Numri 45

:scissors:

@korriku, ke nje menyre te debatuari dhe foluri shume acarues here pas here. I merr gjerat shume personale dhe ke ca reagime te befta shume te cuditshme. Chill out e boll ofendove njerezit.

1 Like

Futja Korrikse me shqelma boleve, kusur mos le, un e lash me kaq per sonte Peshkun, m’iku edhe Moza.

:scissors:

Me duket se je ti duke marre cfare ke dhene ketu deri tani. Nese nuk te pelqeu keshilla ime, thjesht injoroje e shiko punen tende.

Tamam tamam Obama ka faj sa nje derr ne kete pune, ne pergjithesi, jo per kalimin e pushtetit qe e ka detyrim. Ai “zgjodhi” Hillarine si pasardhese, duke trajtu pushtetin si koiske private. Me mire t’ia linte demokracise, edhe Sanders (megjithse ai kishte kusure te tjera) mund te humbtete, po te pakten nuk do ia benin vehtes*, e gjithe dynjase.

  • ajo “vehtes” sa per delikatese, se keta te gjithe jane multimilionere.

Dakord, por kjo eshte per pjesen perpara. Tani pas pilafit ca do beje?

Tashti t’i bej fresk e te shkruaje kujtimet. Ka bere dhe ai gafa, Obamacare eshte gjysma gjel, rritja e cmimeve tamam ne kulmin e zgjedhjeve mbase eshte nje nga faktoret kryesore e Trump-elektit.

Pikerisht pra, keta e kane ne terezi. Bejne ca bejne, lodhen e stresohen gjate mandatit, thinjen etj etj, por pasi ikin nuk kane me pergjegjesi (morale te pakten). I rikthehen jetes se tyre e i mbetet popullit te rrije e vrase mendjen e debatoje.

Besoj se ka shume arsye qe fitoi Trump. Kryesorja ishte rotacioni i pushtetit dhe gjysma e njerezve nuk po iu pelqente me roli i bute dhe prej edukatori kopshti qe kishte marre Amerika nen Obama-n. Po flasim per nje vend qe eshte mbeshtetur vazhdimisht tek krenaria kombetare dhe supremacia ekonomike e politike. Slogani i zgjedhur nga ai “Let’s make America great again” ishte shume i goditur per ate pjese te elektoratit qe e votoi.

Ndersa per Obamacare nuk flas dot se nuk e njoh mire, e nuk dua te bej specialisten kot. Ndoshta aq arriti te bente sepse Senati nuk e mbeshteste?

1 Like

Jo vetem aq, po fillojn e japin talks qe paguhen qindramij dollaro.

Rotacioni eshte mbase gjeja me mire qe ka Amerika. Perndryshe perfundon si ne me Verin, Korea e Veriut, a Putinland. Dhe ata qe bejne hesape persembari e quanin pothuajse te detyrushem rotacionin. I vetmi problem eshte personazhi Trump. Nuk eshte puna ca tha etj., por gjithe jeten ka qene mashtrues, dhe zor se ndryshon tashti per 70 vjetor. Dmth nuk i ze dot bese ca thote sot e kundershto pa mbaru fjaline.

Ato pastaj me amerika grejt e p… kali, jane per bageti e bujqesi, e Easter Bunny. Ameriken e ben grejt pikerisht tregtia sa me e madhe, dmth te shesi shtrenjt teknologijne e te bleje lire domate e celik, perndryshe tungjatjeta o Enver. Edhe Trumpi, po ne ate ulluk do shkoje, se stabilimenti t’i ha arrat perndryshe. Po ndonje dem edhe mund ta beje sidomos per periferi si ballkani etj.

PS. Edhe une s’ia kam idene Obamacare, as me ka kap, bile ka shume qe s’ia kane idene. Po robt ato kane zakonisht me frike, gjerat qe njohin me pak. Dhe demin e beri te madh ne fushate.

Pyetje nga salla: c’kusure* kish Sanders?

*tek kusuret nuk futen bindjet ideologjike, për kaq jemi dakort

Ato pra ideologjike, boj hesap kishte bo mujin e mjaltit ne Bashkimin e neru Sovjetik. Dhe realisht do i duheshin paret e Trumpit per mrekullinat qe premtote. Kurse kshu dukej i sinqerte e rob zoti.

secundo pyetje (meqe në shtypin francez nuk po gjej as edhe nje analize të vetme për legjistaltivet, votimin për Dhomen e Perfaqesuesve) : ke ndonje ide pse raporti i forcave nuk luajti asnje fije? Sepse, nese e kam kujtesen të mirë, kur Obama eshte zgjedhur, demokratet fituan edhe Dhomen dhe vetem keto dy vitet e fundit (apo 4??) demokratet ishin në minorance.

Nje gje eshte e sigurte, Trump ose do jete nje zhgenjim i madh, ose nje sukses i jashtezakonshem. Vije te mesme nuk ka :smiley:

PS. Kur them sukses, e kam fjalen per anen ekonomike e politike. Rimekembjen. Se deshtim ka per te qene gjithmone per te drejtat e njerezve.

O Belul, c’eshte ky provokim me Ramadan per Donald. Se kemi dhe racista ne mes tone, me i ndjeshem per shendetin e tyre te lutem.

PS. Mbase hyn ne gines, kenga e pare nternacionale per Donin.

Ah ok, por për to të thashe paraprakisht: ato nuk ‘quhen’ (sikurse askush nuk mund ti bjere në qafe Trump për bindjet e tij: sekush voton në funksion të tyre dhe kaq)

Ore filmaxhi, te kam thone mer msohu t’i shofesh filmat nga njehere, jo 10. Sapo thashe rotacja, ju sikur dhe e quni storine shqence.:smile:

Persa i perket Trumpit, e arriti Suksesin. Ata qe e njohin thone qe ka nje ego gjigande. Tashi vec po i mbushi menjen njeri qe Papa eshte post me i larte, e t’i qepet atij.

For the rest, as perenia s’e di.

1 Like

A ha, mendova se dije me shume sepse po të qe për rotacje, Dhoma e Perfaqesuesve ishte me shumice republikane dhe i bie, sipas asaj qe thua, qe të bente rotacion dhe të kthehej me shumice demokrate