Ngrirja e depozitave kufizon ujin për mijëra

T’i kthesh investimet personale në shqetësime publike nuk është diçka e përligjur. Kush ka vënë depozitë në tarracë, le t’i dalë për zot kur i ngrin apo i çahet nga të ftohtët.

2 Likes

Jam shume dakort me ju. Po ardhja e ujit 3 here ne dite, eshte shqetesim personal apo publik?

Ndresa propaganda e akuzonte se nuk ka maru shkolle,universiteti ne amerike e konsideronte Erion Veline nje histori suksesi.

1 Like

Kokme i thojne dibronet ,sapllake jugu ,safe tironsit lol

bardhak eshte gota…mire e kishe me sapllake …

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Në qoftë se nuk arrini ta gjeni vetë përgjigjen për çështjen që shtroni, përgjigjja ime s’do t’ju ndihmojë dot.

1 Like

Muslluk (turq.) = trumbë (geg.) = tullumb (tosk.)

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kujtoj nje projekt te Veliajt sapo ardhur ne bashki, me cesmat publike ne rruge. U soll edhe ketu nje shkrim. U fol atehere per fondet nga vende te lindjes se mesme (Kuvajt mos gaboj). Edhe arkitektura e veprave, e tyrja ishte, arabe.

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

ja një foto

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Memorja e Shkab(ës), memorja e banorit më të vjetër të Tiranës ende gjallë, memorja njerëzore e shkruar në rregjistrat metereologjikë të qytetit, të rajonit apo të gadishullit - më tej, memorja njerëzore si relike arkeologjike, s’janë gjë tjetër veç gradime të imta dhe të fundit të asaj shkalle meterologjike që karakterizon zonën, kontinentin apo planetin mbarë qysh prej kohëve më të hershme gjeologjike. Sejcili, sipas përvojës jetësore apo profesionit, mban mend atë çka i bën përshtypje dhe që vetë memorja arrin të përmbajë.

Sa për befasinë që ze, ajo është rrjedhim edhe funksion i kapaciteteve teknologjike dhe i mundësive ekonomike - troç, e teorisë së riskut, të aplikuar në një vend të caktuar. Me thjesht, një kandar përllogaritës praktik ku në ballancë vihet ose amortizimi i investimit ose shpenzimet kapitale.Në rolin e koqes së kandarit është Qeveriu me politikat e tij.

Të parashikosh këtë lloj “katastrofe” natyrore (më mirë të themi, gjendje klimatike e pazakontë), pra - 15° për një javë rresht, do të thotë të izolosh tubat bashkë me depozitën me një shtresë të caktuar izolanti që natyrisht ka një kosto jo të vogël dhe bën vaki që për 20 vjet rresht kjo gjë të mos përsëritet - pra, shpenzime të kota;
tjetra, pse pikërisht duhet fiksuar pragu - 15 dhe jo të themi - 25°, që ka tjetër kosto dhe gjithashtu një probabilitet ngjarjeje më të vogël? jemi që jemi, përse jo - 10° që ka më shumë gjasa të ndodhë?
Cili është probabiliteti i ngjarjes dhe mundësia që fenomeni të përsëritet vitin që vjen? vetëm metereologët-statisticienë mund të sjellin një fillim përgjigjeje më të kualifikuar…
E vetmja gjë që mund të parashikohet me tafmanë popullore përmblidhet nga shprehja: “kur s’ke pulën ha sorrën”. Këtu sorra është varianti individual (rezervuari si zgjidhje dhe në rezervë dorakja-sapllake) dhe pula varianti publik (ujësjellësat dhe sistemi shpërndarës qytetës, i furnizuar si duhet, i varrosur si duhet etj… etj).

1 Like

Hajt merreni me menje te lehte. Per cdo vit ne AL ose do bihen shira dhe te permbyten robt, ose do bllokohen rruget nga bora, ose do cahen tubacionet nga i ftofti… gjith’ katastrofa qe ndodhin nje here ne 100 vjet.

2 Likes

Lum si ne ketu ne Antwerpen, ku temratura gjate nates eshte 0-1 grade e gjate dites 5-6-7 grade.

Arrite me ne fund tek PPU-ja zoti Pjer? Urime.

http://vloranews.net/?p=35217 Rendesi ka qe gjithmone dora e ngrohte e kriebashkiakut eshte aty…
and once more, zona e pare operative rocks​:smile::smile:

Mire qe u futme, misardhe Pjer!!