Pas grabitjes, punonjësi i karburantit mbetet pa punë

Shtoi edhe një listës së të papunëve. Grabitja e disa pikave të karburanteve në Tiranë, një natë në tetor, u mediatizua jo pak, për shkak të imazheve të forta të publikuara nga Policia. Pas grabitjes ngjarja u pasua me kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, dhe më tutje akoma Ministri Tahiri u ka kërkuar administratorëve të firmave të pikave të karburantit që të vendosin automate për orët e vona pasi numri i grabitjeve është i lartë. Vetëm një detaj nuk është zbuluar në media. Që ai punonjësi që shihet teksa i kërcënohet jeta në punë, ka mbetur pa punë. Ajo ka qënë nata e fundit, më tej, vendi është shkurtuar. Shqipëria është një vend i reklamuar nga Kryeministri i saj si “Pa Sindikata”, ndaj punëtorit askush nuk i ka dalë në krahë, dhe as ka fuqi ekonomike të kërkojë drejtësi.

Ka lidhje grabitja me shkurtimin e vendit te punes? Apo po e marim faktin si te mireqene?
Po ta leme rastin specifik menjane, c’lidhje kane sindikatat me biznesin e vogel?

Ceco. Jam i sigurte se nuk ka asnje lidhje “faktike”, por eshte gjithashtu fakt se ajo ka qene nata e fundit ne pune per punetorin ne fjale. Tani, ne mund te besojme c’te duam.

Nuk eshte biznes i vogel.

politike permes medies se ppu…?

ne rregull. Sa kohe qe dihet perse-ja e prurjes ketu.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Pyes sinqerisht, ka pas ndonje informacion?

Sa per biznesin, ta zeme se ky ku ka ndodh ngjarja, nuk eshte, ta zeme se qenka pjese e nje zinxhiri. Po ato te pavarurat, me xhiro e fitime te kufizuara, po bizneset e tjera te sherbimit?

E njoh kete djale. Ia di situaten e veshtire ekonomike, kam biseduar me te. Cdo gje eshte politike, por mund edhe te jete thjesht, > njerezore.

Sic te thashe, nuk eshte lidhur fare me ngjarjen. Thjesht eshte “shkurtuar vendi”. Asnje arsyetim.

Blendo,
Le te themi se ka lidhje me ngjarjen. Cili eshte problemi? Shkelja e ligjit, apo mungesa e kornizes ligjore per mbrojtjen e puntorit? Nese kjo e fundit, si mund te rregullohet?

po konfuzon ceshtjet, per mendimin tim.

je ne kete problem si pjese e politikes, ai apo si nje gazetar/media.

je ne kete problem si i njohur i personit, apo jo, nuk eshte justifikim per politizimin e problemit, blendi. Dmth s’ka te beje kjo njohja, si pergjigje…

Une them, si gazetar, dhe si i njohur i tij, ke pas mundesi ta trajtoje ndryshe, me mire…Por besoj nuk do te mundesh dot prej politikes.

Vazhdoj te them, ne rastin tend i bie me mire te pohosh drejtperdrejt politizimin. Te pakten ka integritet, eshte ne linje me c’desheron ti te besh. Dhe s’shoh asgje te keqe ne ket mes.

Shiko, ky eshte vec nje rast por “pasiguria ekonomike” eshte nje nga problemet e medha psiko-ekonomike qe i shtyn njerezit te ikin.

Nje mikeshe jona, punon prej 3 muajsh ne nje palester si instruktore, me 30.000 ne muaj. Pas tre muajsh nuk ka marre ende asnje page. Te iki fare, i qau pergjithmone…

Keto jane situatat ketu. Se c’mund te behet eshte diskutim qe do kellqe. Po dicka duhet bere dreqi ta haje se njerezit nga keto vuajne shume e s’ndihen fare.

2 Likes

Shume dakord per gjithshka ke thene mbi padrejtesine, dhe stresin qe shkakton (Si ajo historia jote te jap nje liste shembujsh mes te cilave vet shteti eshte vazhdimisht demtuesi). Te pyeta ca mund te behet pikerisht per te te dhene mundesi te shprehesh, si perfaqsues i nje force politike alternative. Ku e shikoni problemin, te mungesa e kornizes ligjore apo te mos zbatimi i ligjit, dhe ca propozoni te beni? A jeni realiste gjithashtu? Shkurt, a keni njohjen dhe kapacitetin per tu perball me probleme te tilla?

Se harrova, c’mendon simitja per kete? Se ai coc eshte per liri biznesi te pakufizuara.

@korriku, ndoshta i konfuzoj, sepse nuk e shoh dot (ende) veten te ndare ne kuti te mirekonturuara, ku dallohet kollaj ku mbaron profesioni e ku fillon politikja e ku mbaron kjo e nis njerezorja etj. Per mua nuk jane aspak te qarta, jane miksuar.

Pjesemarrjen ne themelimin e Sfida per Shqiperine e kam pare si detyrim civik, si nje pergjegjesi, kokecarje, prishje rehati. Aspak si nje opurtunitet vetjak, perkundrazi, sakrifice. Kam neveri nga imazhi i politikanit profesionist shqiptar, ndoshta kjo e shpjegon kete.

Meqe nuk te jap dot nje pergjgje te qarte, po te jap nje te sakte. Kur e shkrova, asnje moment nuk mendova per “Sfiden”, e ndonje perfitim qe mund t’i vinte kesaj, nga ky artikullth.

Nje padrejtesi qe me irriton. Kaq eshte.

2 Likes

Mungesa e drejtësisë në marrëdhëniet e punës është problem gjigand, mbase një nga problemet kryesore të këtyre viteve në Shqipëri. Sidomos për punonjësit, po ashtu edhe për “peshqit e vegjël” në biznes (p.sh. një nën-kontraktues).

Është turp e tmerr që dikush mund të punojë 3 muaj e të mos marrë pagesën e duhur. Është me të vërtetë turp. Dhe kjo ndodh në shumë nivele të ekonomisë: ndodh në firmat e vogla, në firmat e mëdha, e deri edhe në shtet (shpresoj që të paktën në shtet të jetë gjë më e rrallë).

Zgjidhje të thjeshtë për këtë problem, ama, nuk ka. Nëpër gjykata, nuk zgjidhet dot kollaj. Sindikatat mund të ndihmojnë, po s’mund të ketë sindikatë për çdo gjë (dhe, në realitet, sindikatat janë më praktike për biznese të mëdha ose grupe të gjera punonjësish, si mësuesit, policët etj. që në përgjithësi i kanë më të rralla këto probleme).

(Si ngushëllim: në këtë mesele është shumica e botës së tretë, dhe nëse duam frymëzim për zgjidhje, mbase është mirë t’i hedhim sytë andej për ide praktike.)

E vleresoj Ceco. :slight_smile: Shpresoj Dr. Hasimja do na begenise edhe ne Peshk te pergjigjet se c’mendon. Une si pa funksione mund te them qe biznesi i papergjegjshem eshte problem per shoqerine. :smiley:
Sa per liri te pakufizuara, s’mund te kete. Dhe ne mund te gjejme modele te mira boll sot ne bote qe bejne kapitalizem, me pergjegjesite sociale te thurura neper te.

Keto tmerre (mospagese, etj) ndodhin dhe ne kompani e nstitucione prestixhiose e xhigande. Prandaj robi kur shkon thote, faleminderit Zot qe me ke bere turist ketu. Edhe z. Trump e kishte kete huq (per koincidence me Berlusken) qe dhe s’te pagunte per punen. Dhe ne Ameriqi ky muhabet. Mos te rafte me zagarin dmth.

Po merrni te mireqene se pagat nuk paguhen per arsye te ligesise se punedhenesve. Ka dhe raste te tilla, por ato raste qe njoh une personalisht, punedhenesi nuk ka paguar per arsye te veshtirsive te ndryshme (qe nga mospagesa nga klienti e gjer ke paraqitja e kostove katastrofike te paparashikuara ne biznes, tip prishje makinerishe etj)

Keto jane rreziqe qe biznesi eshte i detyruar t’i marre persiper. Rroga e punonjesit duhet paguar, s’ka rendesi u prish a s’u prish makineria.

Patjeter qe ka raste sic thua ti. Kur biznesi ka veshtiresi. Ne keto raste edhe pronari e ka me kollaj te flase sinqerisht me punetoret.

Po jane edhe ato rastet e tjera pastaj, kur pronari eshte ne nje univers tjeter ekonomik nga punetoret dhe e shpalos luksin ne menyre vulgare teksa negocion ulje pagash per punetoret, per shkak te veshtiresive ekonomike.

Ne parim dakord, po praktikisht zerro vlere kjo qe the. Si shembull ke biznese te listuara ne burse, me kontrata qe shkojne ne miliarda dhe me projektime fitimi ne qindra milione dollare, shpesh here kane probleme me likuiditetin. Nese bankat nuk japin aprovim per kredi operative, ndodh qe nuk paguajne ne fund te 2 javorshit, me nje kosto te madhe ne besueshmeri kuptohet.
Imagjino tani nje biznes te vogel me buxhet te kufizuar. Po spunoi ajo makineria, puntori nuk duhet as per ket muj, as per tjetrin, e as per ate pas. Shpenzimet katastrofike te paparashikuara jane reale, dhe shume shpesh fatale per biznesin e vogel.