjalef fare per ngjarje romantike (sic mund t’a kemi tek The Rain People psh.). Megjithate filmi eshte i tille prapeseprape :slight_smile:

Eshte interesant sesi ti percaktove neorealizem ne perberje te tij, dhe pastaj ne fund, fole per doza te forta lirizmi. Mund te bashkeegzistojne te dyja valle… Si shembull tjeter mendova “Some came running”.

Skena e festes eshte sh. interesante kulmi i filmit. E futur si me nderhyrje them une sepse e pamundur ndryshe per vete drejtimin qe kish marre fati i te dy shokeve. Aty perfundimisht Joe cowbojsi realizon endrren per te cilen kish ardhur ne NY, ate te hustler (qe e shpall me konfidence dhe te vjen per te qeshur me kete gje :laughing: ).

Ndersa mua Albano, pasi e ripashe dje, them se gjeja e bukur ne ate film duhet te jete realizimi i figures se Joe cowbojsit. Backflash-et ngrene historine e tij (cili eshte ky dhe nga vjen), nderkohe qe ngjarja prezente zhvillohet, dhe sado poshte shkon fati i tij ne NY, figura e cowbojsit vetem rrezaton: qe nga fytyra e tij, tek sjellja & virtutet (me te cilat kap ne befasi newyorkezet), tek pamja e jashtme gjithe drite e ketij djali. (ne kontrast me gjendjen e Enriko Razzo-n e shkrete, dhe pse ky i fundit prape jo keq). M’a bej hallall se fola me gjate une (dhe e kam bere disa here kete pune)

Patjeter. Rain People eshte film i ‘tkurrur’, i ‘ngjeshur’ (por dhe Francis Ford Coppola eshte tjeter dhe John Schlesinger-regjizor relativisht medioker, eshte tjeter).

Ate qe ka Coppola te hatashme eshte menyra se si, me 3 plane te vetme filmike, te fut direkt ne film (s’ka ujra, s’ka “lloqe” kinematografike =imazhe-koti). Jane te paket regjizoret e ketij kalibri (kjo duhet te jete dhe arsyeja qe Godard insiston ne faktin se Coppola i ka dhene shume kinemase).

Po me vjen ne mendje nje film i Bergman, “the Silence”, nje nga mê te “rrudhurit” dhe “te ngjeshurit” qe mund te kem pare; po e permend meqe me erdhi ne mendje

Eva Green eshte nje aktore shume e mire, por se fundmi filmat dhe serite ne te cilet ka aktruar kane qene goxha zhgenjime.

1 Like

Yes ! Edhe une, j’adore Eva Green !! :heart_eyes:

te cili rol te ka pelqy me teper

Eshte interesant sesi ti percaktove neorealizem ne perberje te tij, dhe pastaj ne fund, fole per doza te forta lirizmi. Mund te bashkeegzistojne te dyja valle…

nuk besoj se e perjashtojne njera tjetren, si shembull me vjen ndermend https://www.youtube.com/watch?v=rR-JvfjXS9M e fellinit, ne kulmin e neorealizmit, lirizmi ne fund e ne imazhe eshte i pashmangshem.

1 Like

ndersa mua per nga kompozimi i planeve the rain people me solli ne mendje Carol-in e todd hayness

☆ per skenen e gjetur!
(per MC, personalisht tjeter kuriozitet perberi fakti se ti pe realizmin paresor si fryme, ndersa lirizmin secondar (ne mos gaboj). Kur une pashe te kunderten. Isn’t that smth …)

Sigurisht qe nuk perjashtojne njera-tjetren, sepse janë dy gjera të ndryshme: neorealizmi eshte rryme kinematografike pra, në nje fare menyre, metode. Lirizmi eshte tipar i nje filmi (ose i disa). Edhe nje film horror mund të jete lirik. L’Atalante (Jean Vigo) eshte nje nga filmat më lirikë te historise se kinemase; Mulholland Drive gjithashtu. Të dy të bere në epoka diametralisht të largeta dhe me metoda teresisht të ndryshme.

pikerisht, eshte tipar, ndaj dhe thenia qe nuk ka zhanre te keqij.
por edhe brenda rrymes ka zhvillime si realizmi magjik, ne rastin e neorealizmit

“…Peculiar Children”

pergjithesime in random kshu, psh. egzistenca, kjo eshte ‘peculiar’ ne usa, ne kuptimin sh. siperfaqshem mund te unifikosh masivisht:
kryesisht ne segmente e grupe, jo ne klasa. Per klasa s’behet fjale.
Dhe kjo, prej kombinimeve te gjera te mundesive materiale dhe lirive.