Prerja masive e pyjeve vijon në Munellë

Gjatë një monitormi dy ditor në Malin e Munellës, më 25 dhe 28 Tetor 2016, të ushtruar nga grupi i punës i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), janë vënë re shkelje flagrante të moratoriumit të pyjeve. Ekspertët e PPNEA-së kanë konstatuar që prerjet e pyjeve janë shtuar me një intensitet të lartë duke prekur edhe ato pak gjurmë pylli të mbetura në këtë zonë malore.

Inspektimi u përqëndrua në afërsi të fshatrave Kimëz, Mushtë dhe Domgjon, pjesë të Bashkive Pukë dhe Mirditë. Në këto zona, është vënë re prania e inidvidëve dhe makinerive që shfrytëzonin pa kriter masivet pyjore të Munellës. Veç kësaj, janë vënë re edhe kamionë të mbushur me lëndë drusore ahu dhe pishe, për lëndë punimi që nuk justifikohen si prerje për dru zjarri për nevojat e banorëve të bashkive të lartpërmendura. Shkatërrimi prej disa viteve i këtij habitati nuk ka ndalur edhe pas vendimit për Moratoriumin e Pyjeve. Situata paraqitet e njëjtë, sikurse në kohën kur Moratoriumi nuk ishte në fuqi.

Munella, kjo pasuri e madhe kombëtare dhe një strehë e shumë kafshëve të egra, ndër to edhe e Rrëqebullit të Ballkanit, një ndër llojet më të rralla të faunës në vend, i rrezikuar në mënyrë kritike në nivel global, po shkatërrohet dita-ditës.

Nisur nga situata e paraqitur në terren, PPNEA u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse për të marrë masa të menjëhershme që të ndalin veprimtaritë shfrytëzuese në rajonin e Malit të Munellës dhe të vendosin para përgjegjësisë ligjore të gjithë shkelësit.

Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, e vetmja gjë që do ti mbetet Malit të Munellës do të jenë kujtimet e bukura të së shkuarës, pas humbjes së sigurtë të të vetmes popullatë të mbetur të Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri.

Per dru zjarri i presin ashtu nga nje meter?

Sipas ekspertve te PPNEA-s nuk ka lidhje me drute e zjarrit, po merret lende me kamione.

Ahh…Pse nuk ka moratorium për pyjet dhe gjuetinë në Shqipëri o Blend? Premieri ynë i ndritur nuk lë rast pa deklamuar fitoret e tij kundrejt shkelësve të tyre…??

Rama i ka fjalët e duhura per cdo okazion. Kete merite ia njohim te gjithe, edhe pse po perserit disi shpesh shpalljen e rezistences kapitulluese, apo, kapitullimit rezistues; “Une nuk jam magjistar!” Tjeter pune pastaj se nga fjalet tek realiteti gjejme ca ndryshime kokeforta. Si kjo foto, si ky raport i PPNEA-s. Une e duartorkas kryeministrin per moratoriumet, por problem madhor sot ne Shqiperi eshte se ato cka thote kryeministri, me ato qe ndodhin ne realitet nuk perputhen, gjithnie e me shpesh. Nuk kam asnje grime gezimi ne keto qe them. Kjo eshte vetem nje pshehretime.