Rama dhe Basha bien dakord 100%

rrofsh qi vdiqe kenedo se do kishe vra veten

5 Likes

ahahahaha :grin:

Nashi kalojme në gjera më serioze : neser iranianet votojne per presidentin e tyre.

Fitofte i moderuari Rohani e humbte ultra-konservatori Raisi

Kur behet nje marreveshje apo nje pazar poltik asnje pale nuk fiton 100%.
Megjithate per sipmatizantet e paleve ne marreveshje,pala e tyre ka fituar.
Kjo eshte bukuria e pazarit politik qe zhvillohet qe ne fillim te njerezimit.

Basha I palosi 8 ministra per 3 muaj,keta thone Rama fitoi…te mos kalojme pastaj tek KQZ apo leshimet e tjera.
Duke ditur qe ka vetem 50 deputete shume ka arritur.

Nejse sa ta dale trakti i Mero Bazes pastaj lexoni direktivat qe ju jep Mero dhe beni papagallin…

mos u merzitni, Pandi Raidhi do fitoje pa tjeter. Rrofsh Pandi Raidhi!

o kapo je i madh qe na sjell keto perla ketu.

Nashi, pas 3 e gjysem suksese dhe fitore, muuuund te fitojme zgjedhjet e 25 qershorit…

A. ZGJEDHJET

  1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
  2. Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
  3. Listat e zgjedhësve
    a. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
    b. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
  4. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
  5. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
  6. Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
  7. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
  8. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
  9. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
    B. QEVERIA
  10. Zv.Kryeministër, teknik
  11. Ministri i Brendshëm, teknik
  12. Ministri i Arsimit, teknik
  13. Ministri i Shëndetësisë, teknik
  14. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
  15. Ministri i Financave, teknik
  16. Ministri i Drejtësisë, teknik
  17. Drejtori i OSHEE
  18. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
  19. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
  20. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
  21. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural
    Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.
    C. PARLAMENTI
  22. Votimi i organeve të vettingut.
  23. Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
  24. Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
  25. Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
  26. Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
  27. Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.
    D. ORGANET E PAVARURA
  28. Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
  29. Avokati i Popullit, propozim i opozitës.
    E. REFORMAT
  30. Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
  31. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
  32. Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
  33. Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.
    F. MASA TE TJERA
  34. Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
    i. Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
    ii. KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
  35. Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
  36. Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.
    (BalkanWeb)

Nuk kishte ndodhur ndonjehere ne historine e Shqiperise qe nje kryeminister te leshonte kaq shume gjera per hir te stabilitetit te SHqiperise.

Nderkohe qe PD i kerkoi me stile terroriste, duke lene gra shtatzena te ecnin ne kembe ne mes te vapes, duke bllokuar ambulanca, duke kercenuar qytetaret me premtimin se do te shkaterronin republiken e Shqiperise.

Kur PD ishte ne pushtet, vriste njerez ne trotuar dhe nuk hapte as kutite e votimit per te pare nese kishin vjedhur apo jo.

Nderkohe PD ka lepire ate qe ka peshtyre, sepse pranoi te njejten pakete qe kundershtoi kur erdhi McAllister, dhe zgjedhjet i ka shtyre vetem nje jave.

Kanabisi paska qene thjesht prektest.

8 me 2 ,sigurisht per Edi Ramen. U plotesua endra e tij e vjeter, per te qene kryeminister i nje qeverie…demokratesh.

Shkun qe shkun deri tek ministria punes per pak e kane lene dhe nje kerkese te vogel , teknike me shume :wink:

ne qoftese fiton perseri partia socialiste edhe ne keto zgjedhje, i bie qe jo vetem kjo parti eshte mafioze por edhe poplli shqiptar.
prandaj shqiperia duhet lene e qete ne kultivimin e hashishit, se e ka per zanat popullor dmth tradicional.

Me kete adhurim per bashen me kujton kamunistat e 42 qe Benin be per koke Te Dulles :smile:

1 Like

e meriton adhurimin (prej fansave), te shash politikat çifute ne sy te perendimit dhe ata te te japin te drejte, per me teper. eshte me vertet te realizosh mrekulli.

Kjo vertetoi 100% qe Rama nuk ka lidhje fare me kanabisin dhe paska qene e gjitha sajese.
Kush ka faj, nuk leshon pe, por vret ne trotuar sic vrau Berisha.
Berisha kishte faj pa nuk i hapte kutite, aq faj sa ishte gati te vriste shqiptare ne rruge.

1 Like

Sepse kercenojne me lufte e Te gjithe zbythen .ne shqiperi ende nuk ka sundim ligji por sundim i me Te fortit.

nuk e kuptoj llogjiken tende dhe as te atij renisz. erdhi amerika dhe e detyroi Ramen te pergjunjet, nuk e beri ky vete nga vullneti i tij. deri para ketij amerikanit, ai po trumpetonte qe edhe pa opoziten zgjedhjet do te njihen prej europes (qe qenka dmth bishti i kavallit, se amerika ben ligjin ne shqiperi)

Po ca qeverie demokratesh??? ministra teknike qe Edi do ti bleje me paret e dtroges. Ja kaq e thjeshte eshte. Kryetarin e KQZ-se edhe sikur Ristanin te veje PD-ja prape do e bleje Edi me paret e hashashit. Edhe kaqolat vezhgues te OSBE-se blihen akoma me lire, me qofte ene me birra. Ca i ngeli Lulit? Humbja e sigurte e zgjedhjeve dhe njehere me pak deputet sesa kishte ne kete legjislature. Turp, turp per faqe te zeze.

1 Like

:confused::upside_down_face::disappointed::sob::sweat::face_with_head_bandage::nerd_face::astonished::money_mouth_face:
:astonished:

Dmth pas kesaj marreveshje kultivuesit e hashashit nuk do Te kene mundesi fare fare Te ndikojne ne rezultatin e zgjedhjeve :smile:

1 Like