Përballë Sali Berishës!

Pas kritikave ndaj Sali Berishës, dhe sulmit nga ky i fundit ku e konsideron pjese te mafies sorosiane, gazetarja e njohur kosovare, ulet t’i shkruajë Berishës ca më gjatë.

Nga Arbana Xharra

Kryeredaktore e gazetes “Zëri”

Më duhet t’i përgjigjem Sali Berishës, për shkak të respektit që kam për lexuesit e gazetës dhe të atyre mijëra qytetarëve të shtetit tim, të cilët në faza të ndryshme të jetës së tyre kanë besuar te ai.

Është e pazakontë që një ish-president, i larguar nga pushteti duke djegur vendin e tij, dhe një ish-kryeministër i larguar nga pushteti me një bilanc të rëndë të vrasjeve nga korrupsioni dhe pushkatimeve politike në mes të Bulevardit të replikojë publikisht për statusin e një gazetareje si unë.

Unë nuk jam personalitet politik kombëtar apo ndërkombëtar që t’u kushtohet rëndësi edhe postimeve në rrjetet sociale. Unë jam gazetare dhe është normale që të reagohet ndaj shkrimeve të mia dhe jo ndaj mendimeve të mia. Ky është një mbivlerësim që, megjithatë, nuk e meritoj.

Ajo që nuk kemi merituar si gazetë “Zëri” është padia, të cilën djali i Sali Berishës ia ka bërë disa vjet më parë, rreth një shkrimi hulumtues për linjën e interkoneksionit Shqipëri – Kosovë, ndërhyrja e të cilit kishte detyruar Sali Berishën të anulonte tenderin që nuk po shkonte tek kompania, të cilën ai e dëshironte. Ka pasur për këtë shqetësim zyrtar dhe nga qeveria gjermane dhe në një letër të ish-ambasadores gjermane në Tiranë që, sipas shtypit, ka përmendur dhe ndërhyrjet e djalit të Sali Berishës për këtë tender. Djali i Sali Berishës na ka paditur dhe nuk e ka fituar këtë gjyq ndaj gazetës, të cilën unë e drejtoj. Ky është i vetmi ballafaqim imi me të.

Përtej kësaj, përgojimi që Sali Berisha ia bën gazetës “Zëri” duke e quajtur “Zëri i Popullit” në analogji me gazetën e ish-komunistëve shqiptarë, dua t’i them se “Zëri” është një gazetë e pavarur dhe shumë rëndësishme e Kosovës.

Sa për të qenë komuniste si gazetare, dua t’i them Sali Berishës se unë punoj prej 16 vjetësh si gazetare, gati sa gjysma e kohës që ju keni qenë komunist i Partisë së Punës së Shqipërisë. Edhe sikur “Zëri” të ishte vërtet komuniste, nuk do të mundë të krahasohesha me ju.

Sa i përket raporteve të mia me Edi Ramën, për ato i di më mirë lexuesi i gazetës i cili lexon qëndrimet tona kritike për të dhe sidomos për qëndrimin e fundit të tij në takimin e Nishit me Aleksandër Vuçiqin. Madje shkrimet e mia i kanë botuar në ballinë ato që quhen “Portale të Shkëlzenit” në Tiranë, duke më cituar si “gazetarja që ka dekoruar Obama kundër Edi Ramës”.

Të lutem ki mirësinë të mos e quash tash dhe Michelle Obamën “Ndrikull” të Sorosit vetëm pse më ka dekoruar dhe ka dalë në foto me mua, edhe pse dëshira juaj për të qenë edhe unë aleati i një armiku tuaj, më bën të qesh dhe të kuptoj çdo të thotë të kesh qenë tridhjetë vjet komunist, stalinist në Shqipëri. Me logjikën tënde unë jam agjente e Sorosit, me logjikën e mikut tënd Erdgan jam e Gylenit, me logjikën e Vuçiqit jam ushtare e Thaçit, ndërsa për këta krerët shqiptarë të ISIS-it jam agjente e SHBA-së. Kjo është mënyra si mendojnë udhëheqës paranojakë, të cilët urrejnë lirinë e shtypit dhe njerëzit e lirë. Unë argëtohem me tipa të tillë.

Sa i përket drogës në kohën tuaj, në Shqipëri, gazeta ime ka një reportazh të gjatë nga Lazarati, me fakte konkrete nga terreni dhe me deklarata mallëngjyese të prodhuesve për parajsën tuaj politike atje. Kjo nuk e nderon Edi Ramën që ka humbur kontrollin mbi territorin pas mbylljes së Lazaratit, por nuk ju bën aspak të besueshëm. Më së paku më dukesh si një investitor i dëshpëruar i industrisë së drogës.

Në fund, por jo e fundit për nga rëndësia, dua të flas pak edhe për rolin tuaj lidhur me nevojën për t’i përdorur politikisht lidhjet me botën myslimane. Ne jemi të dy nga krahina e Gjakovës, pavarësisht se na ndan një kufi shtetëror. Emri juaj në Kosovë ka qenë si shpresë në fillim të viteve ’90-të kur ne kërkonim ndihmë nga Perëndimi për t’i shpëtuar Serbisë. Shqipëria nuk kishte shumë mundësi të na ndihmonte fizikisht dhe materialisht, por mund të na ndihmonte politikisht duke tentuar të bëhej një vend proevropian, me standarde perëndimore. Pesë vjetët e qeverisjes suaj ia hoqën Shqipërisë shanset për të qenë një vend perëndimor, e përfshin atë në listën e zezë të vendeve që kontrabanduan naftë për regjimin nën embargo të Millosheviqit, siç vetë edhe e ke pranuar, deformove demokracinë në Shqipëri dhe u armiqësove me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në fund kur e pa vetë se nuk kishe ku të shkoje, ke bërë dy gjëma të mëdha për kombin shqiptar.

E para, ke dashur të eksportosh krizën tënde politike në Kosovë, duke tentuar të minosh autoritetin e presidentit Ibrahim Rugova me qëllim destabilizimin e Kosovës dhe e dyta, ju dorëzove ushtarëve të Allahut të Bin Ladenit, duke pajisur me pasaportë të shtetit shqiptar vëllanë e Al Zawahrias, pasuesit të Bin Ladenit në krye të “Al Qaeda”-s dhe dhjetëra drejtuesve të logjistikës kriminale të asaj organizate. Ke tentuar sipas dëshmive të bashkëpunëtorëve të tu të lidhesh në vitin e zi – 1997 me krahun radikal të “Al Qaeda”-s për të shpëtuar nga humbja e pushtetit dhe bash për këtë ke qenë duke e varrosur Kosovën. Ikja jote nga pushteti ka qenë fati i Kosovës dhe izolimi juaj deri në çlirimin e Kosovës dhe disa vite më pas ka qenë nevojë për të shpëtuar nga një ngatërrestar ballkanik. Ibrahim Rugova nuk ta hapi derën në vitin 2000 për të ardhur në Kosovë në përpjekje për të dalë nga izolimi ndërkombëtar dhe kjo nuk ka qenë hakmarrje për çfarë i ke bërë, por një vendim i një lideri properëndimor të kombit shqiptar që e ndante nga ty, përpjekja për ta djegur Shqipërinë dhe Kosovën që të shpëtoje karrigen tënde.

Kjo është historia jote e vërtetë me Kosovën dhe shqiptarët. Unë nuk jam e sigurt nëse ajo fjala e urtë “si nena e Zeqos në maje të thanës” që ju e përdorni për mua është korçare apo jo, por jam gati ta quaj edhe gjakovare kur shikoj çfarë degradimi ka njeriu që 25 vjet më parë ngjallte shpresa në Kosovë dhe në Shqipëri. Zoti e ka ruajtur Shqipërinë dhe Kosovën nga udhëheqës si ju. Dhe shpresoj se do ta ruajë edhe në të ardhmen.

8 Likes

O Arbana, po ça ti boj grus Saliu, qe e ka te se njejtes origjine me kete tipin qe thosh:

“Doni të shkatërroni shqiptarët…? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman… Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe… Nëntoka serbe, me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri”.

E ka qendis bukur, nje nga gazetaret e pakta profesioniste asnjeanse 100% qe ka sot Shqiperia dhe Kosova !

Sa për të qenë komuniste si gazetare, dua t’i them Sali Berishës se unë punoj prej 16 vjetësh si gazetare, gati sa gjysma e kohës që ju keni qenë komunist i Partisë së Punës së Shqipërisë.

:heart_eyes:

Po e dime ore e dime qe percarja vella vrasja ka qene dhe eshte ajo qe i ka lene shqiptaret ne mjerim. sepse nuk jane ne gjendje te ngrene nje sitem te drejte ligjor, modern ku te gjithe te jene te barabarte para ligjit. Vetem sitemi komunist arriti ti bashkoje shqiptaret si komb, por ai deshtoi per arsye te tjera, qe ne vend qe te permisohej zevendesohej idologjija komuniste, me ideologjine e ligjit te kultures edukates dhe qyteterimit te ndergjegjshem,ne menyre graduale,atdhetare ne qarqet intelektuale, u kalua ne hapa te shpejta “revolucionare” nga bastarde komunist, qe erdhen ne pushtet nepermjet dhunes, shkatrimit dhe vrasjeve dhe mashtrimit ! 1997 eshte treguesi me i mir, planit te shkatrimit te shqiptareve Lufta civile, Veri- Jug! Plan i realizuar organizuar shume mire, dhe me e keqja eshgte se Plani vazhdon , per aq kohe sa jane po te njetet fytyra ne funksione politike ! Kush jane ? Populli shqiptar i di shume mire sic i dine shume mire edhe fqinjet !

Arbana eshte superinteligjente dhe superprofesioniste per faktin qe e ka sha Berishen. Kaq.
Ne te kunderten, nese vetem terthorazi kritikonte Ramen, kjo e njejta Arbane per ty do ishte thjesht nje mut taleban kosovariste jugosllaviste etj etj.

Perndryshe, perveq disa lidhjeve te dyshimta me ambasadat etj, Arbana sa per profesionalizem e inteligjence qe ka i rrofte injoranca nivel katundi.

Arbana nuk eshte injorante, eshte e pavertete dhe e padrejte. Eshte nje grua shume e forte, shume trime dhe shume kembengulese. Profesioniste nder me te mirat. Une nuk jam cdo here dakord me te, por e admiroj per cilesite qe ka.

4 Likes

një sorrosist,ithtar i kombit serbo-kosovar,i del në mbrojtje burrit të sllobadankës! do thoni ju,ku është lidhja?

Paskan sjelle ket cucen tani.

Arbana eshte injorante dhe joprofesioniste. Jeta private e saj nuk me intereson.

Nderkaq, nese na volit per momentin dhe kauzen, edhe leke plepit i japim pulitzer.

Doli dhe Blendi me Lu -ne ne protesten per Reformen ne Drejtesi qe financohet komplet nga Sorrosi , paska lyer dhe blendi gishtin sic duket me mjaltin e Sorrosit derisa na sjell shkrime te finanncuar nga sorrosi , dhe une qe mendoja qe Blendi i ikishte me djersen e ballit ato qe ka arritur.

1 Like

"**rve supozohet te jene femrat qe i jane dhene dikujt per leke. Arbana eshte profesioniste, e zonja e vetes qe del kunder si atyre ne pushtet, si atyre jo ne pushtet.

Ndersa ata qe mbrojne nje politikan per dekada me radhe, cfaredo qe te beje ai, i bie qe i jane dhene per leke sepse jane te paafte t’ia dalin vete ne jete, me profesionalizem e me zotesi. Keshtu qe nuk dihet me te vertete se cila eshte urv ne kete mes.

1 Like

Brado, mund te mos biem dakord, po nuk do heqim dore nga burrnia per tu shtri ne shpifje… kam besim tek ti qe nuk do biesh aty.

Ke konflikt interesi , nuk ju imponohet komentuesve Arbana si grua e" forte , trime ,profesioniste nder me te mirat " e me the a te thashe " .

1 Like

por mund te imponohet fjala tipike e llumit te shoqerise ndaj femrave me te cilat nuk jane dakord, apo jo?

1 Like

S’kam fare konflikt interesi. E kam njohur si kolege, s’kam as kam patur bashkepunime me te, apo me mediat ku punon ajo, te asnje lloji. Po ta njohesh sadopak karrieren e ndodhite qe i kane ngjare Arbanes, do me jepje te drejte. Sa per trime, shihe mire historine se kush e si e kane kercenuar, dhe si eshte pergjigjur Arbana, se po flasim ISIS tani, jo me cadra e lirise.

1 Like

Femrat?!
Po meshkujt??

Edhe njehere, Arbana eshte sjelle ketu vetem per arsyen se ka sha berishen. Pike.

Kur te shaje ramen, arbana do te jete nje injorante komb-kosovariste talebanke etj.

Ju qe po mbroni arbanen ketu, jeni te njejtit qe protestuat dhe u vrate kunder bllokut te ilir metes, dhe sot i lepini fundshpinen ilir metes.

Ne kete rast nuk po i beni nder arbanes. Nuk i ben nder askujt perkrahja juaj.

Ti e di qe une nuk zgjatem shume , Sali Berishen me spond ose drejtperdrejte shaje sa te dush por te lutem mos na e ul nivelin me prurje ordinere te kujt do qofshin , me mire sill analizat e Ngjeles ketu se sa na del dhe jasht kufijve.

1 Like

Ajo ka sjelle argumente te kopsitura mire, dhe kundershtaret jane te afte t’i pergjigjen vetem me fjalen “ti je Ku*ve”, Kjo i tregon te gjitha, i ve kapak gjithckaje. Tregon nivelin e profesionalizmit te saj, dhe nivelin e kundershtareve.

2 Likes

Ja psh per mua “edi rama eshte drogagji, bq, dhe proserb” eshte argument i kopsitur teper mirë.
Por ti nuk e pranon si te tille. :slight_smile: