Pas mitingut të PD-së në Tiranë rreth 140 shfaqin shenja helmimi

Skuqje dhe djegie të syve dhe të fytytit, kruajtje të qafës, frymëmarje të rënduar, turbullim të shikimit dhe të përzjera në stomak kanë qënë simptomat që kanë shfaqur rreth 140 pjesmarrës në mitingun e parë elektoral të Partisë Demokratike, pasditen e djeshme në Tiranë. Pacientët janë paraqitur në QSUT “Nënë Tereza” ku kanë marrë edhe ndihmën e parë që ofrohet për rastet e tilla. Ende nuk ka të dhëna nga autoritetet, apo ndonjë prononcim nga specialistë, por duket se një agjent në ajër mund të ketë prekur të pranishmit në miting.

Mësohet se policia ka rrethuar për një periudhë kohe sheshin ku u mbajt mitingu, herët mëngjesin e sotëm, për të hetuar lidhur me ngjarjen.

Deklaratë e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur nga afër dhe me shqetësim gjatë gjithë ditës së sotme gjendjen e pacientëve të paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas incidentit të ndodhur në aktivitetin e Partisë Demokratike.

Nga shërbimi i urgjencës së okulistikës, raportohet se që prej mëngjesit numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur. Janë 140 raste të paraqitura për të marrë ndihmën e parë, ku midis tyre 14 pacientë janë shtruar (deri në orën 16:00).

Aktualisht në shërbimin e okulistikës në QSUT, po marrin shërbim 7 pacientë. Gjendja e tyre është e stabilizuar por mosnjohja e agjentit shkaktar ka imponuar monitorimin nga afër të tyre për ndonjë komplikacion të mundshëm.

Edhe pacientët që janë paraqitur më vonë shprehin të njëjtat shenja klinike, të një intoksikacioni (helmimi), si: skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendje, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme.

Pas komunikimeve me spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend raportohet se në Elbasan janë paraqitur 4 raste me suspekt konjuktivit si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 raste me të njëjtën diagnozë.

Ministria e Shëndetësisë vijon komunikimet me organet shtetërore kompetente ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes.

A ka lidhje kjo me ato provat kimike qi boni rregjimi pran Rinasit javen e parakalume?-
Lindi pyetja dhe i vuni emrin pikë,

2 Likes

Ngjarje serioze. Shpresoj te jete aksident. Poqese eshte e kurdisme,eshte me te vertet shqetsuese. Kur them “e kurdisme”,kam parasysh sherbime te huja intiligjente,se nuk bahet llaf te jete pjese e luftes se mrenshme politike.

1 Like

A ha, iku , u pordh edhe Albanistani nen drejtimin e Palloshit.

1 Like

nuk ka faj Palloshua pjero;mund të jetë një akt i mundshëm terrorist nga qarqe antishqiptare, ose atyre që u intereson të nxisin destabiliteitn në rajon, pas qetësisë që u fitua së fundmi dhe veçanërisht në Shqipëri pas marrëveshjes Rama-Basha.:stuck_out_tongue_winking_eye:

sfide publike
a do kete bythe palloshi ta pranoje?

http://www.m.lapsi.al/lajme/2017/05/28/lulzim-basha-l-shon-sfid-n-p-r-edi-ram-s-eja-n-debat-televiziv#.WSsi74EpCaM

tjeter gje t’iu futesh njerezve ne profile neper facebook dhe ti ulesh poshte

tjeter gje te perballesh me specialistin qe te ka sjelle ne gisht gjithe kohen

1 Like

Ne Shqiperi çfar nuk ndodh, çdo skenar eshte i mundshem, por ajo qe me shqeteson mua Kapo, eshte se; Pse shqiptaret votojne per per dy krokodilet qe e sfililiten Shqiperine.
A nuk do ishte mire nje rryme, nje fryme, nje levizje e re.

eshte si puna markave te veshjeve apo ato te veturave. pse njerzit prefereojne markat e njohura dhe jo te panjohurat. per vete faktin se jane me te njohura.
je shume naiv shoku pjer. ben pytje te fillores.

sepse populli e di me mire se intelektualet e shquar kokloqe derr derr derr me derr me idera t’mdhoja origjinale n’hale, se struktura e botes eshte dyfelore.

e helmuan kete popull keto dallaveraxhi rilindas, ndac fizikisht, ndac shpirterisht, ndac kulturalisht.

imagjino u desh te vite edi rama kryeminister qe te emeronte Veliajn kryetar bashkie qe te binte Tirona prej kategorie.

Ishalla s’e ka marr vesh Z. Trump se ai s’te fal per keto gjera.

2 Likes

Turp. Skandal.

s’besoj se provat behen me lende kimike te verteta. jane thjesht simulim.

Me Edvin Kristaqin kryetare bashkie,Tirona i merte kampiontet pa prâ. Erdhi Luli, mur taposhten. Si gjithe qyteti xhanem. Ky qe asht tashti,siduket asht tifoz me Patosin.:grin:

Per ca behej ky mitingu? Per te bere deputet nikun?

dmth 140 vete kane qene ne miting. si shpjegohet qe salen nuk e gjeti gje

Thuaj shyqyr qe kishte pak pjesemares se do ishte bere nami pastaj. Sidoqofte neser zbardhet e verteta dhe shkaku i ketij demtimi fizik te protestueseve.

140 shum paskën qen.
Me 13 veta dezhurn ne qadër ju mori gjysmen e qeverris :smile:

3 Likes

Nuk duket incident i rastësishëm. Në frymën e zhvillimeve në perëndim ku, nën pretekstin e terrorizmit, janë miratuar ligje që kufizojnë të drejtat e njeriut me pretekstin e shtimit të kontrolleve dhe sigurisë, edhe Shqipëria duket se po përgatitet për miratimin e ligjeve të ngjashme. Pas shkatërrimit dhe kthimit të sindikatave në shaka gjigande, krijimit të një klase të ngushtë oligarkike që kontrollon pothuaj tërë ekonominë, shndërrimin e partive politike në reparte ushtarake që komandohen nga kryetari, eliminimin e të drejtës së qytetarëve të shprehen me referendum për çështje të rëndësishme, transformimin e mediave në sipërmarrje ndërtimi, kthimin e parlamentit dhe qeverisë në ndërmarrje private të pak kryetarësh partie, tani në listë është kufizimi i të drejtave qytetare, kryesisht ai i tubimeve, i shprehjes së lirë, përgjimi pa kufizim e pa mandat ligjor, kontrolli fizik dhe i banesave po ashtu pa kufizim e pa mandat ligjor. Në një botë ku të drejtat themelore janë shndërruar në shaka dhe korporatat kanë filluar të gëzojnë me ligj e në mënyrë të pakufizuar të drejtën e fjalës, të drejtën e jetës, të drejtën e shprehjes së lirë e të tjera si këto, ndërkohë që po këto të drejta - të konceptuara për njeriun - po u kufizohen edhe më shumë pikërisht njerëzve, tani duket se i ka ardhur radha Shqipërisë.
Kush e kujton ende 11 shtatorin, e di se të njëjtën ditë që në SHBA forcat ushtarake zhvillonin katër operacione të ndryshme ushtarake, dy prej të cilave lidheshin direkt me mbrojtjen nga goditjet me avionë civilë të objekteve me rëndësi, të njëjtën ditë u realizuan 3 sulme të tilla, ndërsa një i katërt dështoi. Kush e mban mend budallanë që shpërtheu këpucën e vet në avion dhe s’bëri tjetër veç preu këmbën e vet, e di se pas kësaj në tërë botën forcat e kontrollit nëpër aeroporte fituan të drejtën t’u heqin njerëzve rripin dhe këpucët, madje, po t’u shkrepet, t’u ulin edhe brekët e t’u fusin metadekun në bythë, nisur nga “dyshimi i arsyeshëm”. Tani së fundmi po diskutohet edhe ndalimi i pajisjeve elektronike në fluturime, se u shpërthekan bateritë.
Sa për Shqipërinë, në fillim u krye një provë gjenerale “sensibilizuese” afër aeroportit për reagimin e forcave të rendit ndaj skenarit të një sulmi të mundshëm kimik. Kjo, sepse në këtë vend është e vështirë të gjesh një budalla të hedhë veten në erë në emër të ndonjë ideologjie. Më pas u sajua një sulm me lëndë kimike në një tubim elektoral. Çka do të thotë se në axhendën e parlamentit që do të zgjidhet së afërmi, do të shtrohet edhe zgjerimi i “masave antiterrorizëm” apo, thënë ndryshe, reduktim me ligj i të drejtave dhe lirive që u janë njohur me kushtetutë kohë më parë në këmbim të “shtimit të sigurisë”. Në frymën e “pajtimit të madh politik” që ndodhi së fundmi, delet që kanë zgjedhur të fusin në parlament kryetarët e partive do t’i ngrenë kartonat pa i lexuar fare ligjet, siç kanë bërë me ato që janë miratuar këto pak vitet e fundit.

1 Like

bravo per komentin.