Përse gjurmët drogës të çojnë tek Edi Rama

Kush është Orest Sota biznesmeni me patentat e ish-ministrit. Aktiviteti tregtar nuk i justifikon 860 mijë eurot

  1. Kompania e 25 vjeçarit Orest Sota rezulton e regjistruar në vitin 2015 dhe të vetmet aktivitete ka rikonstruksionin e komisariatit 6 dhe ndonje vepër tjetër publike, ndoshta dhe me fondet e Komisioinit Europian ne Tiranë siç dhe pasqyrohet në faqen zyrtare të kompanisë “Eco construction and partners”. Në ekstratin e QKR kjo kompani nuk ka pasqyruar prej dy vitesh asnjë te dhënë për bilancet duke shtuar dyshimet të paktën për seriozitetin me të cilën operon në treg.

  2. Justifikimi i dytë, ai që eurot janë të babait është po njësoj i dyshimtë. Kompania “Ikona” që merret me tregëtimin e hekurit vërtet mund të ketë qenë në treg që ne vitin ‘93, por zyrtarisht ajo ka nisur aktivitetin tregëtar në vitin 2002. Kompania ka qarkulluar rreth 15 milionë euro gjatë vitit të kaluar, por në arkën e saj në gjendje cash nuk gjendet asnjë euro ndërsa në llogarinë bankare të firmës gjenden vetëm 150.000 euro. Kjo sipas të dhënave zyrtare të marra nga QKR.

Pra shuma e 863.000 eurove është ende e paqartë se kujt i përket edhe për faktin se më një shumë të tillë ndoshta shtetasi i ndaluar nuk e ka ditur se mund të blesh 2 000 ton hekur, që normalisht është sasi që transportohet me vapor ose 70 kamionë të ngarkuar, që asnjë kompani nuk mund t’i shesë cash, gjë që e kanë mohuar dhe drejtuesit e kompanisë ‘Kurum’. Ata kanë deklaruar se nuk kanë vepruar kurrë me tregëtinë e hekurit në formën cash me shuma më të madhe se ato që lejon ligji shqiptar.

Fakti tjetër,ai i patentave familjare të ish-ministrit të Brendshëm është po ashtu një e dhënë që deri tani në mos ligjërisht e implikon Saimir Tahirin në historitë banale të shoferëve që shërbejnë si korrierë për të mbaruar punët e shefave. Të paktën këtë ka deklaruar Orest Sota që ndonëse nuk e ka pranuar që e njeh Saimir Tahirin personalisht për çudi figuron të ketë kaluar disa herë kufirin bashkë me të drejt Italisë, madje po krej “rastësisht” regjistrohen në sistemin TIMS duke kaluar në të njëjtën orë, asnjë sekondë larg njëri-tjetrit.

Të gjitha sa më lart sigurisht që janë pjesë e një hetimi nisur nga prokuroria e Elbasanit, por zhvillimet e kohëve të fundit, vënia e Saimir Tahirit në qendër të disa akuzave të rënda që ende janë duke u hetuar e rëndojnë edhe më shume situatën e një ish-drejtuesi të lartë të ministrisë së Brendshme që në kohën e lirë drejtonte skafe dhe skipper në det ndërsa patentën e drejtimit e gjen policia në një makinë më 863.000 euro që në rastin më të mirë mund të jenë përdorur për evazion fiskal ndërsa në rastin më të keq mund të “zhysin” ne detin e korrupsionit emra të rëndësishëm. /©Opinion.al

4 Likes

Mbani vesh :presidente meta ka dhene porosi :shqiperia Te ndertoje nje ekonomi larg burimeve kriminale.
Burre I mencem qafsha Te gjithe.lum ne qe e kemi kismet .

kot lodhesh o kapo! saliu i vangjelit nuk vjen më kurrë në ;pushtet në shqipëri! jo grekët ta ndihmojnë po edhe perëditë e tikut të mblidhen bashkë!

po po, greket jan shum te preokupuar se ne Shqiperi nuk funksionon bolja e djathte e vertete shqiptare qe shtyp sumen e pakicave minoritare te majta.

he rrote o rrote, aty po i rreh grekeve se ç’behet ne Shqiperi, po i rruhet fort grekerve per Salen dhe Ramen. Kan hallet e veta dhe kur vjen rastin i japin doren ne ndonje takim, pastaj futi gishtin ku t’kom pa.

Po ty or derezi nuk te ka mbetur gje tjeter ne jete perveç tere diten llapallap i droguar me politike, dhe nuk ke me teper se dy tre ide dhe kater pese fraza qe i perserit gjithnje si gramafon i prish.

je bërë si ata pleqtë e frontit ooo tiku, kur këshillonin çunat e lagjes! ik pi ilaçet e zgjebes o dhi ngaprapathelore,që nuk ul bishtin e ngaprapapallimit:grin:

Basha: Tahiri e Sota bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës. Fakte të reja tronditëse …
11:52, 05/11/2017

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë publike sot detaje të reja të lidhjes mes Saimir Tahirit dhe Orest Sotës.

Sipas tij, Tahiri e Sota kanë udhëtuar 2 herë bashkë, dhe njëherë të tretë biznesmeni i ri ka udhëtuar me makinën e Tahirit jashtë shtetit.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Sa më shumë përpiqet Edi Rama të mbrojë Tahirin, aq më shumë i del boja si i lidhur me krimin dhe përfitues i tij.

Rama po gënjen prapë për llogari të Tahirit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij. Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen çdo minutë të fshehin provat.

Burime të sigurta informojnë se:

  1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 Gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 Gusht 2016 me të njëjtën linjë.

  2. Me 1 Shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 Shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.

  3. Në 6 Shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria duke përdorur makinën e Tahirit.

Fakte të tjera tronditëse pritet të publikohen së shpejti. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Largimi i tyre është imperativ kombëtar.

Mos ki frige, se sa te kemi ramen, sajmiri do dale i virgjer

E papame. Hajde hajde ça bohet. Kryeministri dhe ministri i antidroges drejtojn trafikun e droges :smile:

Falemeshnet njasaj Shqipnije ne narkobatak.
Ncncnc. Tmerr. Turp. Skandal. :frowning:

2 Likes

Te gjithe i bejne pyetje vetes se;. 25 vjeç çuni, ka në makinë 830.000 euro dhe patentat e Tahirit. Jo vetëm kaq. Ky 25 vjeç me kompaninë e vet paska marrë 1 milion euro tender nga qeveria “Rama”, kompani e cila më parë s’ka kry asnjë aktivitet ekonomik. Gjeni në ekonomi duhet të jetë ky djalë. S’ka shpjegim tjetër. :face_with_raised_eyebrow:

1 Like

Te gjithe ia vene gishtin Rames

1 Like

1 Like

Edhe zgjedhjet lokale të 2019-s, opozita do ti humbe. Ktu do jemi

:joy:

Padyshim. :frowning:
KryeAnestezisti e spanoi keq rrubinetin,
nuk i del qi nuk i del Narkoza miletit :smile:

2 Likes

kur fillon qe mbytet gjemia, minjte e ndjejne te paret, thone… -kshu dhe zedhenesi i qeveriut, Tope (stahfurullah) Qanali . ka filluar edhe ngre (pike) pyetje ekzistenciale per qeveriun…

Kot e kane Belul. Te Uniteti Parti-Popull qendron forca jone.
Te don Evropa, te don Brukseli
Po ty Bir te ka Surreli. -thot kenga :smile:

mire e ke ti Fiqo, po gjerat jane koklavitura dhe te lidhura me 100 fije… shife pak shqetsimin e medias tjeter famoze Dita qe bashke me median tjeter , çi qi Temen.:smiley: , jane balli i kazanit mediatik.:smiley:

-pra thote me te drejte e ç’qetesuar Dita : nuk na do me Amerika… ose me sakt, Amerika do me shume Greqine. dhe greket jane populli me antiamerikan ne Evrope, e mbase ne Bote…

-e kupton ti nashi cfare te ben nje delirant si ky Surealisti, kanabizoi vendin, pastaj futi hundet atje ku si takon fare fare fare, ne zgjedhjet presidenciale amerikane… shau ene zotni Trumpin.:smiley: nderkoh ne kohen e NMn-se,.:smiley: presidenti amerikan Bush vinte ne Tirane dhe shpallte Kosoven te pavarur , ndersa Shqiperine e shqiptaret si miqte dhe partneret kryesore te Amerikes ne Ballkan.

3 Likes

NMNs i erdhi Bushi, ketij po i vjen FBIja😀 edhe e thote per mburrje😀, ça ndryshimi!!

3 Likes

Prokuroria e Krimeve te Renda gati ti rikerkoje Kuvendit arrestimin e Sajmir Tahirit pas provave te reja te sjella direkt nga Ministri i Brendshem Italian .

Korrupsionit I ardh dita
I mbushi breket nga frika
Poplli😊

1 Like