ho pra mo boj edhe ti nje shkrim per degjenerimin e Oskar si Adriani qe ta ka dhi teorine tate per Sanremon.
Ne fakt, pertej pergjithesimeve, ka dhe diçka qe ja vlen te shtjellohet per “Parasite”.
- Fakti (teza) : filmi nuk eshte pelqyer (biles eshte pritur shume shume keq) në vendin e origjines se tij, dmth ne Korene e Jugut.
- Komenti (antiteza) : rralle ndodh qe filmat e mire (per me teper, film autor) te korrin sukses tek publiku
- Konkluzioni (siteza) : po sikur te kete dicka te vertete ne kete refuzim total dhe kategroik te filmit nga jug-koreanet ?
Në review-në time per filmin, edhe pse konstatoj qe kam qene jo fort i qarte ne ate qe kam dash te them, kam vene ne dukje se filmi heziton midis dy rrafshesh:
- te qenit film kamunist (ose me sakte, “komunizem for dummies”, ose edhe me qarte “lufte-klasash-for-dummies”)
- film-fishekzjarr, dmth i afert me ata te Tarantinos (dmth, film pop, pra si kultura pop), e ne rastin konkret, si ngjashem me kenget e muzikes k-pop (korean pop), muzike surrogato e luajtur nga grupe torollake muzikore djemsh ose vajzash koreanë.
Dhe kam thene se, mu duk se “Parasite” eshte perzierja e te dyjave (nderkohe qe asnjeri nga dy elementet e lartpermendur nuk i bejne nder nje filmi).
Ok deri ketu.
Tani i kthehemi faktit (tezës) : publiku jug-korean e ka refuzuar filmin. Arsyeja, per ti rene shkurt, ka qene në dukje banale, infantile : filmi nuk tregon te verteten, sepse ne Korene e Jugut nuk ka lysarë, pra varfanjakë (homeless), pra nuk ka pabarazi sociale si ato qe tregohen ne film. Jugkoreanët jane ndjere te fyer, sepse u eshte sharë vendi i tyre.
Ajo qe eshte komike nê fakt, eshte fakti qe ne Korene e Jugut nuk ka lypsarë. Une kam qene vete dhe eshte i vetmi vend ne bote ku kam vene kemben dhe nuk kam pare ‘njerez te varfer’, lypsarë, te pastrehe : as ne rruge, as ne ndonje lagje specifike. Ky eshte fakt dhe eshte hipokrizi te rrekesh ta mohosh. Gje qe, ne nje fare menyre, i jep te drejte spektatorit korean per te ngritur pyetjen: ku i pa Bong John-ho parazitët qe shfaq ne filmin e tij ??
Sigurisht qe pergjigja ‘intelektuale’ do ishte: epo film eshte, kinemaja nuk eshte kopje e realitetit etj etj etj.
Por problemi eshte se me nje pergjigje te tille në fakt nuk shkohet larg. Jo sepse mungesa e njerezve te varfer ne Korene e Jugut rrezon filmin, por sepse nje fakt i tille, ndihmon per te parë me mire ‘filmin’ e vertete të “Parasite”, per te shpjeguar pse “lufte klasash for dummies” nuk eshte thjesht nje etiketë, por ka shpjegimin e saj.
Fillojme :
Ne film behet fjale per 3 klasa:
- te pasurit (familja Park qe jeton ne vilen uksoze)
- proletarët (guvernantja, shoferi i bosit etj),
- dhe lumpenproletarët (ti quajme keshtu), pra parazitet, dmth familja e Ki-woo,atij çunit te ri qe u infiltrua tek te pasurit (dhe jo vetem ai, por me pas edhe e motra, e ema, e ne fund, edhe i ati). Parazitet, dmth.
Në film, nese ka lufte klasash, ajo eshte midis proletareve dhe lumpenproletarëve (paraziteve), pra midis dy degesh te klasave te shtypura. Por edhe deri ketu, nuk ka asgje te keqe (ndodh shpesh, sidomos sot, ne shek XXI, qe jane te varferit qe shqyhen mes tyre, levizja e Jelekeve te Verdhe ne France eshte nje prrej shembujve tipike).
Problemi vjen me mbylljen e filmit, per te cilen, sigurisht qe regjizori/skenarist deshton ne menyre spektakolare.
vijon
Ne korene e jugut, por edhe ne shqiperi xhanem nuk ka lypsare shume. Sshtresezimi ne film i sherben metafores se filmit: lufta e vertete eshte midis proletareve e lumpenproletareve ku keta te fundit jane ish sherbetorja me burrin ne bodrum, pra me keq se gjys bodrumi ku jetonte ki woo me familjen, pra ish loj nivelesh dhe ashtu si rezulton ne instance te fundit mobiliteti social nuk ndodh, vetem ndrrohen vendet mes shtresave te fundit dhe ndeshkohet ajo qe me teper i pershtatej shtreses se larte nga familja, motra e ki-woo.
Shtresa e pasur eshte cool, luan indianesh “amerikanizmi” dhe filmohet me njefare distance nga njeri tjetri. Pop kultura vec sa satirizohet, e sherben si model i konceptit cultural hegemony i futur se pari nga antonio gramshi, pra nje lloj zinxhirri kultutor qe nuk lejon shtresat e varfra te ngrene krye ndaj shtreses se pasur, ne film te pasurit sic pershfaqet jane vetem objekt adhurimi dhe coolness-i.
Jo, ,ne fakt, ata jane proletarët (e kishin nje punë !); lumpeni jane familja qe mberrin tek te pasurit, pra personazhet kryesorë (familja 4 vetëshe) : per ata eshte dhe titulli : parazitë
Vazhdimi pak me vone
Po ne fillim ata jane parazitet, per te cilet rrenesisht flitet ne titull por besoj se autori deshiron te thote qe parazitet e vertete jane familja e pasur qe jeton ne kurriz te punes se familjes se varfer. Vizualisht besoj filmi e jep te kunderten, sherbetorja burrin e ka edhe me poshte se bodrumi, gati burg, i zhytur nga borxhet. Gjithsesi eshte ceshtje interpretimi, por linku me i mire sa i perket metafores politike ne film, si dhe prizmi me i mire per ta pare fm
filmin ishte ky
e gjithe Koreja e Jugut eshte dhi ne breke nga fryka e psikopateve te Korese se Veriut. Keshtu te dyja korete jane ne gjendje psikopatie ekstreme; ky eshte filmi, osht film i modh.
Po. Por pikerisht, ata jane klasë punetore, proletare (gruaja punon si guvernante; i shoqi, i mbytur në borxhe, borxhe merr dikush qe punon ose ka punuar i fshihet drejtesise), pra jane klase qe merr pjese në jeten ekonomike te vendit; klase e ulet, por klasë gjithsesi.
Familja e Ki-woo po, jane lumpenproletariat (fillimi i filmit : deri dhe wi-fi-n e vjedhin!). Biles lumpenproletariati as klase politike nuk konsiderohej ne shek XIX (por ky eshte tjeter muhabet).
Gjithsesi, duhet ta vazhdoj fillon ku e lashë, e mbi te gjitha te flas per fundin e filmit (qe eshte dhe problemi i filmit), sidomos nga ana skaneristike.
ps: sa per videot qe solle (pate sjelle edhe tek tema tjeter, tek “Best of 2019” nje video), te them te drejten nuk i kam parë : dua ta çoj mendimin tim deri ne fund (e kam ripare para pak ditesh filmin, prej nga reagimi im), e pastaj do ti shoh. Por à priori, u ruhem nje cik ketyre interpretimeve në youtube (apo kudo qofshin), sepse u ngjajne jo pak analizave qe u ben filmave A. Zaimi (dhe jo vetem ai xhanem) e qe shohin tek filmi gjera qe duan te shohin (me kujtohet entiziazmi i tij per nje maskarallek si “La grande belezza”). Ose Zizek nganjehere.
Jo se kane ndonje gje te keqe analiza te tilla, por në lexim te fundit… jane vanitoze (per te mos thene patetikë). Ose thene ndryshe, zor se nje film i ovacionuar nga nje Hollywood i tere do na i futka datën mbare botes (Parasite should terrify us - thote video).
Por nejse, pak rendesi kane keto.
Sigurisht qe titujt te joshin te shohesh videon, nuk merren literalisht,
Po nuk eshte e rendesishme kush eshte me poshte si shtrese tek e fundir, ajo qe ka rendesi eshte qe ideja jepet qartazi, ku vendet e familjeveshkembehen disa here gjate filmit, disa here ngjiten e bien nga shkallet, rrezojne njeri tjetrin derrmohen si me qene banda favelash etj.
ajo qe dua te them eshte qe Filmi ka shume detaje e shtresezime, politike, kinematogeafike.
Nuk besoj se la grande belleza eshte kinematografikisht ne nivelin e parasite.
Videot me teper ndihmojne ne parjen e filmit, nuk sherbejne si spekullime, vetem shpjegime.
Bong john hoo me sa kam pare edhe snowpiercer e ka te njejtes natyre, dhe ben sens qe perpiqet te trajtoje artistikisht tensionin klasor ne te gjitha ngjyrimet e te japi nje te vertete, te cilat jane pothuaj gjithnje te frikshme, terrific
u pordh edhe Zaimi bashke me Zhizhekun, nje pas nje po rrezohen idhujt e kesaj bote.
Stalker, edhe ti adhurues i Trumpit do perfundosh si shoket.
kur kjo ka idhull berlusconin e flet me delir per endrra personale qe kane te bejne me skenen italiane, imagjino cfare lavazhi te trurit i ka bere nje pjese te mire te rinise tv italiane 30 vitet e fundit, min 38
ps. sec kane nje sensualitet qe buron nga naiviteti keto bjondet budallaqe me ambicje te semura qe kujtojne se i dine te gjitha.
cfare foli Alketa ne sanremo sigurisht s’e aprovoj por me pelqeu shume ajo pak kenge qe kendoi ne skene dhe me pelqeu me shume se vete origjinali nga Bobbi Solo.
asnje ne Itali tani ka idhull Berluskonin, i cili tashme eshte histori. Te vetmit qe e kujtojne jane antiBerluskonistet, dmth jane kundeshtaret e tij qe shpelajne trute me idhullin e Berluskonit.
(gje qe ndodh edhe me shok Enver dhe Adolf Hitler)
Pra historia ekziston, ose qendron ne kembe si institucion, e bazuar tek urrejtja dhe tradhetia, vetem keto dy cilesi kane fuqi reale dhe formatuese.
a e kuptuat tani pse nuk ekziston e sotmja, por ekziston vetem historia?
ose me sakte: a e kuptuant tani sa pak ekziston e sotmja (love story), dhe sa shume ekziston historia?
nje lesh keni per te kuptuar pa dashte!
vijon :
E lame tek fundi i filmit :
Po thoja qe, nese ka lufte klasash ne film, ajo eshte midis dy degeve te shtresave te ulta, pra midis proletareve (punetoreve) dhe lumpeneve, pra ‘paraziteve’. Por dhe kjo gje nuk eshte problematike, sepse shpesh ndodh pikerisht keshtu ne ditet e sotme (sikurse ndodhte në shek XIX : shek XXI i ngjan shume atij të XIX, sepse jane shekuj te fokusuar tek grumbullimi i kapitalit - perkunder atij te XX qe fokusohej tek ideologjitë).
Dhe vijme tek mbyllja e fimit.
spoiler
Qe nga ky moment, jam i detyruar te zbuloj skenarin e filmit, keshtu qe ata qe nuk e kane pare filmin nuk duhet te lexojne :
tek posteri i filmit, Ki-woo, çunaku i familjes varfanjake Kim, mban ne duar nje gur :
Në Kore, dimensioni metafizik i destiny social (fatit social) eshte shume shume i forte (si në shume vende aziatike, xhanem). Guri eshte simbol i shancit qe i vjen ne fillim familjes Kim. por me pas, stuhija (qe vjen nga qielli! ) kthehet ne ogur te zi per familjen. Ne fund te filmit, familja parazite perfundon ne te njejten situate si ne fillim: kryetari i familjes perfundon nê bodrum biles.
Fatalizëm - ja thone ndryshe emrin.
Në fakt, ka dy filma qe fituan palmen e Arte ne festivalin e Kanes njeri pas tjetrit (Shoplifters - film japonez i Hirokazu Kore-eda, Palme e arte në kanë në 2018 dhe “Parasite” në 2019), te dy filma aziatike, që vene ne qender te tyre njerez ne situate ekstreme varferie (fenomen pothuaj inekzistent ne te dy vendet). Dhe siç thosha ne fillim te postimit tim ketu per “Parasite”, publiku i secilit nga keto dy vende i ka pritur shume keq filmat ne fjale, me argumentin : në Japoni (Shoplifters do te thote Hajdutë dyqanesh) nuk ka te tille (gje plotesisht e vertete!).
Kuptohet, nje argument i tille eshte infaltil ne dukje. por diçka fsheh. Fsheh faktin qe regjizoret e secilit nga dy filmat ne fjale, e marrin te mireqene se “te vjedhesh nuk eshte mire” (per filmin japonez) dhe “te mashtrosh qofte edhe te pasurit nuk eshte mire, sepse e peson nje dite” (per “Parasite”).
Ose thene ndryshe: nuk di a e ke pare “Merde” te Leos Carax. Po ta vesh re, Mister Merde del nga puseta e ujrave te zeza pikerisht ne nje qytet te sterilizuar si… Tokio ! Po ta mendosh mire, qofte “Parasite”, qofte “Shoplifters” jane filma anti-Merde. Qe i bie, qe, ne fakt, jane ato la vrai merde !
nuk e kuptova mire konkluzionin final, por dhe filmat s’i kam pare.
Megjithate mendja ma arrin, qe, te shpjegosh e analizosh sot fenomenin e shtresave te “paraziteve” shoqerore ne gjithe variacionet (qe ka krijuar e vazhdon krijon sistemi) eshte nje sfide e peshes se rende, jo vetem per nje film.
eshte e pamundur per ta kuptuar sepse perndryshe i bie qe po flasim per nje roman (novele, tregim), pra per letersi, nderkohe qe behet fjale per film
me duket se ke dash me thene qe morali i pikeshikimit eshte ai i instaluar nga vete sistemi (turp te vjedhesh supermarkatet si konsumator/klient, turp te rrosh si parazit i te pasurve)
Dhe me duket, keqpritja nga publiku vendas (per arsyet qe permende) ne te vertete eshte shprehje e ketij morali te instaluar nga sistemi (na turperove). Dhe njekohesisht shprehje e mbivendosur filmit, e shqyerjes mes te varferve/jo-te-pasurve ne realitet.
Une ripashe filmin (dhe rimendova edhe Shoplifters), perndryshe nuk do kisha rifolur, sepse ndofta nuk duhet me u mundu edhe shume per nje film, per te cilin, vete regjizori thosh para pak ditesh ne nje interviste te tijen qe "ishte i surprizuar qe filmi i tij nuk shqetesonte njerezit (I thought Parasite would bother)
Keshtu qe, meqe vete regjizori habitet per faktin qe filmi nuk shqetesoi askend, “fali zot ata qe s’dine ç’bejne” (kjo eshte tipike per nje pjese te mire te filmave te Tarantinos, te cilin regjizori korean e pershendeti posaçerisht nga tribuna e Oscar)
nuk jam shprehur mire, kam dash me thene sfida eshte e madhe per analistet (kur merren me parazitet) pale per filmin qe s’diskutohet.
postimi yt s’kish cfare ti dyshoja sepse perkundrazi mesova. Sikur qofte per percaktimet klasore te se sotshmes dhe asgje tjeter, e vlente 100%. Filmi duhet te jete sic thua ti.
Une po perpiqem te kuptoj per vete mundesisht deri ne fund.