Nuk vlen për Tiranën, e merr Novo Nordisk, në Kopenhagen

Cfare thoni se na cuditet. Po mire, e dini ju se sa eshte rroga normale e dikujt qe eshte ne pozicionin e tij ne Novo Nordisk? Duhet te jete minimalisht diku te 10.000 euro. Ti shtosh dhe cfare mund te beje nga punet e tjera, duhet te marre minimalisht diku te 12.000 euro ne muaj. Sipas jush duhet te vije ne Shqiperi dhe tía nise nga fillimi? Duhet te shkoje ndoshta ne nivelin e kopeshtit dhe sherbeje aty? Patjeter qe do kerkoje dicka me te mire, dhe nje pozicion ku vertete ben ndryshimin. Mbi te gjitha, ia bete historine Taulantit, ia gjetet motivet, kur ai e vetmja gje qe tha ishte qe iu pergjigj nje thirrje te Kryeministrit.

Une kam patur fatin e mire te njoh Taulantin dhe Shqiperia do ishte me fat ta kishte ate, por shpresoj per te miren e tij e duke lexuar keto komente idiote qe mos te kthehet, sepse do humbiste ne llumin tuaj negativ.

1 Like

Po ti me kete kellufin merresh, qe thote shqipove nuk u duhet shteti, se vetem vjedh, njerezve nuk u duhet shkolla, se nxjerr vetem presora, domethene shqipove nuk u duhet qyteterimi, le te rrojne ne barbari.

Me aq sa arrita te kuptoj nga intervista e tij, duket se idealizmi eshte arma e tij me e forte, por edhe pika me e dobet. Nuk e di per cfare ka aplikuar, por qofte edhe shembulli qe tregoi per te dhene nje leksion falas dhe mohimi qe ju be, mua nuk me duket cudi. Nuk mund te te lejoje tjetri te vesh te japesh leksion ku me pak a me shume fjale do t’ju thuash studenteve qe profesoret s’po ju mesojne mire. Po perpiqet te beje ndryshim rrenjesor te menjehershem persa i perket fushes se mjekesise duke qene nje person i jashtem ne ate sistem. Jo se ato qe thote nuk qendrojne, por ne cilendo kompani apo institucion ne bote, nuk e ben dot ate gje pa patur mbeshtetje nga koleget e sidomos eproret. Edhe ne biznese keto forcat percarese (disruptive forces) shefat e medhenj nuk i duan se ju rrezikojne status quone dhe i konsiderojne si kercenim.

Persa i perket harbuterise apo mungeses se kultures ne komunikimin mes shqiptaresh, ( as per te me thene “faleminderit qe aplikuat”) ai eshte muhabet tjeter, cik me i gjate.

Te ishte si thu ti Dana, ai nuk e jepte kete interviste as nuk bente kerkese per ndonje post atje, siç nuk bera gje dhe une. Ne ata me poste qeveritare atje, me 10 mije euro fshijne sumen. Aq pa rendesi u duket kjo shume.
Nashti çoji nje mesazh privat Arbanit se duket qe te dashuron dhe ka nevoje per mbeshtetje morale.

joo, jo i dashur. kryeministri nuk i ka xhan palloshat

Se eshte vete Pallosh.

Sa keq qe nuk i the te me coje foton e … sic te cojne ty femrat.

1 Like

Raste te tilla ka pafund dhe nuk eshte gjithmone faji i politikes apo institucioneve.
Ka nje djalosh ne Chicago, te diplomuar ne mjekesi, qe vjen ne shqiperi cdo vere per te bere konsulta falas.
Kush deshiron vertete, e gjen menyren si ti sherbeje dhe vendit te vet, qofte dhe duke qene larg.
Shembuj te tille ka plote nder vite.

1 Like

nuk e di sa vjec eshte ky djaloshi, dhe sa vite eksperience ka. po t’i besosh shendetin nje djaloshi, vallahi, duhet te jene shume te deshperuar ata pacientet.
leke nuk merr ai, por prape fiton se nje doktor pa experience perfiton praktike, qe shnderrohet ne pare me vone. keshtu qe po te jesh pak cinik e kupton qe ai kete e ben per vete me shume se sa per pacientet. pacientet mund edhe te humbasin ne fakt nga mungesa e ekpseriences se _djaloshit ashtu si edhe mund te fitojne nga diagnoza korrekte e tij ne raste te tjera.

Kjo eshte si puna e vezes se Kolombit pastaj. Te gjithe thane qe mund ta benin e asnje nuk e beri.

Hajde mendje hajde. Tjetri është profesor, e marrin në punë nëpër Danimarkëra dhe ca këtu merren me “sumën” dhe aftësitë e tij. Ca të tjerë thonë, pse nuk iku në rrethe. Nuk është mjek për syrgjyn ky, është për kërkim shkencor. Është mjek që disa këtu, kur të bëhen për të vdek, të kenë barna të mira dhe të reja.

Qesharake fare reagimi. “Ka ndjek lekun.” Ehaaaa!

2 Likes

Në teori, ke të drejtë. Në praktikë, situata është fiks siç thotë ky djali. Nuk ka asnjë shans që një askush të hyjë në akademinë e UMT nëse nuk është djali i dikujt. Kur bëhet ndonjë konferencë, lista e lektorëve duket si listë dasme, të gjithë janë fis, kushurinj, motra e vëllezër, të martuar e të fejuar, qoftë dhe komshinj me raste, që shpesh mbajnë të njëjtin mbiemër.

Sigurisht që nuk mund të shkosh e të thuash që profesori yt ja fut kot. Në fakt, një profesor që ja fut kot nuk e ka vendin fare aty, e ky është problemi.

Muc Nano ka thene se shqiptaret jane tribaliste. Atehere ne kete kendveshtrim tribalizmi ka qene shkaku i papunesise per kete djale.

1 Like

Ai nuk ka nevojë për punësim. Ndoshta nuk kuptohet kjo. Ai ka dashur të ndihmojë, para punës në Danimarkë do ketë pasur diçka tjetër. Tribalizmi mban ne brenda vendit pa punë se ai e ka zgjidhur problemin. Është i zoti në fushën e tij dhe nuk ka nevojë të lëpihet në këtë tribu klasore.

Ne fakt Muc Nano e thote ashtu nje fjali te sakte. Si puna asaj pules qorre qe rri e rri dhe pasi ka ngrene shume guricka qellon te qoki edhe ndonje koker misri. Po tribalizmi mund te shikohet edhe si burimi kryesor i korrupsionit. Atje ku mbizeteron individualizmi dhe universalizmi nuk ka korrupsion, ose ka, po ne doza te ulta. Teme tipike per sociologet si puna Mucit.:slightly_smiling_face: