Pika e ujit që derdh kupën e mbushur të vëllezërve Dardenne

Ai qe ndofta me shume se gjithe të tjeret ka ‘teorizuar’ mbi kinemane (gjithe duke bere filma!!), në mos kryesoren, e ka patur dhe e ka nje nga temat me të trajtuara fundin e kinemase

Po, ketej doli para dy muajsh ne salla, sully, dhe me pat pelqyer, me pelqeu menyra si e shperfaq ate histori dhe menyra si e tregon personazhin kryesor.
Handmaiden paska dale me titra shqip

Alban, Oooooo e paske parë ti dhe nuk ndihesh :stuck_out_tongue_winking_eye:

Me pelqeu! Film i perkore, tmerresisht i perkore! Qe Eastwood eshte burre pa llafe (pa imazhe koti) kjo dihet, por Sully ishte nga me të perkoret e tij.
Ketu ka dale vecse para nje jave

ps: për “Handmaiden”, e ke fjalen qe ka dale në kinema apo në tv?

Handmaiden ne nternet, hala nuk kane arrit te sjellun filma koreane keta tanet neper salla kinemash.
Eastwood nuk do ta humbisja pa e pare ne kinema, i ka bere kaq vend vetes…mbaj mend qe kam dale me nje mbrese mjaft te mire nga ai film, ne fund

Ndersa une kur dola, po mendoja: duke qene se ajo eshte ngjarje e vertete dhe skenarist nuk eshte Eastwood (si zakonisht me filmat e tij zaten), imagjino me ç’pallagjyre (skena heroike, dramaturgjizim koti i ngjarjes, mbiaktrim i aktoreve, muzike qaramane etj etj) do ngjante filmi nese Hollywoodi do ja jepte për ta realizuar nje tjeter regjizori :scream:

Po, eshte film i thjeshte por mjaft efikas, pa shume lajle lujle hollivudiane.
Diku ne komente webi lexova qe nje pjese e mire nuk e kishin pelqyer, dhe e krahasonin me flight te zemmeckis te cilin nuk e kam pare.

Dhe qe eshte i keq, sepse puritanist-film

(lexo dhe komentet poshte)

1 Like

Sully ishte nje film bere holle dhe me delikatese. Dhe kjo deshmon edhe nje here ne vazhdimesi per respektin dhe nderimin e thelle qe ka Eastwood per ushtrine, ushtaraket (for the military) dhe sakrificat e tyre. (Dhe me te drejte.) Filmi eshe bere ne bashkepunim me Dept. Amerikan te Mbrojtjes dhe Forcat Ajrore.
Hollesia dhe delikatesa jo vetem si lirike por edhe si kendveshtim. I cili ky i fundit tek Sully merr gati-gati cilesite e nje analize prej shkencash natyrore, me pozicionin e paanshem qe merr ajo dhe me kryerjet rigoroze te eksperimentit.
Kjo me kujtoi menjehere Eastwoodin e “Letters from Iwo Jima” dhe “Flags of our fathers” dhe ketu u lidh hallka me Sully-n, qofte per nga qendrimi i regjisorit, qofte per nga frymezimi i tij.

ps. isha perpjekur ta shihja qysh me pare, por kam pas veshtiresi me lidhjen ne net prej muajsh, problem qe e zgjidha me ne fund per rastesi vec dje. Eshte kollaj te flasesh per filmin kur merr nje clue nga Stalker. Megjithate duhet thene, Sully dallon mjaft nga, ta zeme, American Sniper, si me i fundit Eastwood me teme ushtarake. Menjefjale dallohet.

Shume shprehje e bukur Heretik, qe do te thote shume! Jeta e dlire e jetuar artistikisht per fat keq as qe mund te imagjinohet se cfare eshte nga shumica, i duken vetem nje grup fjalesh te renditura njera pas tjetres, e jo me te Jetohet. E nga ata qe duan ta jetojne artistikisht, prape shumica e tyre bien pre e drogerave ne pamundesi per te jetuar ritualin artistik te jetes duke asgjesuar Superioritetin egoistik qe i jep kuptim identitetit te tyre. Sa e veshtire eshte te lutesh!

Sully nuk eshte aq i ndryshim nga American Sniper biles po ta shohesh mirë, kanë të perbashket djepin e filmit: super-hero apo anti-hero? (snajperi: simbol kombetar apo serial killer?). I vetmi ndryshim eshte se tek Sully, pyetja shtrohet në sensin e kundert: nuk diskutohet heroizmi i tij, por limitet e ketij heroizmi (à i vuri apo nuk i vuri në rrezik 155 jetë Sully ?). Pikerisht pse shtron pyetje (dhe nuk i merr te vertetat si të padiskutueshme) kinematogtafia (mizaskena e filmave të tij) eshte intriguese, dmth dhe eksituese.
Biles mund të hiqet edhe nje paralele me vete statusin e Clintit, drite-hijet e personazhit Eastwood, gje qe regjizori e pat filluar ta kryeje vete nepermjet interpretimit të rolet kryesor tek “Gran Torino” (2008).

Chiaro-scuro :

Pyetjet qe ngre, toleranca gjeneroze per dyshim, eshte madheshtore (nese nuk egzagjeroj) dhe eshte ajo qe te ben per vete menjehere. Dhe nuk mund te mos e vesh re, ne asnje menyre.

Besoj ketu, nese mund te ndalem edhe njehere, duhet te fshihet e perbashketa qe mund te themi ka kinematografia me shkencat e natyres.

Kjo qasja e Eastwood ishte ajo qe ma prodhoi assosacionin me dy filmat simotra te tij mbi LIIB ne Japoni, dhe - nese mund te quhet keshtu, anti-assosacionin me American Snajper .

Por te kuptova sa flet mbi lidhjet e perbashketa mes Snajper dhe Sully, plotesisht dakord.

Robert Zemeckis … What the heck…? :flushed:

Marion Cotillard pashe qe e kishte levduar goxha nje review e ketejshme e Allied, i kishin dhene meriten per krejt filmin.

Ka kohe eastwood qe ben filma me keto lloj personazhesh konservator, le ti quajme, jo ne sensin negativ, kontrastin e vlerave qe perfaqsojne sot ne postmodernizem. Ne fund e ve theksin te faktori njerzor.

Albanoid, ne Epoken Ngambrapa, nuk ka me kontrast vlerash dyfelor konservator-progresist (ose liberal), sepse mungesa e ketij kontrast (ose prania e ketij kontrasti ne forme te siperfaqshem dhe formal ne forme surrogato) perben thelbin e epokes ne fjale. Zgjedhja epokale e Trump eshte shenja me esklamoroze e konsolidimit perfundimtar te epokes ne fjale.

Stalker, po pate mundesi me gjej ndonje shkrim origjinal ose interviste te Godard qe flet per Fundin e Sinemase, se me ke bere te humb goxha kohe. Kam tere masditen qe lexoj artikuj me fraza pa kuptim njesoj si komentet e Korrikses dhe grupit tuaj.

Apo keto lloj frazash jane vete shenja e mberritjes ne Fund te Sinemase?

ne fakt ne fillim vajta ta shkruaja sot ne modernizem, estwood eshte aq i vjeter, por ne kete rast kemi postmodernism, mosbesimi ne narrativen e madhe te shpetimit te avionit.
por them se kinematografia e mire ne thelb nuk ka epoke.
duhet te shohesh filmin tori, fillo me screnshotet me siper

faleminderit, nuk kam nevoje me per droge, plus nuk du me i dhene me paret e mija pederasteve, çdo akt blerje eshte ak politik, ndoshta i vetmi akt politik akoma i mundeshem dhe me vlere per anonimet.

Edhe kur me bie rasti te shof film i detyruar nga shoqnia, ha pop kornin dhe pi coca colen, mbas pak me ze gjumi ne kolltuk, dhe zgjohem ne skenen e fundit:

Dy fjalet e fundit të mesazhin tënd jane ato qe më erdhen në mend sapo dola nga kinemaja kur pashe filmin: fare mirë ato mund të ishin titulli i filmit.

Tu as tout compris !

tori ka shkruar me teper ky ne kete analize(vecan pjesa e la grande belleza) per epoken ngaprapa se sa ti ne gjithe postimet e tua te marra se bashku, qe nuk jane pak me thene te drejten

Pse gara qeka kush shkru me teper, apo kush shkruan me prej verteti?

Ne epoken ngambrapa te vertete nuk ka, pranej fiton garen kush shkruan me teper, dmth kush shkruan shkarravina me teper (se Korriksja), sepse shkrime pa te vertete, shkarravina jane. Eshte banale te riperseris shprehjen e famshme te Niçe fashistit (me pak ndryshim), por kjo eshte e verteta e kesaj epoke: nuk ka te vertete, ka vetem interpretime. Sakte te njejten gje ka thene Marks komunisti, profeti juaj, me shprehjen e modhe qe e verteta ka natyre klasore. Tani nuk ka me as gare, ka vetem nje vrapim te marresh sa andej kendej ne korridoret e çmendines.

Pastaj, a te ka shku ndonjehere ndermend qe garen mund ta fitoje ai qe nuk shkruan fare, por ai qe ben? (Qe te benurit qendron me lart se te shkruarit).

(gje qe permban ne vete te njejtin problem me te shkruarit, qe ka rendesi jo vetem qe ben dhe sa shume ben, por se ben gjene e vertete). Sakte te njejten gje i kam thene Stalkerit per enderrimin revolucionar ne komentet e shkrimit qe ti linkon:

Nuk mjafton te jesh enderrimtar per te shpetuar boten sepse mund te enderrosh profka, ose mund te enderrosh makthe. (sigurisht mund te enderrosh edhe ate qe duhet, endrren e vertete, nuk eshte se jam kunder enderrimit).

Mjafton te enderrohet (edhe endrra ne diell), apo ka rendesi lloji i endrres?

Te pretendosh se nuk ka te vertete - ekuivalente me ka vetem interpretime ose vetem te vertete klasore - eshte te vrasesh veten me kollare! I bi te jeni kunder vetes suaj, sepse fiton ai qe ka shkrujt me shume, ka fame me shume, ka pare me shume, ka pallu me shume e çfardo gjeje tjeter me shume, dmth fiton shkrimtari dhe regjizori borgjez, çfare perfundimisht i bi te jeni, e çfare eshte e verteta me banale e psikologjise te thellesise qe armiku i vertete eshte vetvetja. Çfare ju urreni me shume jeni vetvetja!

Ndersa borgjezet cinike jane me lart se ju (pranej e kane fituar dhe do te vazhdojne te fitojne garen) sepse jane me te lire se ju prej ngacmimeve te ndergjegjes, nuk rrine te çajne derrasa duke bere salto mortale si pune e juaj “… se borgjezia zotrie …”, por thjesht grumbullojne pare, zhdepen me te ngrena e te pira, pallojne ronshem, e ju hedhim ndonje kocke çmimi letrar edhe ngambraparevolucionareve qe fitojne sepse shkruajne shume!

1 Like

Stalker, a do kete naj top filma per 2016, duhet vazhduar tradita…,
anipse duhet the peshku format i ri ende s’me ka ngjit dhe veshtire se.