Romani i ri i Ben Blushit: Kryeministri

Ka dalë nga shtypi romani i ri nga Ben Blushi, i titulluar “Kryeministri”. Blushi e ka lajmëruar daljen e këtij libri përmes rrjeteve sociale. Blushi ka lajmëruar më parë botimin e dy librave, njëri, sipas tij, mbi dritën dhe tjetri mbi errësirën.

2 Likes

Lajm i vjetër ky mo @bsalaj :slight_smile:

Libri ka dalë sot.

Sigurisht, unë kopertinën e librit e kam hedhur tek peshku para 8 orëve :smiley:

Shume mire. Por hidhe si teme te re.

E mer Fiqo rri ti. Dynjonja bojn libra. Kur do ia plasesh ate: Presidenti, le qe prit dhe dy dite mos bohet Presidentja. :stuck_out_tongue:

1 Like

KM dmth Kurban Maskara ?

hallall Blushi, shume djale puntor, brenda 2-3 viteve beri qeverisje, opozite, parti me vete, 2-3 libra, si dhe 3-4 fushata humanitare dhe sensibilizuese, te gjitha keto vetem gjate diteve qe s’shkonte ne Kuvend kur ishte me grip.

History memorize kings,not soldiers !

https://encrypted-tbn1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcTGaGUoLPGNNZRoNIsPUEL_f6E8RUxNhGTZalvvq98Q0ewlB-jh

Në roman, thuhet se në 2021 situata ne Shqiperi është tepër dramatike, njerëzit janë të pashpresë, ekonomia është drejt rrënimit, shtresa e mesme drejt zhdukjes dhe shteti është pothuajse i falimentuar.

I gjendur përballë këtyre dështimeve “Kryeministri” i Blushit kërkon mëshirën e popullit që i është kundërvënë. Ai kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe për këtë inskenon një atentat.

“Kryeministri” paguan një snajper i cili më herët kishte qenë me mision në Afganistan dhe i kërkon këtij snajperit që ta plagosë gjatë një mitingu që do të zhvillojë në kuadër të fushatës elektorale.

“Kryeministri” e porosit snajperin që të bëj kujdes në shënjestër kur ta plagosë atë gjatë momentin që mban fjalim përpara turmës. Me këtë situatë “Kryeministri” mendon se do të mëshirohet nga populli dhe për rrjedhojë do të përfitojë mandatin e tretë qeverisës.

E gjithë situata krijohet ashtu siç kishte kërkuar “Kryeministri”, snajperi vendoset mbi një zonë ku sheh qartë objektivin dhe bëhet gati për ta plagosur përpara qindra qytetarëve. Por teksa mban gishtin tregues në këmbëzën e snajperit, ushtari nga Afganistani risjell në kujtesë vuajtjet që ka kaluar populli tij nga keqqeverisja.

Ai shkrep armën e tij, por duke e qëlluar “Kryeministrin” për vdekje. – raporton Boldnews. :joy::stuck_out_tongue_winking_eye::smile:

Grafomanet na I ka dhene perendia me bollek.

Po ket pas vonesa ne printim; degjova qe do te ja prezantonte librin botes te prezantimi i LIBRAs.

Kur del libri i Bojaxhiut?

KM eshte akronim blogist, blushi eshte kopjac, por dhe skenari i librit shume cheap mo, i destinuar per konsum, pa besueshmeri. Ne landfillin e shkrimtareve do perfundoje dhe ky liber si ato te meparshmit e blushit qe nuk po i kujton me njeri.
Ca inacori blushi, deri te vdekur e do km-ne, po snajperi nuk behet kurre gijotine, mbetet simbolike jo e gjetur.

Tashi s’te pyt mo njeri ca makine ke, ke a s’ke dashnore, voto a jo per z. Trump etj, etj., s’ke roman, shko boj cicin lali.

PS. Pritet pergjigja e KM-se me romanin e ri Romancieri.

Jo e ke kabim, romani i ri i KM do jete Libraristi (ose Librashitesi, si te duash).

Per romanin, s’kam c’te them por etja per te lexuar Blushin me eshte zbehur me kohe qe pas “Ishullit” qe dhe ajo shtyhej pak me vaj e aceto vetem se kishte nje periudhe interesante historike dhe personazhe te gjetura por jo dhe aq per stilin. Ndersa me pas stili standard qe e perdor dhe ne fjalimi politike “Se nuk duam naten, por diten, se nuk duam te ftohtin por zjarrin, se nuk duam erresiren por driten, se nuk … e se s’nuk” me lodh e ma zvjerdh leximin e metejshem.
Tani qe po digjeneron duke lare hesapet ne Libra me kundershtaret politke (me ate te Elbasanit mbaroi pune, tani e ka dhe KM) besoj se do i shtohen lexusit e Librave. Po nejse, c’e keqe na ka ardhur nga librat do thosh dikush. Dhe me jo pa te drejte, megjithese dhe shume te drejte nuk eshte se ka.
Blushi do thesh:
Se ne duam librat por jo letren e drureve te prere, se ne duam dijen e vertete dhe jo cdo pallaver qe skruhet ne ato libra, se ne jemi librariste por nuk duam te kthehemi ne librangrenes, etj, etj.

Po permbledhje letrash derguar pecogroseve dhe postimesh tek peshku lejohen per te pas dashnore? Se njof nje tek peshku i vjeter qe mund ta kalonte kete test :grin:

pse nuk nxjerrim te gjithe nga 10 euro, punesojme nje snajperist qe te vrase kryeministrin, faji i ngelet b(ibi)lushit

Qysh se ketij i lexova “Hena e Shqiperise”, me zuri frika se me iken koha kot me budadalleqe, po ti lexoj librat e tjere te tij! Edhe nga ca pasazhe gazetash, kam pare nje stil kopjacesh tek B.B.!