Ngritja dhe rënia e meritokracisë europiane. Ivan Krastevi “zbulon sekretin” e populizmit

Kur nuk e kupton dot përse njerëzit sillen në një mënyrë të caktuar, gjëja më e kollajtë që mund të bësh, është që të bindësh veten se njerëzit nuk e dinë se ç’po bëjnë. Këtë kanë bërë udhëheqësit europianë të politikës, biznesit dhe medias, në përgjigje të valës populiste që ka përfshirë kontinentin. Ata janë të tronditur, që shumë prej bashkatdhetarëve të tyre po votojnë për demagogë të papërgjegjshëm…

1 Like

He bravo, me ne fund nje shkrim i hajrit per intelektualesht e shquar te Peshkut (dhe pertej Peshkut) me shkolle t’modhe, alias “injorantet me shkolle”, qe nate e dite rrine duke perbuz injorantet pa shkolle “… se Noli zotrie …”. Majeni n’tullumt kete shkrim!

Jam kurioz se kush dhe si do te komentoje ketu.

Intelegjenca edhe me tutje duhet te sakrifikohet per te kenaqur arrogancen turmes?!

Ngritja dhe Renia e meritokracise Europiane dhe filosofise se DAHL… apo deshtimi i filosofise se Karl Popper dhe automatikisht rrenimi i Shoqerive te Hapura e njerezore e ringritja e Shoqerive te rrethuara me tela me gjemba te mbytyra ne Pegeret Nepotike te ngrohta ???

Ngritja dhe renia e Burokracise Evropiane. Ka vetem lufte per pushtet mes elitash, ndersa populli si gjithmone eshte plasteline ne duart e tyre. Vetem se keto lloj ndryshimesh, qe jane te vjetra sa vete koha, ndodhin shume ngadale per jetet tona te shkurtra dhe si shikojme dot me lente te gjere.

1 Like

çer lesh pyetje eshte kjo, as une dhe as autori i shkrimit nuk propozojme te sakrifikohet inteligjenca per te kenaq arrogancen e turmes. Tere shkrimi pershkruan dhe argumenton fenomenin me keqardhje qe po ndodh keshtu. As kaq nuk je ne gjendje te vesh re?

" …Po çfarë ndodh kur këto ekipe nisin të humbasin, apo ekonomia ngadalëson? Tifozët i braktisin. Kjo sepse nuk ka një marrëdhënie, që të lidhë “lojtarët” dhe tifozët e tyre, përtej festimit të fitoreve. Ata nuk vijnë nga e njëjta lagje. Ata nuk kanë miq të përbashkët, apo kujtime të përbashkëta. Shumë prej lojtarëve nuk janë as nga të njëjtët shtete si ekipet e tyre. Mund të admirosh “yjet” e paguar, por nuk ke arsye të të vijë keq për ta…"

Me bukur as une nuk do e kisha shkruar :slight_smile:

S’eshte pyetje per fenomenin, qe eshte mese i qarte.
Ne fakt desha dicka me shume nga ti ne lidhje me kete “paaftesine e intelegjences (te afteve) per te ruajtur kontaktin me realitetin, ne kuptimin qe humbin afrimitetin me ata te cileve “u sherbejne””.

Shume interesante kjo ideja e levizjes se elitarit sa ne nje shtet ne tjetrin per interesa vetjake qe indukton tek populli ndjesine e jetimit e te pambrojturit.
Te urtet do te thonin: s’ka gje qe e shemton me shume njeriun se ndjenja e superioritetit kundrejt atyre qe nuk jane ne te njejtin nivel erudicioni me ta. Intelektuali qe shpalos supremacine me dijen dhe kritikat e helmëta ndaj te pa-mjaftueshem-arsimuarit nuk ka ndryshim nga injoranti i pasur qe krenohet para te varferit me pasurite e tija materiale.

Eshte pikerisht e kunderta e asaj qe thu ti, arrogant eshte intelektuali i shquar dhe jo turma, ose eshte shum me teper se turma. Intelektuali eshte arrogant per vete poziten e tij superiore, njesoj si eshte ne pozite superiore pasaniku ndaj te vobegtit (te dish eshte si te kesh nga kjo pikpamje). Perveç arrogances se pozites, intelektuali ka me teper se pasaniku arrogancen e konstruktit te tij psikologjik, perderisa ka rendom per model Prometeun, dhe rendom inteligjenca konsiderohet veti tipike satanike, virtuti kryesor i Satanit. Intelektualet e shquar nuk kan as pike turpi ta fshehin kete, biles intelektuali modern mburet per kete qe prej kohes se Bodlerit (iniciuar nga Gete, Fausti, Mefistofeli).

Kaq eshte e gjitha, thene me mire se sa shkrimi, pa u fut fare se çfare eshte turma dhe populizmi, meksikanet dhe Trumpi, qe eshte muhabet tjeter, por jo palidhje me te.

P.S. ja e paska thene edhe Aquamarin pjeserisht idene.

2 Likes

Ka nje doze injorimi te ngaterreses mes intelegjences se mirefillte, tradicionalisht avangarde te shoqerise dhe te ndjekur dhe adhuruar nga masa e gjere, dmth te perkrahur, dhe “intelegjences” jomeritore, te paafte ne esence, qe ne pozite eshte pershkak te lidhjeve e favoreve brenda nje çarku te caktuar, qe ne fakt, me te drejte, shkakton arrogancen e masave (ne kete pike mendoj jemi.
Masa ne parim synon drejt dijes, ndriqimit, dhe historikisht ndjek modelin. Kur modeli ngaterrohet, dhe ofrohet si model fals, vjen permbysja etj.

Arrogant mund te jete edhe barboni, pasi ska asgje per te humbur, se rrruan trapin per njeri, kurse i pasuri ka cte humbe, i zgjuari ka kush ta sfidoje, e keshtu me rradhe

mbas çfare ke thene, pislleqe dhe maskaralleqe pa fund, nuk t’i var karet njeri per te dhene pergjigje bythes tende!

masa nuk ndoqi modelin “nol”, por ndoqi modelin “zog”.

Modeli “nol” si shkrimtar, poet, studiues.
Modeli “nol” si politkan.

Meqe jemi te ngaterrimi i modeleve, dhe modelit fals.

Btw zogu nuk provoi as te beje poezi as pikture as mjekesi :slight_smile:

masa nuk ndoqi modelin e intelektualit te shquar Nol qe e ndjekin intelektualet shqiptare edhe sot, por ndoqi modelin e populistit Zog qe akoma nuk e di njeri se si e ka pas shkrimin (as edhe nje fraze e shkruar prej tij nuk ekziston).

na lodhe or burre!

Masa e ndoqi dhe e ndjek edhe sot modelin e intelektualit Nol, jo te politikanit Nol. Ia do shkrimet, ia do vjershat dhe ne kete model s’u injorua asnjehere, u mbajt ne piedestal.

Aq me teper qe jemi ne teme per meritokracine. Te ta jap voten te drejtosh shtetin sepse ke shkruar poezi?

ps. Mos u lodh

si bera pergjigje kujt, per perseri nje varikars si puna ju mu pergjigj

Besa, qoftë edhe për t’ju përgjigjur thirrjes së zemrës së Inkuizitorit:

Jam kurioz se kush dhe si do te komentoje ketu.

dhe kurioz edhe unë për të parë shprehjen e tij të fytyrës pas leximit të komentit tim, besoj se ja vlen kjo përpjekje e mëposhtme:

Çka na thotë tamam-tamam ky filozofi liberal bullgar nga Vjena ?

postulati i parë: egziston sot një shtresë apo klasë “meritokratësh” që janë shkëputur apo ngritur mbi tufën e madhe të vdekatarëve të paaftë, të pazotë dhe për më tepër zëmërake, pikërisht falë meritave të tyre për të shkëlqyer (aftësitë intelektuale, studimet, karrierat, arritjet konkrete në administrim apo në qeverisje) - pikërisht në ato lëmi kur kjo shumicë ka thyer dhëmbët gjatë përpjekjes së saj të përditshme.
Por, a s’ka qenë den-baba-den kështu rasti, z. Krastev? që krahas të fortit, të pasurit apo të mençurit të moçëm, edhe dikush i aftë apo i mësuar (për të mos thënë i shkathët) të ketë mundur të ngrihet mbi shtresën e tij sociale dhe t’i jetë imponuar botës rrethuese?

Sigurisht, na pêrgjigjet ai siç e ka zakon - nëpër rreshtat e shkrimit të tij - por ama sot, në kushtet e një demokracie qoftë edhe të kufizuar apo të cunguar, kandidatët e angazhuar në këtë rrugë janë të shumtë - dhe sipas gjasave, edhe ata që ja arrijnë këtij qëllimi janë po aq të shumtë. Pra, kemi të bëjmë jo më me kokrra por me grupe - pra me një klasë, të cilën e gjen sa në Bruksel apo në Londër, në mjediset “mondane” të afereve (Komisione të specializuara, Forume ndërkombëtare, banka…).

Postulati i dytë: nëse këta “meritokratë” sot janë veçanërisht të yrryer nga turma, kjo vjen jo vetëm apo thjesht nga aftësia e tyre e të arriturit pikërisht aty ku të tjerët kanë thyer dhëmbët, por kryesisht për faktin se sfera sociale ku bubërrojnë të parët dhe ajo tjetra ku shullaten të dytët janë aq larg njera tjetrës si kundër hëna me diellin - dhe kjo, për hir të globalizmit që kakakterizon botën e sotme. Pra, për shkak të aftësisë së tyre gjysmë të lindur - gjysmë të kultivuar, këta meritokratë kanë aq nuhatje sa të shëndrrohen në mercenarë - pasi kanë kuptuar se vlera e tyre parësore qëndron në faktin se talentet dhe aftësitë e tyre kanë vlerë universale - pra arrijnë dhe shiten po aq mirë dhe (pothuaj) me të njejtin ekuivalence që nga Tokioja deri në Athinë, nga Bangladeshi në Bullgari.

Pra, “zbulimi” gjenial i Krastevit qëndron pikërisht në përfshirjen e konjukturës globalistike në dinamikën e evolucionit të sotëm të elitave “meritokratike”. Është ky realitet që i bën ata sa të kërkuar po aq edhe të domosdoshëm - dhe hop! ajo metafora aq domethënëse e atyre starëve të futbollit, talenti i të cilêve ka kapërcyer kufijtë dhe ethusiazmon turmat për aq sa zgjat ndeshja - aq më tepër kur falë tyre, kjo ndeshje fitohet!

Postulati i tretë: sikundër dhe Natyra, edhe shoqëria njerëzore urren me po aq pasion boshllëkun, të cilin e mbush me atë çka gjen gjen rreth-e-rrotull, pra me lëndën e parë njerëzore të zgjedhur në gjirin e vet. Edhe në mos paçin të tilla kapacitete çudibërëse, këta të fundit karakterizohen nga afëria me turmën, nga ndjeshmëria ndaj problemeve të tyre të përditshme, nga përdorimi i një gjuhe të kuptueshme nga shumica - nga besnikëria që ata shprehin ndaj traditës, e matur me kandarin e premtimeve që shumë-shumë mbajnë erë solidaritet masovik, paçka se jo forcërisht të ngjyrosura me drejtësi sociale!

                                   * * *

Përfundimisht, imazhi apokaliptik i profetit Krastev është padyshim manikeist: drejtimi i botës së sotme qoftë në rrafshin ndërkombëtar, kombëtar apo lokal gjendet në duart e dy grupeve apo klasave politiko-ekonomiko-financiare, të përfshira në dy dinamika të ndryshme, interesat e të cilave janë në mënyrë radikale qendërikëse:

  • një klasë “teknokrate” e dalluar në bazë të meritës që përzgjidhet dhe tërhiqet nga problematika globalizuese e përbotshme, pra mercenare e lekut të madh dhe e interesit largpamës. Premtimi i tyre madhor është të zgjerojnë vizionin e kufizuar të popujve drejt horizontit të projektuar nga elitat;
  • një klasë “populiste” e përzgjedhur në bazë të aftësisë së formulimit të problematikës konkrete të turmës, përçuese e preokupimeve dhe e drojës instiktive popullore ndaj këtij globalizmi frikëndjellës, e përkushtuar ndaj interesave lokale apo kombëtare imediate. Premtimi i tyre madhor me sa duket është të reduktojnë vizionin e gjerë të elitave brenda linjës së horizontit të përcaktuar nga populli.

Kush është poli i “të Mirës” dhe ai tjetri i “të Keqes” në këtë rast? Kujt i përket e ardhmja? Le të pyesim Krastevin!
Në mungesë të tij na mbetet t’i drejtojmë pyetjen"alter egos" së tij shqiptar Ardian Cicivit…

Me shume duket si ajo shprehja tek Game of Thrones
“’The common people pray for rain, healthy children, and a summer that never ends,’ Ser Jorah told her. ‘It is no matter to them if the high lords play their game of thrones, so long as they are left in peace.’ He gave a shrug. ‘They never are.’”

Lordi Soros psh, po luan me nje ide te veten, nje utopi per “shoqeri te hapura”. Po nuk e di se kjo ka impakt te jashtezakonshem tek amerikani mesatar. Impakt aq te madh, sa e ve ne pikepyetje nese do kete familja e vet buke ne tavoline, apo jo?