Pse fajin për kandidaturat me 7 klasë e kanë Rama dhe Berisha

Po, reaguan atehere, por cfare bene per 8 vjete me radhe? Vetem LSI (ndoshta eshte merita e vetme qe ka) iu imponua te dy partive te medha, te tjeret prape atje vajten dhe lepihen. Dhe nuk do kishte asgje te keqe sikur kjo lepirje te ishte per parime e qellime te perbashketa, psh te ishte nje pike ne program per te cilen ben koalicion dhe do qe te permbushet brenda mandatit. Por koalicioni eshte kryesisht per te siguruar vende pune per te afermit. Eshte mese e ditur qe institucionet jane mbi 50% te aferm te eksponenteve partiake, pjesa tjeter nderrohen sipas partise ne pushtet.

1 Like

Socialistet ne Shqiperi votohen prej pleqve qe jane komuniste dhe nuk e nderrojne, gjithashtu jane mesuar te mbajne radhe per votime. Nuk votohen se jane te majte, sepse realisht s’jane. Nuk flet dot per ideologji ne Shqiperi.
Biseda e njerit ne autobus(s’e di pse pikerisht ne autobus e gjeti te flase ne telefon):
-Po, alo, he, ku je ti sivjet i caktuar?Se ne ty te kemi mik… Apo nuk e kane vendosur akoma? Se kur ishe ne Tirane ti sigurova 25 vota, po ishe prape mos ki merak.
—pasi i pergjigjet IKSI nga ana tjeter—
-Aaaa qenke ne Vlore sivjet…do flas me miq e te njohur qe kam atje, po te sigurta nuk e di sa behen.

E ja, disi keshtu behet, po per ideologji e programe nuk do t’ia dije asnje. Kjo eshte fatkeqesi e vertete.

njeriu voton kudo per ate force qe e mban me buke. dhe nuk behet fjale per shqiptaret ketu por per specien qe quhet njeri. as ne france jo me ne shqiperi, nuk votohet gje per programet, bile asnjeri nuk i njeh fare keto. u votuan akoma komunistet ne france, qe komunizmi ka falimentu ne shumicen e shteteve, as kina, me te njejten parti marksiste, nuk e aplikon me prej kohesh.
rinia votojne komunistet se duan leke qyl. subvencione nga shteti. pune nuk ka ne kapitalizem po s’pate kompetenca. se nuk te jep njeri leke kur ti s’di te prodhosh gje. ata qe ishin sot ne manifestim jane te gjithe te papune. asnje nga ata qe punon se ka lene punen qe te manifestoje.
sikur komunistet apo socialistet te bejne te njejtin manifestim ata e mbushin sheshin tumllas, se shumica e njerzve pa profesion i mbeshtesin, se nga shteti i presin te ardhurat, jo nga vetja.
ai ne telefon, i ka te gjithe si veten, prandaj dhe ti siguron votat. ai qe nuk eshte si ai, ka kohe qe e ka braktis dhe nuk jeton me me te.